Kadriaj: Ky vendim nuk i bënë mirë as qeverisë, as ekonomisë së vendit

Politika

Kadriaj: Ky vendim nuk i bënë mirë as qeverisë, as ekonomisë së vendit

Nga: A.Z Më: 13 prill 2022 Në ora: 16:58
Qeveria e Kosovës

Kryeministri Albin Kurti, dje njoftoi se do t’i ndajë 100 milionë euro për pensionistët, studentët dhe për punëtorët e sektorit publik dhe privat.

Pas këtij vendimi filluan kritika të shumta nga opozita, me ç’rast Bernard Nikaj nga PDK-ja, këtë mbështetje për qytetarët e ka quajtur edhe si lëmoshë për ta.

“Qeveria e Kosova e konfirmoi se është e paaftë për të qeverisur vendin. Krejt çka po bën kryeministri është popullizëm, pas ngritjes së çmimeve të energjisë elektrike dhe të tjera. Kjo mbështetje me nga 100 euro është lëmoshë dhe ndihmë sociale vetëm për muajin prill. Por, çka do të bëjnë qytetarët në muajin maj kur çmimet të vazhdojnë të mbesin të larta”, tha ai.

Lidhur me këtë vendim të Qeverisë dhe debatin e hapur, ekonomisti Mustafë Kadriaj, në një prononcim për “Bota sot”, thotë se kjo është e mirëpritur, por ndryshe nga kjo kemi punëtor që kanë paga të vogla dhe këto 100 euro nuk mund tu bëjnë zgjidhje.

“Padyshim se çdo pagesë që bëhet në llogari të qytetarëve, pa marrë parasysh se në cilën kategori është diçka e mirëseardhur dhe e mirëpritur, për faktin që sado pak për një muaj bëhet një zgjidhje e momentit, por duhet ta kemi të qartë se e kemi edhe një dallim jashtëzakonisht të madh për faktin që kem edhe punëtor që në sektorin publik dhe në privat, të cilët kanë paga jashtëzakonisht diferenciale. Ka pagë në sektorin publik deri në 5000 euro, po ashtu edhe në sektorin privat mundet me qenë, por kem edhe page minimale 130 ose 170, që dallimi është jashtëzakonisht i madh, për faktin që këtyre u shtohet vetëm 100 euro, dhe nuk mund të bëjnë zgjidhje”, theksoi Kadriaj.

Image
Mustafë Kadriaj

Tutje u shpreh se këto 100 euro tek punëtorët nuk bëjnë zgjidhje, madje sipas tij, qeveria po bënë mashtrim jo zgjidhje, sepse kjo vlen vetëm për një muaj, dhe nuk vazhdon më tej.

“Kurse këta e kanë një pagë jashtë jashtëzakonisht të lartë, që ata në fakt nuk kanë nevojë për një pagesë 100 euro, prandaj edhe nuk i futur qeveria, por krejt çka mundet me ndiku ndoshta në dy kategori, në pensionistë dhe në student, është gjithçka e mirëseardhur, por tek punëtorët kjo nuk bënë zgjidhje, dhe me këto lloj sjellje qeveria nuk po bën asnjë zgjidhje, vetëm një mashtrim i momentit. Por, në një afatgjatë jo edhe aq shumë, nuk është një pako sociale së paku për tre muaj, por vetëm për 1 muaj, uroj të vazhdon por me atë që u pa sot, do të thotë është vetëm për një muaj, që kjo nuk bënë zgjidhje”, shto ai.

Më tej ka tha se qeveria me këtë veprim po luan me ndjenjat e kategorisë sociale, gjë që nuk i bënë mirë qeverisë dhe as vendit.

Kadriaj potencoi se duhet përkrahur bizneset, sepse vetëm kështu krijohet fuqia e blerësit, madje ndikon edhe tek taksat dhe tatimet.

“Dhe po shihet se kjo Qeveri nuk ka interesim për pako ekonomike për ta ringjallur dhe këndellur ekonomin, por thjesht një lloj mashtrimi i masës, dhe pak a shumë është duke luajtur me ndjenjat e kategorisë sociale, siç janë pensionistët dhe studentët, të cilët nuk kanë të hyra, të cilët munden me qenë të manipuluar. Por, kjo nuk i bënë mirë as qeverisë, por as ekonomisë së vendit, sepse nuk ka nevojë qytetari dhe ekonomia e Kosovës për këso lloj lojërash, por thjeshtë duhet një shumë e mirë pakoje ekonomike, e cila duhet përkrahur bizneset dhe punëtorët me një vlerë më të madhe, jo me këto 100 euro. Do të këndellet ekonomia dhe do të ketë ndikim në të gjitha aspektet e jetës, sepse një biznes i fuqishëm ngërthen në vete fuqi punëtore, rrit pagat, po ashtu edhe fuqia e punëtorëve me të hyrat që krijohen, krijohet thjesht fuqia e blerësit, e cila ndikon edhe tek bizneset komerciale dhe kështu bëhet një zinxhir, i cili ndikon thjesht në taksat, tatime, tek qeveria por si duket kjo qeveri është e interesuar vetëm në asistencë sociale që kjo për një ekonomi të tregut nuk qëndron dhe nuk i bënë mirë ekonimisë së vendit", përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat