“Dështim edhe për Vetëvendosjen”/ Ligji që ka mbështetjen e SHBA-së frikëson Komandantët

Politika

“Dështim edhe për Vetëvendosjen”/ Ligji që ka mbështetjen e SHBA-së frikëson Komandantët

Nga: P.R Më: 9 korrik 2022 Në ora: 09:27
Foto ilustrim

Ka dështuar votimi i Projektligjit në parim për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, pasi Kuvendi nuk ka pasur kuorum.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, njoftoi se për këtë pikë të rendit të ditës kanë votuar vetëm 45 deputetë.

“Nga 61 deputetë, vetëm 45 kanë votuar. Kështu që konsideroj që nuk ka kuorum për këtë projektligj”, ka deklaroi Konjufca.

Por nga ata që nuk votuan për ishte edhe Glauk Konjufca, i cili sërish ka shprehur rezerva ndaj Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, pasi ishte Konjufca ai i cili të njëjtin projektligj, e kishte dërguar në Komisionin e Venecias për të marrë një opinion mbi të njëjtin para se të fillonte shqyrtimin në Kuvend.

E pas opinionit të Komisionit të Venecias, njohësit e sistemit të drejtësisë kanë kërkuar që Projektligji për Byronë Shtetërore të tërhiqet nga Kuvendi dhe të pësojë një rishikim të thellë.

Për dështimin e miratimit të këtij projektligji, për gazetën “Bota sot” ka folur analisti politik, Faton Mehmeti.

Ai thotë se mos miratimi i këtij projektligji, është një dështim edhe për Lëvizjen Vetëvendosje e cila ka shumicën parlamentare.

“Mos miratimi i Projektligjit të Byrosë Për Konfiskim të Pasurisë në vetvete është dështim për Vetëvendosjen, e cila ka ardh në pushtet me premtime, ndër kryesoret kjo për Konfiskim të Pasurisë së pajustifikuar. Është e qartë se ka vërejtje nga Venecia, ndonëse në parim e kanë mbështetur, gjithsesi mos miratimi as nga vet anëtarët e saj tregon se Ministria e Drejtësisë nuk ka punuar mirë në këtë ligj”, thotë Mehmeti.

Sipas tij, miratimi i Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, është jetik për Kosovën.

Image
Faton Mehmeti

 

“Më mirë që ky ligj nuk është miratuar, të rishikohet prapë dhe të jetë në përputhje me rekomandimet e Venecias. Ky ligj është jetik, edhe pse ka shumë deputet nga të gjithë partitë politike e më së shumti nga PDK, që do të preken”, thekson Mehmeti.

“Do të ketë fushatë të egër nga një pjesë e madhe opozitës kundër këtij ligji si dhe nga ish komandantët, krejt nga frika e konfiskimit të pasurisë. Ish komandantët e luftës janë kryesorët që do të “përfitojnë” nga ky ligj, i cili do të kalojë ngase ka mbështetjen edhe të SHBA”, përfundon për “Bota sot”, analisti politik Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat