Juristi tregon se si konfiskohet pasuria!

Politika

Juristi tregon se si konfiskohet pasuria!

Nga: A.SH Më: 9 korrik 2022 Në ora: 12:56
Foto ilustrim

Konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme do të bëhet vetëm me vendim të Gjykatës.

“Për sqarimin e nevojshëm, konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme do të bëhet vetëm nga gjykata, ndërsa roli i Byrosë është verifikimi fillestar i saj. Gjykata garanton procedura profesionale dhe respektim të të drejtave të palëve në procedurë. Nuk ka prezumim të pafajësisë në çështje civile. Për juristët mbetet e qartë kjo dhe ky parim”, kishte shkruar Genc Nimoni, Shefi i Kabinetit të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Juristi Muhamet Kelmendi në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se çështja e ndërtimit juridik të Byros shtetërore të verifikimit dhe të konfiskimit të pasurisë së pa justifikueshme nuk mund të bëhet kurrsesi ligj.

“Çështja e ndërtimit juridik të Byros shtetërore të verifikimit dhe të konfiskimit të pasurisë se pa justifikueshme është kritikuar me të drejtë nga Komisioni i Venecias dhe si i tillë, ky projekt, nuk duhet kurrsesi të bëhet ligj. Është një çështje e rëndë që ky ligj të futet në fuqi. Nuk ka raste në botë, fjala është për shtetet demokratike, që gjindet në fuqi një ligj i tillë”, thotë ai.

Ai mendon se ka shumë baza të dyshimta për këtë dhe i rendit disa nga to.

“Kam mendim se ka shumë baza të dyshimta dhe shume jo ligjore, në kuptimin e shtetit juridik, që e bëjnë të pakapshëm këtë projekt të Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë. Konkretisht: 1. Ligji i i jep të drejtë organeve administative jo vetëm që të verifikojnë pasurinë e pa justifikueshme, por edhe të bëjnë konfiskimin e pasurisë së tillë. 2. Me formën e tillë i jepet administratës fushë-kompetenca që është kryesisht e gjykatave në vend. 3. Gjykatat paraqiten me këtë ligj si organe të duplifikuara dhe shpeshherë të dorës së dytë, gjë që shteti i së drejtës nuk e lejon. 4. Kurrsesi nuk bëhet që çështja e pasurisë së luajtshme a të paluajtshme të konfiskohet jashtë procedurës ligjore të gjykatave. 5.Adminiistratës mund t'i jepen kompetenca verifikuese dhe procedura për konfiskim të pasurisë të kalojë të gjykatat kompetente. Jane këto vetëm disa çështje shumë domethënëse që këtë projekt e kundërshtojnë. Zaten edhe vet emri i projektit: "vetifikimi dhe konfiskimi i pasurise" tregon një kundërshtim të ashpër me kompetencat e gjykatës. Vërehet se me këtë konfiskohet pasuria dhe gjykata mbetet të veproj vetëm atëherë kur palët interesohen. Kemi kështu një duplifikim të kompetencave dhe një centralizim i pushtetit autorirativ në fushën pronësore e juridike, në kundërshtim me ligjet që në Kosovë janë në fuqi”, deklaron ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat