Zbulohen emrat e politikanëve që lejuan kamerat në Shtërpc/ Ky është paralajmërimi që “shërbyesit” e Beogradit!

Politika

Zbulohen emrat e politikanëve që lejuan kamerat në Shtërpc/ Ky është paralajmërimi që “shërbyesit” e Beogradit!

Nga: M.H. Më: 9 korrik 2022 Në ora: 19:27
Foto nga aksioni në Shtërpc

Ditë më parë një nga ngjarjet që mori vëmendjen e opinonit publik ishte aksioni në Shtërpc, komunën me shumicë serbe në rajonin e Ferizajt. për largimin e kamerave të vendosura nga strukturat ilegale.

Policia bëri me dije që ka konfiskuar kamera, pajisje të ndryshme dhe dokumente.

Prokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Rasim Maloku ka bërë të ditur se ky është një operacion i zakonshëm dhe se nuk ka të bëjë me ndërtimet pa leje në Brezovicë.

Në lidhje me këtë operacion ka reaguar edhe ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, i cili tha se Lufta jonë ndaj ilegaliteteve që cënojnë jetën e qytetarëve tanë nuk ka alternativë.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Gani Qarri.

Ai u shpreh se ato kamera janë vendosur shumë kohë më parë me leje të Thaçit në mënyrë që Vuçiq të vëzhgoj çdo lëvizje të qytetarëve të Kosovës.

Image
Gani Qarri

Kamerat vëzhguese të Serbisë, të cilat, mjerisht me lejen e kuislingut Thaçi & Co, ishin vendosur qysh para dhjetë vitesh, nga strukturat ilegale, deri në pjesët më jugore të Kosovës, si në Shtërpcë, përmes të cilave preisdenti serb, Aleksandar Vuçiq, nga Beogradi të shihte me figurë, çdo lëvizje edhe të qytetarëve të thjeshtër dhe krejt çfarë ndodhte jo vetëm aty por edhe në pjesë të tjera të territorit të Kosovës, fatkeqësisht u toleruan nga të gjitha qeveritë e partive të inkriminuara, që nga viti 2013, të cilat udhëhiqeshin nga PDK, LDK, AAK dhe Lista serbe”, u shpreh ai.

Më tej, analisti shpreh habi se si mund të lejohen këto kamera për kaq kohë të gjatë pasi kjo tregon që Beogradi ka qenë nën vëzhgim të Kosovës gjatë tërë kohës.

Prandaj është shumë e habitshme se si përveç spiunëve të BIA-s serbe, si Branisllav Nikoliç të cilin Hashim Thaçi e kishte «këshilltar» personal, ai të lejonte edhe vendosjen e kamerave vëzhguese të strukturave paralele të Beogradit, në komunat me shumicë serbe, në gjithë Kosovën, deri në Shtërpcë, të cilat për më tepër se një dekadë funksionuan lirshëm ditë e natë, vëzhgonin çdo lëvizje dhe kontrolloheshin nga televizionet e strukturave ilegale të Serbisë në Kosovë, përmes të cilave spiunohej lirshëm, 24 orë në ditë, çdo lëvizje duke u vënë në shërbim të plotë të qeverisë në Beograd për spiunimin e drejtpërdrejtë të shtetit të Kosovës nga Serbia fashiste”, thotë tutje analisti.

Në bised e sipër Qarri thotë që lejimi i këtyre kamerave në mënyrë ilegale është shkelje e të drejtave të njeriut për këtë arsyje duhet të merren veprime penalizuese pë rata që lejuan.

Ai përmend disa nga emrat e politikanëve tanë që duhet të dënohen duke mos përjashtuar as udhëheqjen e lartë të AKI-së, të asaj kohe.

“Duke pasur parasysh faktin se lejimi i vendosjes së kamerave vëzhguese të Serbisë në Kosovë, ishte jo vetëm shkelja më flagrante e të drejtave të njeriut por dhe akti më i rëndë penalizues dhe veprimi më i paprecedent i Hashim Thaçit, Isa Mustafës, Ramush Haradinajt, Fatmir Limajt etj, të cilët në kooketim me Listën serbe dhe kriminelët e bandave të Aleksandër Vuçiqit në veri, lejuan kontrollimin për më tepër se një dekadë të çdo gjëje, deri te lëvizjet e thjeshta të qytetarëve Kosovës, nga Serbia. Pas Shtërpcës përveçse duhet urgjentisht të vazhdojë heqja e kamerave dhe pengesave tjera të vendosura kundërligjshëm. Të vendosura nga strukturat ilegale të Serbisë edhe në Veri dhe kudo ndodhen ato, si në rajonin e Gjilanit, kërkohet edhe arrestimi i menjërhershëm i figurave udhëheqëse të vendit. Që nga Hashim Thaçi e Isa Mustafa deri te Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj, përfshi ish Kryeprokurorin dhe Prokurorinë e shtetit si dhe vet udhëheqjen më të lartë të AKI-së së asaj kohe. Ngase ky nuk ishte vetëm një lëshim i thjeshtë por akti më i pashembullt penalizues, i ish qeverisjeve të inkriminuara dhe organeve qendrore të shtetit me njerëz të kapur dhe të shantazhuar, si Thaçi & Co, nga shërbimet e fsheta serbe, të cilat, tanimë shihet katërçipërisht se ishin infiltruar thellë, jo vetëm në politikë por edhe në institucionet më të larta të shtetit të Kosovës”, përfundoi analisti, Gani Qarri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat