Projektet tragjike për Kosovën! Vjen parashikimi: Manipulatorët Vuçiq dhe Rama planfikojnë të…!

Politika

Projektet tragjike për Kosovën! Vjen parashikimi: Manipulatorët Vuçiq dhe Rama planfikojnë të…!

Nga: A.M Më: 9 korrik 2022 Në ora: 22:06
Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç

Së fundi, është publikuar një sondazh për përkrahjen që e ka “Open Ballkani” nga Instituti Ndërkombëtar Republikan, një organizatë amerikane që merret me avancimin e demokracisë dhe qeverisjes nëpër botë.

“Përkrahja për hapjen e kufijve iniciativa “Open Balkan” në shtetet e Ballkanit Perëndimor: 75% në Serbi, 68% në Bosnje e Hercegovinë, 66% në Mal të Zi, 61% në Maqedoninë e veriut dhe 42% në Kosovë”, bëhet e ditur në matjet e institutit.

Megjithatë përqindja e lartë e përkrahjes në Kosovë, nxiti edhe dyshime për kredibilitetin e këtij sondazhi, pasi kundërshtimi për këtë projekt nga qytetarët e Kosovës është shumë i lartë.

Opinionisti Dedë Preqi në një bashkëbisedim me gazetën “Bota sot” komentoi këtë sondazh mbi projektin e “Ballkanit të Hapur”.

Sipas tij, sondazhet në përgjithësi nuk duhet vlerësuar si të besueshme, e aq më pak nuk duhet besuar një sondazhi që për bazë ka projektin e pasardhësit të Millosheviqit, Aleksandar Vuçiq.

Image
Opinionisti Dedë Preqi

“Sondazhet duhet të merren parasysh, por jo edhe të besohen si të tilla, sikur ato janë realitet dhe besueshmëri e një realiteti, kur dihet se shumica e tyre paguhen shumë shtrenjtë për të anuar dhe favorizuar projektuesit, duke manipuluar me parashikime të tilla, siq është edhe «Open Ballkan », një projekt dhe strategji e Serbisë, së cilës po i prinë pasardhësi i Millosheviqit, Aleksandër Vuçiq”, deklaroi ai.

Krahas kësaj, Preqi e konsideron këtë sondazh si provokim ndaj shteteve që nuk e përkrahin “Ballkanin e Hapur”, veçanërisht ndaj Kosovës. Ai tha se këto të dhëna janë të manipuluara dhe janë paguar, nga rrethi manipulues i Vuçiqit dhe Ramës.

“Sondazhi i fundit i një organizate amerikane- Instituti Ndërkombëtar Republikan, që organizoi këto ditë një sondazh lidhur më çështjen e matjes së përkrahjes së « Open Bllkanit », për Ballkanin Perëndimor, duke ditur se ky projekt po përkrahet nga shumica e popullatës serbe, por nëse e marrim shembullin e Bosnjes dhe Hercegovinës, nuk është e vërtetë që ka përkrahjen e 68%, kur përqindja e kësaj popullate me serb është vetëm 30%.

Kush duhet t’i besoj këtij sondazhi, i cili mundet të jetë edhe si një provokim ndaj atyre vendeve që nuk e përkrahin një projekt të tillë, siç është Kosova, por për të avancuar iniciativën e atyre, duke investuar dhe paguar me një shumë tejet të madhe, për të manipuluar me projektin në fjalë, si një nisme dhe iniciativë e Aleksandër Vuçiqit, i cili e ka krijuar edhe rrethin e tij manipulues, bashkë me mikun e ngushtë Edi Rama, në një mënyrë, për t’ia futur « fitilin Ballkanit »”, theksoi opinionisti.

Më tej, ai përmendi edhe kundërshtimin e madh që kryeministri Kurti ka për këtë projekt serbo-rus, duke potencuar se statistikat për Kosovën në këtë sondazh (prej 42 përqind), nuk janë të vërteta.

"Kosova dhe qeveria e Kosovës, në krye me kryeministrin Albin Kurti, janë kundër këtij projekti serbo-rus, përmes të cilit dëshirojnë ta fusin Ballkanin Perëndimor, nën kontrollin e tyre, për ta fituar botën e tyre sllave dhe asgjë më shumë, pa marrë parasysh retorikat dhe ç’retorikat që lindin dhe po vazhdojnë të interpretohen nga qarqet e mediave të ndryshme që mund të paguhen për të realizuar iniciativat dhe planet e tilla.

Dhe sondazhi i fundit i kësaj organizate lidhur me shkallen e përkrahjes së projektit «Ballkani i hapur », për Ballkanin Perëndimor, i cili e jep edhe prognozën për Kosovën, nuk është e vërtetë që Kosova, del me përkrahjen e saj me 42%, duke ditur se një përkrahje e tillë vjen vetëm nga opozita e dobët dhe e vogël e vendit, e cila kohën e fundit për t’i kundërshtuar projektet dhe vendimet e qeverisë Kurti, ka filluar t’i përshtatet dhe adaptohet projekteve serbe, dhe atyre projekteve që janë në favor të Vuçiqit”, shpjegoi Preqi.

Gjithashtu, opinionisti shtoi se “Ballkani i Hapur” është një propagandë e qeverisë së Vuçiqit, që po bëhet ndaj Kosovës, që qëllim ka realizimin e planeve të dikurshme të Millosheviqit.

“Për Kosovën në përgjithësi projekti « Open Ballkan» është më shumë se një propagandë e shpikur e qeverisë së Serbisë, nën udhëheqjen e Vuçiqit, apo nën udhëheqjen e një projektuesi që ia lë trashëgim politikën dhe planet Millosheviqi, për të realizuar qëllimet dhe planet e dikurshme për Kosovën, të cilat nuk kanë mundur ti realizojnë deri më tani.

Të gjitha projektet dhe planet e deritanishme që i ka përpiluar Serbia, për Kosovën dhe popullin shqiptarë, kanë qenë projekte tragjike, të cilat ia kanë ngatërruar fatin këtij njerëzimi, që kanë pretendime deri në ditët e sotme, prandaj Kosova dhe populli shqiptar e ka vështirë të besoj në projekte të tilla, sepse gjatë gjithë historisë së vet ka rënë pre e mashtrime dhe pre e provokimeve të lojrave dhe politikave të Serbisë”, nënvizoi ai.

Ndër të tjera, Preqi beson se Procesi i Berlinit është projekti i duhur për Kosovën, i cili do ta lehtësonte bashkëpunimin rajonal pa tendenca politik.

"Vetëm Procesi i Berlinit, një iniciativë e udhëhequr nga Gjermania, do të ishte forma më e mirë e të gjitha këtyre iniciativave të deritanishme, e cila do t’a lehtësonte dhe mbështeste bashkëpunimin rajonal pa prapavija dhe anime politike, dhe 6 vendet e Balkanit Perëndimor, në mesin e tyre edhe Kosova, përmes iniciativave të tilla do të ishin edhe më afër BE-së, duke marrë parasysh praktikat dhe lëvizjet e një boshti të qendres Evropiane, që i korrigjojnë dhe zbatojnë hapat e secilit vend, duke plotësuar nevojat e njëri-tjetrit, të cilin do ta kishte pëlqyer edhe Kosova”, përmbylli Dedë Preqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat