“Politikisht je tu shku ku kam qef unë met t’pa”/ Vjen reagimi i ashpër ndaj Abdixhikut – ja çfarë i përmendet nga e kaluara!

Politika

“Politikisht je tu shku ku kam qef unë met t’pa”/ Vjen reagimi i ashpër ndaj Abdixhikut – ja çfarë i përmendet nga e kaluara!

Nga: M.H. Më: 10 korrik 2022 Në ora: 16:47
Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku

Ditë më parë kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku në seancën ku po zhvillohohej debati parlamentar për masat që duhet të ndërmerreshin për të ndihmuar qytetaret të përballen me rritjen e çmimeve i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti që ta kuptoj saktë gjendjen në Kosovë.

Abdixhiku i tha Kurtit që është duke i humbur 4 vite për qytetaret e Kosovës.

Politikisht je tu shku ku kam qef unë met t’pa, kjo është rruga ku dua të shoh se ku po shkon unë si kundërshtarë politik veç vazhdo, zgate zot, por je tu e marr në qaf vendin tond, bone një vijë, leje një shej dikund”, tha ai.

Kreu i LDK-së theksoi që inflacioni nuk është për faj të kryeministrit Kurti, por ati i takon që të bëjë zgjidhje.

Inflacioni në Kosovë është 13 për qind, rekordi më i lartë në historinë në Kosovë e që ta kuptojnë të gjithë, ky inflacion nuk është prej Albinit por prej luftës së Putinit por çështja nuk është se çfarë bënë Putini, por çfarë bënë Albini, a po merr ndonjë masë ta zbus këtë krizë”, tha ai.

Në lidhje me këtë në një bashkëbisedim me “Bota sot”, ka folur profesori njëherëshit analisti nga Amerika, Binak Maxharraj.

Ai i kujtoi Abdixhikut kohën e qeverisjës së Mustafës që udhëheqja e keqe që inflacioni ka qenë 12%.

Ditë më pare kryetari i LDK z.Lumir Abdixhiku haptas pa kurrfar shaku e kërcnoi kryeministrin Albin Kurtin me këto fjalë:

Politikisht je tu shku ku kam qef unë met t’pa, kjo është rruga ku dua të shoh se ku po shkon unë si kundërshtarë politik veç vazhdo, zgate zot, por je tu e marr në qaf vendin tond, bone një vijë, leje një shej dikund.

Por kryetari i LDK Lumir Abdixhiku nuk thoshte kështu,nuk e kërcënoi fare ish-kryetarin e LDK, Isa Mustafën atëherë kur më 21 shkurt 2021 pas 10 vitesh udhëheqja e keqe e LDK-së e rrëzoi infalcionin e Kosovës për toke në vetëm 12%”, u shpreh ai.

Analisti më tej, thotë që e gjith udhëheqësia e LDK-së ka heshtur në këtë rast.

Atëherë as LDK as Kryesia dhe Këshilli i Përgjithshëm i LDK nuk e thanë asnjë fjalë,nuk u bë asnjë analizë se pse i ndodhi kjo e ligë LDK.

Por e gjithë udhëheqësia e LDK-së heshti.

Bile shkuan edhe më larg,në vend se të merret në përrgjegjeësi,Isa Mustafën e avancuan në kryetar nderi të përjetshëm të LDK-së”, përmbylli Maxharraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat