Diskriminimi i shqiptarëve në Luginë/ Profesori: Rrezikojmë pronat e tona, makinat, shtëpitë, tokat...., Ka një thirrje për Prishtinën e Tiranën

Politika

Diskriminimi i shqiptarëve në Luginë/ Profesori: Rrezikojmë pronat e tona, makinat, shtëpitë, tokat...., Ka një thirrje për Prishtinën e Tiranën

Nga: A.SH Më: 10 korrik 2022 Në ora: 19:18
Kosova Lindore

Profesori Refik Hasani ka thënë se në Parlamentin Europian ditë më parë u miratua Rezoluta për pasivizimin për pasivizimin e shqiptarëve në Serbi.

Sipas tij, kjo vë theksin në mohimin e votës.

“Në Parlamentin Europian, më datë 06.07.2022, u miratua Rezoluta për pasivizimin e shqiptarëve në Serbi dhe ajo do të figurojë në Raportin e Progresit për Serbinë për vitin 2021.

Teksti i amandamentit 79, i cili u propozua dhe më pas u miratua në tërësi nga EuroDeputetët, vë theksin te mohimi i drejtës së votës të shqiptarëve etnikë në Krahinēn e Preshevës, për herë të parë e shkruan fjalën pasivizimin në thonjëza, flet për shkelje të drejtave themelore politike të shqiptarëve, si dhe thërret për një hulumtim të pavaruar”, thotë ai.

Image
Refik Hasani

 

Sipas tij, rrezikimi i shqiptarëve në Kosovën Lindore po bëhet edhe më i madh, sepse diskriminimi është i madh.

Ai ju bën thirrje Prishtinës e Tiranës që ta ngrisin zërin për shqiptarët në Luginë, madje edhe në BE e OKB.

“Pasivizimi, heqja, fshirja e adresave të neve qytetarëve shqiptarë të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës, janë shkelje, cenim, mohim të së drejtës elementare individuale dhe kolektive të neve shqiptarëve, kështu do të rrezikojmë të humbasim pronat e tona, makinat, shtëpitë, tokat, përdorimin e llogarive bankare, sigurimet shëndetësore e shoqërore që kemi paguar deri tani.

Pasivizimi i adresave i neve është diskriminim, sepse në tokën tonë, në pasurië tonë do të mbetemi të huaj. Do të mbetemi pa dokumenta, do të shuhemi ligjërisht, do të mbesim të askujt në vendin tonë.

Pasivizimi, heqja, fshirja e adresave, i neve qytetarëve shqiptarë të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës, është një ndër sfidat më të mëdha, por:

Parlamenti i Shqipërisë dhe Kosovës do të duhej bërë nga një deklaratë, pse Jo Rezolutë, Tirana e Prishtina zyrtare, pse të mos e adresojnë në BE e OKB, pse të mos bëhet një peticion në këto adresa, pse të mos protestohet, të njëjtën ditë e orë në Medvegjë, Tiranë,Prishtinë, Uashington e gjetiu”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat