Kush janë ministrat dhe prokurorët që po hetohen për pasuri të rrejshme, drejtori i AKK-së përmend edhe zyrtarë nga institucionet tjera

Politika

Kush janë ministrat dhe prokurorët që po hetohen për pasuri të rrejshme, drejtori i AKK-së përmend edhe zyrtarë nga institucionet tjera

Nga: H.O. Më: 10 korrik 2022 Në ora: 19:49
Ilustrim

Agjencia Kundër Korrupsionit para pak javësh ka publikuar deklarimin e pasurisë për zyrtarët e lartë. Mirëpo ka nga zyrtarët që nuk kanë deklaruar ose kanë fshehur deklarimin e tyre, apo edhe kanë bërë deklarim të rrejshëm.

Në një intervistë të realizuar nga ‘Bota sot’ me Drejtorin e AKK-së, Yll Buleshkaj, ai është pyetur se kush janë ministrat dhe prokurorët për të cilët Agjencia ka ngritur kallëzime penale.

Drejtori Buleshkaj në këtë rast ka thënë se tashmë disa nga ta kanë qenë publik por që nuk përmend me emra.

Mirëpo ai thotë se përveҫ ministrave e prokurorëve, AKK-ja ka trajtuar edhe pozita të tjera të larta në institucionet publike, si udhëheqës të institucioneve të pavarura, kryetarë të komunave, bordeve të ndërmarrjeve publike, zyrtar të misioneve diplomatike si dhe pozita të tjera të ngjashme.

Image
Yll Buleshkaj

“Rastet për të cilat AKK-ja ka dorëzuar kallëzime penale, disa tanimë kanë qenë publik dhe nuk do të kisha dëshiruar të përmend emra. Por, ajo që dua të theksoj është se në mesin e rasteve të trajtuara, përveç pozitave të ministrave dhe prokurorëve, AKK-ja ka trajtuar dhe vazhdon të trajtojë edhe pozita të tjera të nivelit të lartë publik, përveç ministrave dhe prokurorëve ku përfshihen udhëheqës të institucioneve të pavarura, kryetarë të komunave, bordeve të ndërmarrjeve publike, zyrtar të misioneve diplomatike si dhe pozita të tjera të ngjashme”, ka thënë Buleshkaj për ‘Bota sot’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat