Ikja e të rinjve nga vendi/ Analisti tregon arsyet dhe paralajmëron krizën për vendin

Politika

Ikja e të rinjve nga vendi/ Analisti tregon arsyet dhe paralajmëron krizën për vendin

Nga: A.SH Më: 11 korrik 2022 Në ora: 19:30
Foto ilustrim

Tash e disa vite rinia e Kosovës, e ka “syrin” për ta lëshuar Kosovën. Këtë më së miri e tregon numri i madh i aplikantëve në ambasadës së Gjermanisë.

Mungesa e punësimit dhe e kushteve normale, kanë bërë që një numër i madh i të rinjve ta lënë Kosovën, për një jetë më të mirë në vendet perëndimore, sidomos në Gjermani.

Analisti Skënder Mulliqi ka komnetuar kët situatë aspak të mirë për shtetin tonë.

Sipas tij, rini po e lë Kosovën sepse këtu nuk po shohin perspektivë jetësore.

“Kosova po mbetet gjithnjë e më pak banorë. Në vitet e fundit ky numër është zvogëluar në mënyrë drastike. Në një skenar të tillë kanë ndikuar faktorët ekonomik dhe politikë jo të favorshëm në Kosovë. Në trend është largimi i gjeneratës së re, e cila po ik nga pa perspektiva e krijuar, po ik se në krye të shtetit u gjendën forcat regresive, forcat që nuk deshtën dhe as që dëshiruan, që të rinjët, të inkorporohen në rrjedhat e reja shoqërore dhe poltike. Shumica e të rinjëve po mendojnë të largohen nga vendlindja e tyre në kërkim të një jete më të mirë diku në shtetetet zhvilluara perëndimore”, ka thënë ai.

Tutje ai thotë se largimi i gjeneratave të reja, rrezikon substancën e shtetit, rrezikon themelet dhe ardhmërinë e tij.

“Pse të rinjët po largohen masovikisht, është pyetje komplekse që kërkon analizë më të gjerë. Por, diqka është e ditur tashmë, se nuk kanë kohë për të prit edhe 20 vite të tjera deri sa të bëhet mirë, kur dihet se koha është faktori dominat për të krijuar perspektivë të jetës. Nga përvoja e deritashme se shumë gjenerata pësuan nga pritja, duket se gjeneratat e ardhshme, nuk do të lejojnë që të shkojnë “dëm” siç kanë shkuar disa gjenerata. Të presësh se çka do të sjellin kohët e reja, është kohë shumë e gjatë. Largimi i të rinjëve rrezikon substancën e shtetit, rrezikon themelet dhe ardhmërinë e tij. Me largimin e tyre humbet edhe zhvillimi i vendit si resurs i fuqishëm i potencialit njerëzor. Dihet se gjendja e dobët ekonomike bën zbrazjen e vendit, por po ikën edhe nga pasiguria dhe jo stabiliteti i gjendjes politike, mungesës të shtetit të së drejtës. Tensionet permanente të rritura të situatës politike, e cila nuk po qetësohet që shumë kohë, po kanë efekte negative të gjenerata e re”, shton ai.

Në fund, ai deklaron se kjo gjeneratë e politikanëve nuk guxojnë të përsërisin gabimet trashanike të gardës së vjetër e reakcionare politike.

“Të gjitha pushtetet e deritashme punuan më shumë për vete dhe për militanë partiak, duke i lënë anash shumicën të cilët po jetojnë dobët. Inkuadim i tyre në jetën shoqërore dhe politike është shumë i dobët. Nuk po shprehet interesim për problemet dhe hallet e tyre jetësore. Kosovës i duhet një mobilizm i ri, që kjo gjendje me të rinjët tanë të kapërcehet. Të krijohen perspektiva të reja profesionale dhe të punësimit, që ka mundësi reale të bëhet. Nëse nuk inkorporehemi si shtet dhe si shoqëri në problemet thelbësore të gjeneratës së re, perspektiva jonë si shtet nuk është e mirë. Është koha e stabilitetit ekonomik dhe e stabilitetit politik në Kosovë, sidomos me ardhjen në pushtet të një gjenerate të re politike. Kjo gjeneratë e politikanëve nuk guxojnë të përsërisin gabimet trashanike të gardës së vjetër e reakcionare politike. Për të krijuar perspektiva duhet pasur vision me programe konkrete zhvillimore. Të gjithë akterët shoqëror dhe politikë në Kosovë, duhet të vihen në dispozicion, që të krijohen kushtet për parandalimin e këtyre largimeve masovike të dëmshme për shtetin e ri të Kosovës…”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat