Lufta e Ramës për pushtet, refuzon të jap dorëheqje – këto janë prapaskenat e afërsisë me Vuçiqin dhe dhe ministrin grek që kërcënoi Tiranën!

Politika

Lufta e Ramës për pushtet, refuzon të jap dorëheqje – këto janë prapaskenat e afërsisë me Vuçiqin dhe dhe ministrin grek që kërcënoi Tiranën!

Më: 11 korrik 2022 Në ora: 22:49
Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiq

Javën e kaluar në Tiranë është zhvilluar një protestë për rrëzimin e qeverisë Rama.

Protesta e opozitës u mbajt me akuzat ndaj qeverisjes socialiste për abuzime të shumta me pushtetin, shpërdorime dhe shtrirje masive të korrupsionit e drogës.

Ata i kërkuan qeverisë Rama të jap dorëheqje, por siç duket kryeministrit shqiptar nuk i bëri përshtypje protesta dhe kërkesa e qytetarëve.

Nëse kujtojmë së fundmi dorëheqjen e kryeministrin të Britanisë së Madhe, Boris Johnson atëherë Rama tashmë do të duhej të ishte larguar shumë moti.

Boris Johnson u detyrua të jepte dorëheqje për shkak të një takimi para 4 vitesh me një agjent rus, Aleksander Lebedev, “pa praninë e sigurimit të vet dhe pa njoftimin e shërbimit sekret Britanik”, duke e shkelur kështu protokollin e shtetit, kur ishte ministër i Punëve të Jashtme.

Ngjashëm u veprua edhe në Siri Lankë, ku pas protestave të shumta kryeministri dha dorëheqje.

Profesori Muhamet Kelmendi në një prononcim për “Bota sot” foli për mundësinë e dorëheqjes së Ramës.

Fillimisht, ai u shpreh se në shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk vlejnë rregullat e demokracisë, ku historikisht asnjë qeveri nuk ka dhënë dorëheqje pas protestave të shumta qytetare.

Image
Profesori Muhamet Kelmendi

“Në Shqipëri dhe në Kosovë, duket në tërë Ballkanin Perëndimor, nuk vlejnë rregullat e demokracisë dhe të liberalizmit perëndimor në ndërtimin e shtetit.

Tirana ka thyer rregullat e ndërtimit të shtetit, sipas normave kushtetuese, me dhjetëra herë. Janë thyerë normat gjatë kohës së dy qeverive, si te majta, ashtu edhe të djathta. Asnjëra qeveri nuk ka dhënë dorëheqje. Nuk u largua qeveria as në Prishtinë, u bënë demonstrata e protesta, u gjakosen rrugët e Tiranës dhe nuk u dha dorëheqja”, deklaroi profesori.

Sipas tij, në Shqipëri janë dy grupe politike të cilat kanë raporte të ashpra dhe nuk gjejnë gjuhë të bashkëpunimit mes vete, ku lufta për pushtet i ka kthyer në armiq vdekjeprurës.

“Janë dy grupe të politikanëve të ndarë në ekstreme te papajtueshme, raportet janë të ashpra, nuk ka ndonjë lidhje. Njëri dhe tjetri grup politik, të majtët e PSSH, si të djathtët PDSH, nuk gjejnë lidhje në mes vete. Lufta për pushtet i ka shndërruar në armiq të pashërueshëm dhe vdekjeprurës.

Këtej nuk kanë rënë kurrë qeveritë me vullnet mbi bazën demokratike. Natyrisht se kemi shumë fakte që tregojnë domosdoshmërinë e rënies së qeverisë. Para vitit 1999, u thyen në Tiranë normat ndërkombetare. Iu dha Serbisë ndihma ushtarake dhe në karburant. Nuk ra qeveria”, theksoi ai.

Në vazhdim, Kelmendi përmendi edhe bashkëpunimet e Ramës me Vuçiqin dhe udhëheqësit grek, të cilat i kritikoi ashpër, ku prap se prapë qeveria nuk tërhiqet.

“Qeveria nuk ra as kur u vranë në bulevard të Tiranës demonstruesit. U bënë krime të rënda dhe qeveria mbeti. Tash kontaktohet dhe bashkëpunohet afër me Vuçiqin, me udhëheqësit e Greqisë. Madje, ministri i Jashtëm grek, kërcënoi hapur Tiranën në Tiranë, në çështjen çame. Megjithatë nuk tërhiqet Qeveria”, nënvizoi profesori.

Më tej, ai tha se edhe në Kosovë ish-qeveritë e kaluara nuk janë tërhequr ndonëse ka pas protesta madhështore.

“Për fat të keq, edhe në Kosovë kështu u veprua. Kurrë ndonjë qeveri nuk ra me vullnet. U nevojit vota e mosbesimit për të rënë qeveritë e kaluara.

Kështu është edhe në Podgoricë, Qeveria e përbërë nga minoriteti serb me Dritan Abazoviçin e "Urës". Ra qeveria me vota, pasi Abazoviçi u largua nga Qeveria, e jo me vullnet demokratik.

Edhe në Maqedoni u bë rrëmuja para parlamentit para disa viteve dhe tash dhe qeveritë nuk u tërhoqen nga pushteti”, u shpreh Kelmendi.

Ndër të tjera, përmendi edhe situatat në Serbi, Bosnjë, Bullgari dhe Rumani.

Sipas tij, këto vende janë larg ndërtimit të shtetit demokratik dhe vetëdija e pushteteve është larg.

“Gjendja nuk është më e mirë as në Serbi. Vriten demonstrues nëpër rrugët e Beogradit, por qeveria nuk bie. Edhe në Bosnjë e Hercegovinë nuk kemi liberalizim shtet ndërtues. Shih këtë edhe në Bullgari, në Rumani dhe në vendet tjera të Evropës Lindore.

Thjeshtë, këto vende janë larg ndërtimit të shtetit demokratik, u duhen edhe shumë decenje për të arritur nivelin e duhur.

Demokracia si formë e ndërtimit të pushtetit varet kryesisht nga vullneti, vetëdija dhe morali politik në vend. Kjo është larg”, përbylli Muhamet Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat