Agresiviteti serbo-greko-sllavo-ortodoks është i ashpër. Kudo po veprohet me mjete jo shkencore

Politika

Agresiviteti serbo-greko-sllavo-ortodoks është i ashpër. Kudo po veprohet me mjete jo shkencore

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 12 korrik 2022 Në ora: 19:01
Manastiri i Deçanit

Ditë më parë një delegacion i organizatës kontradiktore joqeveritare “Europa Nostra” ka vizituar Manastirin e Graçanicës, organizatë kjo që merret me trashëgiminë kulturore.

Organizata “Europa Nostra”, sekretare e përgjithshme e së cilës është serbja Sneshka Quaedvlieg-Mihailoviç, ka dëmtuar në vazhdimësi imazhin e Republikës së Kosovës në botë, duke e cilësuar me tendencë se “objektet fetare ortodokse në Kosovë janë të rrezikuara”.

Derisa një vit më herët (2021) Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, me një letër të përbashkët i ishin drejtuar organizatës Europa Nostra për raportimet tendencioze.

Aty theksohej se në sulmet e pretenduara ndaj manastirit, gjuha e përdorur nga nominuesi është e pasaktë, duke qenë edhe tendencioze dhe e papranueshme.

Osmani dhe Kurti kishin reaguar pasi që “Europa Nostra” kishte futur Manastirin e Deçanit në listën e monumenteve të rrezikuara.

Të njëjtën gjë e ka bërë edhe këtë vit, menjëherë pas vizitës së bërë pak ditë më parë.

Kelmendi: Serbo-greko-sllavët ortodoksë kanë falsifikuar të tëra faktet iliro-shqiptare

Image
Juristi Muhamet Kelmendi

Juristi Muhamet Kelmendi në një përgjigje për “Bota sot” thotë se faktet i kanë falsifikuar serbo-greko-sllavët duke dërguar të dhëna false mbi objektet e ndryshme në Kosovë dhe më gjerë.

“Është vështirë që qëndrimet jo shkencore në Evropë dhe në botë të ndryshohen në favor të fakteve objektive faktike. Ka shekuj që serbo-greko-sllavët dërgojnë të dhëna të falsifikuara mbi objektet e ndryshme në Kosovë dhe më gjerë, në Greqi, në Maqedoni, në Serbi, në Malin e Zi etj. Kryesisht, Serbia ka falsifikuar prova për Patrikanën e Pejës, manastirin e Deçanit, manastirin e Graçanicës dhe të Prizrenit”, thotë ai.

Sipas tij, këto çështje ai i lidh edhe me luftën e fundit në Kosovë, ku Kelmendi thotë se ishte luftë e tërë popujve të Ballkanit.

Tutje, shton se as sot Greqia, Maqedonia dhe Mali e Zi, nuk pranojnë se janë ndërtuar duke asimiluar territoret iliro-shqiptare, mbi tokat iliro-shqiptare.

“Shih edhe luftën në Kosovë, Betejën e 1389, që serbët e festojnë, ndërsa në fakt ishte luftë e tërë popujve të Ballkanit. Ka edhe shumë objekte tjera. Po, me këtë banditizëm, gjatë pushtimit serbo-maqedono e malazez, si dhe grek, janë shkatërruar objektet iliro-shqiptare dhe janë ndryshuar faktet për objektet ortodokse, të ndërtuara në shekullin I dhe të II e të III të kohës së re, nga iliro-shqiptarët ortodoks. Këto prova janë dërguar nga Serbia, Maqedonia, Greqia dhe Mali i Zi në çdo institut ndërkombëtar. Kështu kanë vepruar edhe me organizatën evropiane. Duhet punë e madhe provuese për të qartësuar gjendjen në Kosovë.

As sot Greqia, Maqedonia dhe Mali e Zi, nuk pranojnë se janë ndërtuar duke asimiluar territoret iliro-shqiptare, mbi tokat iliro-shqiptare. Nëpër këto vende janë dëmtuar dhe shkatërruar tërë objektet historike iliro-shqiptare. Shumë janë shndërruar në objekte greke, maqedone, serbe a malazeze. Veprimet e tilla janë bërë dhe bëhen për të treguar se nëpër këto vende nuk kanë jetuar iliro-shqiptarët, por grekët, malazezët, maqedonët a sllavët. Dhe, këtej kanë patur përkrahje nga jashtë. Këtë gjendje është vështirë për ta ndryshuar. Duhet punë e madhe dhe këmbëngulëse që gjendja faktike të fitoj”, deklaron ai.

Në fund, juristi thotë që për këtë kërkohet punë për të mundur këtë falsitet të monumenteve historike dhe kulturore.

“Agresiviteti serbo-greko-sllavo-ortodoks është i ashpër. Kudo po veprohet me mjete jo shkencore, e deri me forcën ushtarake. Këtë po e ndihmojnë edhe shtetet dhe mekanizmat ndërkombëtar. Është futur në historinë evropiane çështja e falsifikuar serbo-greko-ortodokse-sllave. Kërkohet punë për ta mundur këtë falsitet të monumenteve historike dhe kulturore”, nënvizon ai.

Burjani: Ky manastir është përvetësim politik nga komuniteti serb i përkrahur nga Serbia

Image
Juristi Berim Bujrani

Juristi Berim Bujrani thotë se për këtë rast gjykata Kushtetuese ka bërë një gabim të madh, edhe më keq që askush nga kjo gjykatë nuk ka dhënë dorëheqje ose nuk është marrë në përgjegjësi.

Sipas tij, mungesa e dijes nga ana jonë është shndërruar në problem për të cilin po merret edhe Evropa Nostra.

“Ky manastir është përvetësim politik nga komuniteti serb i përkrahur nga Serbia, për t’u komplikuar më shumë kjo situatë, Gjykata Kushtetuese kishte bërë një gabim të madh me vendimin e saj. Askush nga kjo gjykatë nuk ka dhënë përgjegjësi, gjyqtarët dihet kush ishin në trajtim të këtij rasti, por askush nuk dha dorëheqje, prej kësaj as nuk u distancua, vetëm një gjyqtar ishte kundër, tjerët nxjerrin vendimin më të dëmshëm për pronë publike, andaj tash ka mbet ky problem si më i madhi i mundshëm që është bërë problem politik. Vendimi për t’ia kthyer pronën këtij Manastiri ka bërë që tërë bashkësia ndërkombëtare të merret me moszbatimin e këtij vendimi, pra ky është shndërruar në problem për të cilin po merret edhe Evropa Nostra dhe mund të merret dhe Këshilli i Evropës, gjyqtarët e saj. Gjykata duhet shkarkuar për dëmin e madh të madh bërë Kosovës".

Ai deklaron se për gjithë këtë përgjegjësia është tek Gjykata Kushtetuese.

“Përgjegjësia është tek Gjykata Kushtetuese, gjyqtarët duhet shkarkuar që kanë qenë të përfshirë në këtë skandal më të madhin, gjyqtarët e kësaj Gjykate kanë edhe skandale tjera për të cilat nuk janë shkarkuar, por sherrin ia kanë pa institucionet Kosovës”, përfundoi juristi Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat