Milazim Krasniqi jep alarmin: Ja kur do ta urdhërojë Putini Vuçiqin që ta nis konfliktin në Kosovë

Politika

Milazim Krasniqi jep alarmin: Ja kur do ta urdhërojë Putini Vuçiqin që ta nis konfliktin në Kosovë

Nga: P.R Më: 13 korrik 2022 Në ora: 23:14
Vladimir Putin dhe Aleksandër Vuçiq

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, përmes një postimi në facebook ka shkruar se Kosova dhe Bosnje Hercegovina mund të jenë viktimat e vetme të Serbisë në Ballkan.

“Formulimi i Vuçiqit se “të gjithë në Ballkan po e presin gjysmëlojën e dytë”, është i saktë sa i përket pritjes që ka Serbia. Serbia po e pret momentin/urdhërin. Meqë Kroacia e Mali i Zi janë në NATO, si viktima potenciale të agresionit serb kanë mbetur BeH dhe Kosova”, ka shkruar Krasniqi.

“Në BeH Serbia do të tentojë të ruajë atë që ka fituar me gjenocid, prandaj edhe mund të shmanget lufta. Ndërsa në Kosovë konflikti është i pashmangshëm, sepse Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet”, shkruan më tej profesor Krasniqi.

Sipas tij, përmes “Open Ballkanit”, Serbisë po i krijohen kushtet që të veprojë me duar të lira.

“Kur pritet të fillojë gjysmëloja e dytë? Saktësisht kur ta urdhërojë Putini Vuçiqin. Ai do ta urdhërojë, nëse fillon të ballafaqohet me ndonjë humbje në Ukrainë. Prerendimi minimal do të jetë si ajo që po bën Rusia në Donbas. P.S. Gomarllëqet e disa horrave andej e këndej kufirit për ”Open Ballkan” vetëm sa po i krijojnë Serbisë një alibi për të vepruar me duar të lira, në momentin kur të urdhërohet nga Putini, që ta fillojë “gjysmëlojën e dytë.””, ka shkruar profesori universitar, Milazim Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat