Shqipëria me bazë detare të NATO-s / Mbrojtja ushtarake e Shqipërisë është e deklasuar – s’ka investime

Politika

Shqipëria me bazë detare të NATO-s / Mbrojtja ushtarake e Shqipërisë është e deklasuar – s’ka investime

Nga: A.SH Më: 14 korrik 2022 Në ora: 16:54
Kryeministri shqiptar Edi Rama me Sekretarin e Përgjithshëm të Nato-s. Jens Stoltenberg, në Bruksel

Kryeministri shqiptar Edi Rama dje u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të Nato-s, për propozimin e ndërtimit të një baze detare të Aleancës në Durrës.

Ai tha se bëhet fjalë “për të shtuar një vlerë tjetër të rëndësishme në infrastrukturën dhe logjistikën e aleancës, duke vënë në dispozicion të NATO-s një bazë të flotës detare të fjalës së fundit, që do të jetë një vend që jo vetëm mund ta ndërtojmë, por mund ta ndërtojmë duke patur parasysh sfidat e kohës sonë, nga ndryshimi i klimës, nga mbrojtja e mjedisit e gjithçka tjetër”.

Juristi Muhamet Kelmendi ka thënë se Shqipëria në vitet 1989/90 ishte shumë në gjendje të rëndë për nga siguria.

Sipas tij, ajo nuk kishet armatim e asgjë sa i përket sigurisë, deri në vitin 2009 që u anëtarësua në NATO.

“Shqipëria është në gjendje të rëndë. Që nga demokratizimi i vendit, viti 1989/90, u shkatërrua tërësisht sistemi i mbrojtjes së vendit. E tërë struktura e Forcave te Armatosura u dëmtua ashpër dhe u shitë për xhepat e pushtetarëve. Nga 120 miliarë euro që ishte vlerë të tërë sistemit të FA të Shqipërisë, duke përfshirë pronën e paluajtshme, si dhe të armëve, pas vitit 1990, u shkatërrua. Pas vrasjes së njerëzve, si në Gërdec, shitje së armëve, si në Bosnie e Hercegovinë, që iu shiten serbëve, iu shiten armë edhe Serbisë. Mendohet se ishin 15 minga 21 që iu shiten shtetit serb. Mbeti Shqiplria pa Forca te Armatosura, tamam me forca te zjarrëfikëse.

Sot shteti shqiptar e zë vendin e 114 të Forcës së Armatosur në botë. Vetëm Kosova nga Evropa, është në vendin 145,. Pra, është më e dobët se Shqipëria. Pasi u shkatërrua tërësisht armata, shteti shqiptar, nuk arriti të armatoset. Nga buxheti i vendit, vetëm 1.5% shkon në ushtri ose afër 160 milione euro. Për fat të mirë të shtetit shqiptar, në nitin 2009, u pranua Shqipëria ne NATO. Nga ajo kohë, hiq fare nuk u armatos shteti shqiptar”, thotë ai.

Tutje, shton se antëarsimi i saj ka shumë rëndësi sepse ajo për momentin kërcënohet nga Greqia e cila e ka në fuqi ende ligjin e Luftës.

“Shqipëria nuk ka Forca të Armatosura ajrore. Nuk ka sistem tankist dhe as ndonjë sistem raketor. I ka 76 mjete të blindura, 30 asete të anijeve dhe 10 mijë ushtarë. Prej 19 helikopterëve, asnjë nuk është luftarak. Hyn kështu në radhën e shteteve që nuk mund të sigurojë mbrojtjen e vendit. Kushtet e tilla e bënë të dobët shtetin. Kështu iu dha baza ajrore e Kuqovës NATO-së. Iu ofrua Pasha Limani ne Vlorë dhe një pjesë e limanit të Porto Romano ne Durrës, që do të ndërtohen. Me përjashtim të bazës ajrore të Kuqovës, që e mori NATO dhe tash po rindërtohet, ende NATO nuk ka vendosur për Pasha Limanin në Vlorë dhe për pjesën e ofruar nga Tirana në Porto Romano në Durrës. Megjithatë, anëtarësimi i Shqipërisë në NATO ka shumë rëndësi. Shqipëria nuk ka forca per të mbojtur veten. Nga jugu kërcënohet vazhdimisht nga Greqia. Ky shtet pretendon jugun e shtetit shqiptar për të pushtuar. Ende është në fuqi Ligji i Luftës me Greqinë”, deklaron ai.

E ngjashëm është e Kosova, sepse vazhdimisht këcënohet nga Serbia, e që kjo e fundit i ka mjete, forca ajrore dhe sisteme raketore moderne.

Jursiti në fund deklaron se në gjendjen në të cilën janë Kosova dhe Shqipëria, ruhen nga NATO.

Në këtë gjendje të rëndë është Kosova. Republika e Kosovës po rrezikohet vazhdimisht nga Serbia. Ky shtet është armatosur shumë. Ka forca ajrore dhe sisteme raketore moderne. Është e aftë në artileri dhe në mjete sulmuese. Për çdo ditë e kërcënon Kosovën me sulme ushtarake. E ka të sanksionuar në Kushtetutë pushtimin e Kosovës. Në këtë gjendje, nuk mbetet rrugë tjetër, veç që Kosova dhe Shqipëria të ruhen nga NATO. Në nenin 5 te Programit themelues te NATO-së, qëndron,"mbrojtja e çdo shteti, është detyrë e përbashkët e NATO-së". Këtej llogarit shteti shqiptar. Dhe, besohet, duke u mbështetur në pozitën gjeostrategjike të Shqipërisë, se NATO do të vendoset edhe në Porto Romano të Durrësit dhe në Pasha Liman të Vlorës. Rrugë tjetër me politikën aktuale të shtetit shqiptar nuk ka”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat