“Pas Ukrainës, Ballkani episodi numër tre”/ Eksperti i sigurisë zbulon planin e gjermanëve dhe francezëve

Politika

“Pas Ukrainës, Ballkani episodi numër tre”/ Eksperti i sigurisë zbulon planin e gjermanëve dhe francezëve

Nga: P.R Më: 14 korrik 2022 Në ora: 22:41
Vladimir Putin

Gjatë qëndrimit në Greqi dhe gjatë diskutimit të tij në Simpoziumin Symi të 24-in me radhë në Athinë, Kryeministri Albin Kurti nga Greqia ka ngritur alarmin për planet e Serbisë dhe Rusisë, duke thënë se pas Ukrainës, Ballkani do të jetë episodi numër tre.

“Unë nuk them që ata do të sulmojnë këtë muaj apo muajin tjetër, nuk mendoj se ka gjasa të ndodhë. Ajo që më brengos mua është se nëse pas Ukrainës kemi edhe një konflikt, edhe një “spill over” diku tjetër, atëherë Ballkani do të jetë episodi numër tre. Nuk mendoj që jemi episodi numër dy. Deri më tani kemi pasur episodin numër një në Ukrainë, parandjenja më thotë që ne me siguri do të jemi episodi numër tre. Prandaj, BE-ja dhe NATO-ja duhet të bashkëpunojnë, atyre u duhet njëri-tjetri më shumë se kurrë më parë”, ka thënë Kurti.

Se Ballkani është synim i Vladimir Putinit, e thotë edhe eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

Image
Drizan Shala

“Interesi gjeostrategjik i Rusisë mbetet që luftën në Ukrainë ta mbaj sa më gjatë të mundshme, deri sa të pjekën kushtet politike për të shpërqendruar luftën më një vatër të re të krizës, dhe që për Evropën mbetet Ballkani dhe konfliktet e pa zgjedhura: a. Kosovë-Serbi, b. Serbi-Bosnje, c. Kroaci-Serbi, d. Mal i Zi-Serbi, e. Maqedoni-Bullgari”, deklaron Shala për “Bota sot”.

Sipas tij, kryeministri Kurti është i informuar për aktivitetin kriminal të strukturave serbe në veri të Kosovës.

“Pra duke parë rrezikun potencial për trazira dhe përfshirja në formën e një unaze të zjarrit për këto shtete, atëherë një deklaratë e tillë jep argumentin, fakti që institucionet e sigurisë së vendit e kane njoftuar kryeministrin mbi aktivitetin e strukturave të shtetit të Serbisë në dëm të sigurisë nacionale të vendit por edhe shteteve për rreth”, thekson eksperti Shala.

Më tej, ai thotë se për zgjidhjen e konflikteve në Ballkan janë të përfshirë gjermanët dhe francezët.

“Prandaj francezët janë aktivizuar që në listën e problemeve shtetërore që janë në Ballkan të fillojnë t’i zgjedhin atë Bullgari-Maqedoni, ndërsa gjermanët atë Kosovë-Serbi”, shpjegon Drizan Shala.

“Dhe kështu në rast të involvimit të Rusisë në Ballkan përmes Kinës, të mos t’i ipet hapësirë e madhe prishjes se balancit të neutralitetit në mes shteteve me pretendime kundër interesave të BE-së”, përfundon për “Bota sot”, eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat