Pse Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Elmi Reçica e Xhavit Haliti inkuadruan në SHIK, spiunin e UBD-së, Fatmir Shehollin?

Politika

Pse Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Elmi Reçica e Xhavit Haliti inkuadruan në SHIK, spiunin e UBD-së, Fatmir Shehollin?

Nga: N. Sh. Më: 16 korrik 2022 Në ora: 09:16
Fatmir Sheholli, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Elmi Reçica dhe Xhavit Haliti (Foto ilustrim nga "Bota sot")

Tashmë 23 vjet kur ka përfunduar lufta në Kosovë, kanë filluar personat e lidhur me regjimin serb që të flasin dhe me krenari të tregojnë se ishin bashkëpunëtorë të UDB-së, e pasluftës edhe të SHIK-ut, një organizatë e akuzuar për shumë vepra penale, vrasje dhe jo vetëm.

Njëri prej këtyre personave tashmë ka dal publikisht dhe ka terguar se, ishte pjesë e atij regjimi famëkeq.

Drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli, ka thënë se gjatë kohës kur punonte në Sigurimin Shtetëror serb ka shërbyer si spiun i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai ka pranuar se pasluftës ka punuar edhe në SHIK.

Analisti politik, Gani Qarri thotë se është e habitshme se si spiunët e UDB-së të inkuadrohen në SHIK-un, e udhëhequr nga PDK-ja.

“Me inkorporimin e njerëzve të dyshimtë si Fatmir Sheholli në SHIK, janë komprometuar në mënyrën më të keqe, pikësëpari vet udhëheqësit dhe liderët më të lartë të PDK-së, së inkriminuar dhe organizatës gjysmëilegale të SHIK-ut, duke filluar nga Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Elmi Reçica etj. Ndaj është shumë e habitshme për shqiptarët e Kosovës, se si spiunët si Fatmir Sheholli i cili punoi për UDB-në serbe dhe regjimin e Sllobodan Millosheviqit, edhe në vitet e pushtimit klasik të Kosovës nga Serbia okupatore, të inkuadrohen pikërisht në SHIK-un, e udhëhequr nga PDK dhe kuadrot e saj më të larta të cilët, thonë se partia e tyre, është edhe parti e dalë nga lufta e UÇK-së?!”, thotë Qarri për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, kështu që po vërtetohet katërçipërisht, se qytetarët e Kosovës, me plotë të drejtë kanë shprehur hezitime të mëdha dhe gjithmonë kanë pasur rezerva e dyshime të pafund dhe nuk u kanë besuar, këtyre njerëzve kurrë plotësisht.

“Madje duke pasur parasysh faktin se ekzistojnë shumë argumente e shënime, që dëshmojnë se Fatmir Sheholli ishte spiuni i Millosheviqit dhe njëri nga bashkëpunëtorët më besnik të okupatorëve serb, në kohën kur Serbia okupatore pushtoi Kosovën edhe ushtarakisht dhe vendosi masat e dhunshme kundër shqiptarëve, babai i të cilit Maliq Sheholli, ishte vra nga forcat e UÇK-së, si tradhtar i popullit shqiptar, habit fakti se si, as kjo damkë e rëndë antikombëtare, nuk e ka penguar fare Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Elmi Reçicën, Xhavit Halitin etj, që spiunin e UDB-së, Fatmir Shehollin ta kenë njërin nga bashkëpunëtorët më të ngushtë dhe kuadro të lartë brenda SHIK-ut”, potencon ai.

Qarri pohon se, vet deklarata e Fatmir Shehollit, se ka punuar për UDB-në e Serbisë dhe SHIK-un e PDK-së, dëshmon se sa i rrezikshëm, ka qenë dje dhe është, e ka mbetur edhe sot shumë i rrezikshëm, Sheholli me shokë, për Kosovën dhe shqiptarët, i cili ka mundur t’i jap lirisht informacione të besueshme Serbisë okupatore, mbi çështje të ndjeshme për Kosovën dhe çështjen shqiptare.

“Prandaj me deklaratat e Fatmir Shehollit se gjatë luftës, njëkohësisht ka punuar për Shërbimin Shtetërorë të Serbisë dhe shërbimin inteligjent të UÇK-së, si dhe ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë me drejtuesit e SHIK-ut, i cili për shef e ka pasur pikërisht Kadri Veselin, Sheholli ka rritur edhe më shumë dyshimet edhe ashtu të mëdha, te të gjithë qytetarët e Kosovës, se edhe udhëheqësit e SHIK-ut, duke mbajtur për bashkëpunëtor spiunët me damkë të UDB-së si Sheholli & Co, në asnjë mënyrë nuk kanë mundur të jenë, plotësisht të pastër as ata vet”, potencon ai.

Kështu që, sipas tij, aktet e dyshimta dhe prapaskenat e errëta anti-Kosovë dhe antishqiptare, të bashkëpunëtorëve të BIA-së serbe dhe SHIK-ut, ilegal, të paktën tani, 23 vite pas çlirimit të Kosovës, jo vetëm Fatmir Sheholli por të gjithë udhëheqësit më të lartë të SHIK-ut, të cilët në këtë organizatë fantome, kanë angazhuar spiunët e Serbisë dhe bashkëpunëtorët më të përbetuar të UDB-së, duhet të hetohen urgjentisht dhe të zbardhen sa ma parë veprimtaritë e tyre të dyshimta.

“Kjo pasi që Sheholli dhe spiunët e tjerë të UDB-së, të inkuadruar edhe në SHIK, ndoshta kanë përsëritur apo mbajtur të gjalla në vijimësi, lidhjet edhe në këtë kohë me BIA-në e Serbisë. Ndaj hetimi dhe zbardhja e veprimtarisë së Fatmir Shehollit dhe liderëve të SHIK-ut, është jo vetëm i nevojshëm, por edhe i patejkalueshëm, për të shpëtuar përfundimisht shtetin tonë të brishtë nga spiunët shqipfolës, nga bëmat e rrezikshme të këtyre njerëzve, në shërbim të Serbisë dhe Aleksandër Vuçiqit, i cili si ministër i informatave në Qeverinë Milllosheviqit, duket ti ketë rekrutuar jo vetëm Fatmir Shehollin por edhe shokët e bashkëpunëtorët e tij, në SHIK, deri te vet udhëheqja më e lartë e PDK-së, së inkriminuar”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat