Analisti zbulon qëllimet e Serbisë dhe Rusisë/ Ja skenari që pritet të ndodhë – vjen paralajmërimi!

Politika

Analisti zbulon qëllimet e Serbisë dhe Rusisë/ Ja skenari që pritet të ndodhë – vjen paralajmërimi!

Nga: M.H. Më: 16 korrik 2022 Në ora: 22:37
Aleksandër Vuçiq dhe Vladimir Putin

Ditë më parë ministri i brendshëm serb, dhe ekstremisti prorus Aleksandar Vullin ka deklaruar se e “vetmja mënyrë që Ballkani të mbetet stabil është që serbët të jetojnë në një shtet”.

E vetmja mënyrë që Ballkani të mbetet stabil është që serbët të jetojnë në një shtet. Të gjitha konfliktet në Ballkan fillojnë “me diskriminimin” e serbëve.

Aty ku respektohen të drejtat e serbëve, nuk kanë asnjë problem me ‘botën serbe’”, ka thënë ai.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Leon Duhanaj.

Ai u shpreh se që nga bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë gjërat kanë ndryshuar dhe ndikimi rus në Ballkan ka rënë dukshëm.

Pas fillimit të luftës në Ukrainë, bota perëndimore është shumë më shumë vigjilente në ketë aspekt dhe presioni mbi Rusinë por edhe bashkëpunëtorët e saj, shtoi analisti më tej.

Serbia tashme me shekuj luan rolin e satelitit rus në ballkan. Natyrisht që vetë dominimi i tyre në ketë regjion, është duke ju falënderuar ndikimit rus. Që nga koha e bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë, gjerat kanë ndryshuar dukshëm. Me ç’rast ndikimi rus në rajon ka pësuar rënie të madhe dhe zona apo regjioni i ballkanit është rikthyer nën orbitën perëndimore. Natyrisht që kjo gjendje nuk i ka pëlqyer Rusisë, e cila viteve të fundit është munduar të rikthej ndikimin e vetë në regjion. Në Serbi e ka pasur natyrshëm të gjithë shtetin partner, përderisa në shtetet tjera ka përdorur segmente qoftë përmes partive politike, qoftë përmes organizatave "humanitaree fetare" për qëllime destabilizuese. Tani në zhvillimet e fundit e sidomos të këtij viti, pas fillimit të luftës në Ukrainë, bota perëndimore është shumë më shumë vigjilente në ketë aspekt dhe presioni mbi Rusinë por edhe bashkëpunëtorët e saj shumëngjyrësh në regjion janë nën llupen e mekanizmave perëndimorë”, u shpreh ai.

Në bised e sipër analisti thotë që me këto deklarata të Vulinit, me shumë gjasë Vuçiqi nuk do ta bëjë pjesë të qeverisë.

Në ketë kontekst, nuk duhet të shqetësohemi por as të biem ne lajthitje sidomos ndaj investimeve lindore, shpjegon më tej analisti.

“Tani edhe brenda vetë Serbisë rusia ka filluar ta humbasë ndikimin edhe përkundër faktit në dukje ndryshe. Presidenti serb Vuçiq është duke kërkuar mënyra se si të orientoj Serbinë kah BE, pasi që e ka kuptuar se nuk mund të ketë të ardhme duke sabotuar. Natyrisht që ketë punë nuk e ka as lehtë por as nuk e bën e gjithë vullnet. Në ketë pikë rol tejet të rëndësishëm dhe destruktiv luan edhe z Vulin, i cili nuk është që shquhet për diçka të mirë pos për paraqitjet e tij agresive dhe të palogjikshme armiqësore. Madje bazuar mbi këto, levizje duket që Vuçiq nuk do ta përfshijë në qeverinë e re të Serbisë. Si konkluzion, duhet ta kemi të qartë se Rusia përmes Serbisë dhe sateliteve të saj në të gjitha shtetet e ballkanit përfshi segmente edhe të politikës shqiptare gjithandej, do të bëj përpjekje destabilizuese. Megjithatë, duhet të jemi syçelë dhe të mos biem preh e këtyre synimeve, aq me shumë kur polariteti në marrëdhëniet ndërkombëtare është aq i theksuar dhe se gabime kësaj natyre nuk na falën. Ballkani perëndimor e posaçërisht shqiptarët nuk kanë rrugë tjetër pos asaj drejtë perëndimit, sepse çdo rrugë tjetër do të rezultonte fatale për ne. Në ketë kontekst, nuk duhet të shqetësohemi por as të biem ne lajthitje sidomos ndaj investimeve lindore”, përfundoi Duhanaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat