Dritan Abazoviçit po i dridhet fort ‘karrigia’ / Edi Rama si sekretar i Përgjithshëm i Serbisë

Politika

Dritan Abazoviçit po i dridhet fort ‘karrigia’ / Edi Rama si sekretar i Përgjithshëm i Serbisë

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 17 korrik 2022 Në ora: 14:12
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, prill 2022.

Kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq “po i lëkundet” karrigia. Kjo pasi me të ardhur në krye të qeverisë atje, ka nënshkruar marrëveshjen me Kishën Ortodokse Serbe, një hap kundër auteqafalisë së kishës malazeze, gjë të cilën pati negociata edhe nga qeveritë e mëparshme, por Serbia nuk pati sukses.

Me këtë qasje, kanë nisur edhe reagimet e ashpra ndaj kryeministrit Abazoviq.

Ndaj kësaj madje pati edhe protesta në Mal të Zi. Gjithashtu ai humbi edhe mbështetjen e presidentit Milo Gjukanoviq, që ishte kundër asaj marrëveshje, por që partia e tij i kishte dhënë mbështetje Abazoviqit.

E sikur të mos mjaftonte kjo, në 27 vjetorin e masakrës së Srebrenicës, ai tha se gjenocidi serb nuk u krye ndaj boshnjakëve, por ndaj njerëzimit.

“Gjenocidi nuk u krye kundër boshnjakëve, por kundër njerëzve, dhe nuk u krye nga ushtritë, por nga politikanët, politika e së keqes, politika e vdekjes dhe politika e mashtrimit”, ka thënë Abazoviq.

Derisa menjëherë nga reagimet e shumta ai u detyrua të kërkonte falje.

“U kërkoj falje nënave të Srebrenicës për mendimin e shprehur në mënyrë të paqartë. Dihet se çdo vepër varet nga qëllimi i saj. Qëllimi im është paqja. Gjenocidi i kryer kundër boshnjakëve në Srebrenicë të mos përsëritet ndaj askujt”, shkroi ai.

Me gjithë këto veprime a është rreshtuar ai në krahë të serbëve edhe pse është shqiptar?

Analistët vlerësojnë se Dritan Abazoviq me veprimet e tij është një proserb.

Mehazi: Veprimet e fundit të gabuara politike Abazoviqit do t'ia hanë kokën

Image
Sulejman Mehazi

 

Profesori Sulejman Mehazi thotë se Abazoviq u bë kryeministër për t’i ndihmuar edhe më shumë Serbisë nga ajo pozitë.

“Se kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviqi, vepron kundër qytetarëve malazias u vërejt pas zgjedhjeve kur bëri koalicion qeverisëse me serbët për të eliminuar Gjukanoviqin, më pas ndoshta qëllimshëm me porosinë e Vuçiqit e prishi koalicionin qeverisës me partitë serbe për t'u bërë vetë kryeministër e për ta përkrahur më fuqishëm Serbinë, kjo vërehet se Abazoviqi përveç karrierës së tij politike si intereson asgjë më shumë.

Pasionet karrieriste politike aq ia kanë errësuar mendjen sa që ka harruar se partitë malaziase e kanë bërë kryeministër, PS e Gjukanoviqit, e jo partitë serbe të Malit të Zi. Veprimet e fundit të gabuara politike Abazoviqit do t'ia hanë kokën do ta hedhin në humnerë sa që do ia humbin karrierën politike”, thotë ai.

Sipas tij, me veprimet e fundit, si brenda Malit të Zi, ashtu edhe me fqinjët Kosovën e Bosnjën, tregojnë se qeveria e Abazoviqit është pro-serbe-ruse.

Ai shton, se këto veprime pro-serbe-kishtare ai do i paguajë rëndë, nga partitë dhe qytetarët malazias, kjo për shkak se kaçiku i tij i katër deputetëve nuk i jep të drejtë kriptoshqiptarit Dritan Abaziviqit të luajë jo vetëm me ndjenjat fetaro-kishtare të malaziasve, por as me shtetin e Malit të Zi, ky vetëm se është kuisling i Serbisë.

“Në njërën anë kryeministri axhami i Malit të Zi, Abazoviqi, revoltoi partitë dhe qytetarët malazias me pranimin e kishës ortodokse serbe në këtë republikë, në anën tjetër, Abazoviqi, me deklaratën e tij skandaloze për gjenocidin në Srebrenicë hidhëroi jo vetëm boshnjakët e Malit të Zi, por edhe qytetarët e Bosnjës, duke thënë se gjenocidi në Srebrenicë nuk është ndaj boshnjakëve, por ndaj njerëzve, po ashtu ka hidhëruar edhe fqiun tjetër të Kosovës duke përkrahur Ballkanin e Hapur të Vuçiqit të Serbisë. Të gjitha këto veprime politike të mprapshta një, brenda Malit të Zi, dy, me fqinjët Kosovën e Bosnjën, tregojnë se qeveria e Abazoviqit është pro-serbe-ruse. Këto veprime pro-serbe-kishtare do i paguajë rëndë, Abazoviqi, pikërisht nga partitë dhe qytetarët malazias, themi kështu për shkak se kaçiku i tij i katër deputetëve nuk i jep të drejtë kriptoshqiptarit Dritan Abaziviqit të luajë jo vetëm me ndjenjat fetaro-kishtare të malaziasve, por as me shtetin e Malit të Zi, ky vetëm se është kuisling i Serbisë.

Derisa kryeministri i Shqipërisë luan rolin e Sekretarit të Përgjithshëm të Serbisë me Ballkanin e Hapur, Abazoviqi i Malit të Zi luan rolin e kuislingut shpirtëror të kishës ortodokse serbe në Mal të Zi. Edhe Sekretari i Serbisë, Edi Rama, në parlamentin e Shqipërisë mohoi gjenocidet serbe në Srebrenicë, edhe kuislingu i Serbisë, Abazoviqi po ashtu mohoi gjenocidet serbe ndaj boshnjakëve në Srebrenicë.

Ballkani Perëndimor më shumë në rrezik është prej përkrahësve djaj të Serbisë, Abazoviq-Rama, sesa prej vetë Vuçiqit për shkak se këta dy djaj politikë të dy shteteve të Ballkanit e ushqejnë politikisht presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiqin”, përfundon profesori Sulejman Mehazi për “Bota sot”.

Mehmeti: Abazoviqi është në anën e Serbisë dhe Rusisë

Image
Faton Mehmeti

 

Edhe analisti Faton Mehmeti ka thënë se, Dritan Abazoviq është bërë kryeministër me ndihmën e Serbisë dhe Rusisë.

“Qysh në fillim është ditur se Abazoviqi është në anën e Serbisë dhe Rusisë, me ndihmën e tyre erdhi në pushtet. Mirëpo, jeta e tij politike është e shkurtër. Abazoviqi është aksidentalisht kryeministër, si i tillë do të jetë kryeministri më jetëshkurtër në historinë e Malit të Zi”, thotë ai.

Mehmeti nënvizon se marrëveshja që bëri me Kishën serbe është kulmi i shërbimit të tij ndaj Serbisë, dhe se muaji shtator nuk do ta gjej kryeministër atë.

“Marrëveshja me Kishën serbe është kulmi i shërbimit të tij ndaj Serbisë, si i tillë të largohet sa më parë nga pozita që mban, Gjukanoviqi s’do ia fal kurrë këtë gjë andaj do jetë partia e tij vendimtare për shkarkimin e tij. Shtatori nuk pres ta gjej kryeministër Abazoviqin", përmbylli Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat