Sulmi i Policisë dhe lidhja e Milan Radoiçiqit me liderët opozitarë – Këto janë akuzat e rënda për heshtjen e opozitës

Politika

Sulmi i Policisë dhe lidhja e Milan Radoiçiqit me liderët opozitarë – Këto janë akuzat e rënda për heshtjen e opozitës

Nga: N. Sh. Më: 19 korrik 2022 Në ora: 17:01
Milan Radojiçiq

Policia e Kosovës është sulmuar që pesë herë në këta muajt e fundit në veri të vendit nga bandat kriminale serbe.

Tashmë kur shteti i Kosovës ka filluar të shtrijë autoritetin në veri, atje po sfidohet nga grupe të ndryshme kriminale serbe.

Policia tashmë ka filluar disa aksione të mëdha kundër krimit dhe korrupsionit ku ka pasur edhe të arrestuar në veri.

Për krimin e organizuar në veri, bandat kriminale dhe rrezikun që ishte dikur atje duke mos pas shtrirje institucionale ka folur njohësi i çështjeve politike, prof. dr. Binak Maxharraj.

Profesori thotë se nuk është kohë shumë e gjatë kur para disa vitesh askush nuk kishte qasje ne veriun e Kosovës, sepse ai kishte rrëshqitë në duar të bandave kriminele të udhëhequra nga Serbia, në veçanti nga Aleksandër Vuçiq, siç ishin rojet e urës, strukturat paralele të udhëhequr nga kriminelët e “Lista Srpska”.

“Bile edhe doganierët shkonin në pikat kufitare me helikopter, sepse ndryshe ishte e pamundur të levizej lirshëm atje, pasi kishte lulëzuar krimi i organizuar dhe kontrabanda e papenguar, sepse Veriu ishte një zonë ku nuk ekzistonte de facto e as vepronte ligji. Ligjin e bënin vet bandat kriminale të udhehequra nga shteti i Serbisë. Të gjtha qeveritë e mëparshme pathuajse nuk ndërmorrën asgjë për ta shtrirë ndikimin edhe në këtë pjesë të vendit tonë”, thotë Maxharraj për gazetën “Bota sot”.

Ai shton se, me ardhjën e Qeverisë Kurti II situata ka ndryshuar dukshëm për të mirë.

“Qeveria atje e ka rritë ndikimin në tërë veriun e Kosovës, veprojnë strukturat tona legjitime atje duk e monitoruar situatën, policia e jonë atje është e pranishme për çdo ditë bile edhe i ka stop-blloçet nëpër rrugët e veriut në çdo drejtim. Kjo do të thotë se situata atje ka ndryshuar, sepse tashti qeveria e Kosovës e kontrollon edhe atë pjesë të vendit. Por edhe përkundër kësaj, atje bandat kriminale po çojnë krye dhe kohë pas kohe po e sulmojnë policinë tonë kur ajo po i kryen detyrat e veta në luftë kundër krimit dhe kontrabandës në veri, të organizuar nga mbetjet e bandave çetnike”, thekson ai.

 Ai thekson se, është e qartë që kriminelët në veri janë të pakënaqur me gjendjen aktuale atje, duke qenë se niveli i sundimit të ligjit, është rritur jashtëzakonisht shumë, e kjo ka bë që kriminelët e pakënaqur me situatën kur e kanë humbë kontrollin në veriun e Kosovës, shpesh herë të izoluar sulmojnë policinë kur ata dalin në kotrolle rutinë, apo sinjalizohen për ndonjë qasje kontrabante nga ana e tyre, patjetër që janë duke u luftuar në vazhdimësi nga strukturat e sigurisë të Republikës së Kosovës.

“Pjesëtarët e policisë së Kosovës u sulmuan edhe gjatë fundjaves që shkojë në Veri të Kosovës ku policia e jonë e ka kontrollin e plotë ku kanë vendos pika të kontrollit në të gjitha rrugët alternative të cilat çojnë për në pikat kufitare. Atë ditë policia e Kosovës kishte marrë informata se bandit  kontrabandues kanë hyrë ilegalisht nga Serbia me ngarkesë mallrash për kontrabandim. Policia hasi në grup të organizuar banditësh kriminelë, kontrabandues dhe me reagimin e Policisë se Kosovës ata në stilin e tyre kanë tentuar të shmangen ndaljës të cilët edhe i kanë sulmuar pikat e kontrollit të policisë me ç’rast janë lëenduar pesë policë dhe janë dëmtuar dy vetura të policisë. Por megjithatë Policia e Kosovës ia ka arritë t’i kapë kontrabanduesit. Është fjala për një grup të cilët edhe janë të njohur për policinë e Kosovës të cilët janë të koordinuar mirë nga institucionet e Serbisë me qëllim të acarimt të situatës dhe të autoritetit në Veriun e Kosovës”, thotë profesori.

Maxharraj thekson se, Qeveria e Kosovës pasi e ka shtrirë autoritetin dhe sundimin e ligjit edhe në këtë pjesë të vendit, kriminelët, banditët, kontrabanduesit serbë nuk veprojnë lirshëm, sepse lëvizjet e tyre janë të kufizuara, ata lëvizin ilegalisht vetëm nëpër malet e veriut të Kosovës, sepse janë në kërkim për arrestim nga policia për veprat e tyre kriminele.

“Njëri ndër ta i cili është në kërkim të policisë, i cili nuk guxon të shfaqet lirshëm siç vepronte dikur është kryekrimineli, kryekontrabandisti, nënkryetari i “Lista Srpska” Milan Radoiqiç, i  cili tani vepron vetëm nga skutat e maleve, anipse ky kriminel ordiner dikur vinte edhe nëe Prishtinë dhe lirshëm pinte kafe neë zyrat e liderëve tanë. Por ajo se çfarë është edhe më dhembshme, më skandaloze dhe shumë e mjerueshme është heshtja e opozitës lidhur me këto akte kriminale të kontrabandistëve ndaj Policisë sonë. Sjellja e opozitës komode në këtë mënyrë i shkon përshati vetëm Serbisë dhe kriminelëve. Opozita po sillet në atë mënyrë sikur Policia e Kosovës nuk është edhe e tyre, por vetëm e qeverisë, e dihet se policia nuk është partiake por është e krejtë Kosovës të cilën duhet të përkrahim të gjithë për veprimet e saj, sespe ajo po kryen punë shtetërore e jo partiake”, pohon ai.

Maxharraj akuzon opozitën dhe liderët e tyre se janë të interesuar më shumë për pushtet sesa për mbrojtjen e shtetit.

“Është e pajusifikueshme, e papranueshme heshtja e liderëve tanë të opozitës, pa kurrfarë reagimi, të sillën asisoj se gjoja s’ka ndodhë asgjë kur sulmohet policia e jonë nga banditët dhe kriminelët serbë e cila vazhdimisht angazhohet në zbatimin e ligjit edhe ateëherë kur jeta e tyre është në rrezik. Ashiqare po shihet se krerët e partive politike të opozitës janë të interesuar për pushtet e jo për mbrojtjën e shtetit nga bandat kriminele të orkastruara nga Serbia”, përfundon Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat