Çelja e negociatave për Shqipërinë/ Analisti: Nevojitet një mendësi dhe një emancipim i ri

Politika

Çelja e negociatave për Shqipërinë/ Analisti: Nevojitet një mendësi dhe një emancipim i ri

Nga: A.SH Më: 19 korrik 2022 Në ora: 21:25
Foto nga takimi në Bruksel

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut sot hapën zyrtarisht negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Derisa gjatë konferencës për hapjen e negociatave kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se vitet e fundit kanë qenë një sagë e vërtetë, me punë, vlerësime, pritje, premtime të pambajtura dhe rinisje të mundimshme.

“Evropa me vlerat, parimet dhe standardet e saj, është ajo që e bën të mundur një Ballkan tjetër, një Ballkan paqeje, prosperiteti dhe sigurie. Një Ballkan i hapur i katër lirive të BE-së po ashtu. Duke filluar nga sot, bisedimet e anëtarësimit nuk e bëjnë ëndrrën tonë realitet, por e bëjnë realitetin një vend më të mirë për të ndjekur ëndrrën. Ne e dimë se ajo që kemi arritur deri tani është vetëm fundi i fillimit”, tha Rama.

Analsiti Skënder Mulliqi në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se hapja e negociatave pas një rruge të vështirë, natyrisht se ka vend për gëzim, por që duhet punuar edhe më tutje, jo siç e ka berë udhëheqja shqiptare deri më sot.

“Erdhi dita e çeljes zyrtarisht të negociatave të Shqipërisë me BE-në. Sigurisht se ka vend për gëzim, por Shqipërinë e pret një rrugë jo e lehtë dhe as e shkurtër që të bëhet pjesë e strukturës më të lartë evropiane. Gjatë fjalës së tij në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varheley tha se roli i BE është që Shqipëria të jetë e mirë-përgatitur në këtë rrugë. Ky është sinjal i mirë për gjithë Ballkanin tha ai. Nëse Shqipëria mendon t’i bashkohet BE-së, duhet të punojë shumë, jo siç e ka berë udhëheqja shqiptare deri më sot. Me njerëz të korruptuar në krye të politikës, kjo zor që do të arrihet", thotë ai.

Sipas tij, për këtë nevojitet një mendësi dhe emnacipim i ri, sepse deri tani ekonominë e Shqipërisë e kanë rrënuar klasa politike në kry me Edi Ramën.

“Nevojitet një mendësi dhe një emancipim i ri, për t’i përbushur të gjitha kushtet, për t’u bërë pjesë e BE-së. Ekonominë e Shqipërisë e kanë rrënuar klasa politike në krye më kryeministrin, Edi Rama. Pa dituria dhe interesi personal i këtyre pushtetarëve do ta bënte rrugën e vështirë. Lehtë mund të mendohet se si elita politike në pushtetin e Shqipërisë, çka dhe si është duke vepruar. Rama me kompani janë duke ngrenë "peshqit" me pije shumë të shtrejta, kurse shumicës ju kanë mbetur "mbeturinat".

Mos t’i përmendim konceptet e tyre politike shumë të mbrapshta, të tipit kolonialist. Edhe përkundër mossuksesit të tyre, ata po vazhdojnë të mbesin në pushtet. Janë duke i drejtuar masat me psikologjinë e robit”,
shprehet analisti.

Në fund, ai thekson se me projekte të Rusisë dhe të Serbisë, si ato për Botën serbe dhe ruse dhe Ballkani i Hapur nuk ka demokratizim të Ballkanit.

“Ndryshimet në Shqipëri janë bërë të domosdoshme, reproduksioni i problemeve po vazhdon, dhe kjo nuk e dërgon vendin përpara. Manipulimeve të qytetarëve ju ka ardhur fundi nese dëshirohet Evropa e Bashkuar. BE-ja dhe institucionet e saja duhet të janë mediatore të këtyre proceseve, e jo të vazhdohet të përkrahen karrieristët dhe materialistët, të etur për pushtet apsolut. Lobimi me njerëz të tillë është i pamundur. Siç është i pamundur inkuadrimi me projekte të Rusisë dhe të Serbisë, si ato për Botën serbe dhe ruse, dhe Ballkani i Hapur. Me këto ide shoviniste nuk ka demokratizim të Ballkanit. Shteteve të Ballkanit Perëndimor ju duhen forcat progresive në pushtet, për demokratizim të mbrendshëm. Meqenëse të gjithë jemi pjesë e këtij planeti, duhet të ketë një bashkëpunim me të gjitha vendet, të cilat kanë pushtete përparimtare, por jo sigurisht edhe me pushtetin e pareformuar të Beogradit. Mjaft është bërë me komandimin e oligarkëve politiko- financiar, të cilët seriozisht janë duke i rrezikuar interesat nacionale dhe shtetërore të te dyja shteteve shqiptare në Ballkan”, përfundon ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat