Eksperti i sigurisë jep paralajmërimin për Kosovën/ Tregon se nga kush po rrezikohen shqiptarët – përmend këto detaje!

Politika

Eksperti i sigurisë jep paralajmërimin për Kosovën/ Tregon se nga kush po rrezikohen shqiptarët – përmend këto detaje!

Nga: M.H. Më: 20 korrik 2022 Në ora: 15:00
Foto ilustrim

Kishat serbe që vazhdojnë të jenë prezente në territorin e Kosovës, mbetën ende problem për shqitparët.

Ky institucion duhet të rikonstruktohet tërësisht në rrjetin priftëror, sepse Kisha Ortodokse Serbe ne e dimë që çoi në praktika tejet të këqija, me priftërinj të KOS-së të cilët merrnin pjesë në fushata të shumta ushtarake anembanë ish-Jugosllavisë, të cilët janë mbështetës dhe madje edhe aktor të krimeve të kryera dhe të cilët besojnë se uniforma priftërore mund t’i mbrojë”, ka thënë presidenti i Malit të Zi.

Kjo deklaratë arriti të sjellë debate të mëdha në opinonin publik shqiptarë.

Pasi dim që edhe gjatë luftës së fundit në Kosovë, priftërinjët kanë pasur një rol në gjenocidin e krijuar tek shqiptarët.

Rreziku që pasohet nga ata është ende present pasi të njejtit po vazhdojnë të jenë në Kosovë.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava.

Image
Hajrullah Tërnava

Ai u shpreh se diplomatët duhet sa më shpejt të arrijnë një marrëveshje me Serbinë.

Gjithashtu cek se dëbimi i priftërinjëve mund të hapë telashe në bisedimet mes dy shteteve.

Situata tani e krijuar në regjion dhe ma gjerë, e sidomos situaten në të cilën tani gjendet Kosova, që për tani është shteti më i izoluar në botë, diplomatët e Kosovës duhen të jenë të vëmendshëm me politikat e tyre diplomatike. Me të cilat veprime nuk duhen të shkaktojnë konflikte e sidomos tani kur me shtetin e Serbisë po zhvillohen negociata të cilat po i ndërmjetëson faktori ndërkombëtar, që të arrihen njohjet reciproke mes këtyre dy shteteve Serbi-Kosovë. Meqë territoret në të cilat gjenden kishat serbe e që e gëzojnë një sovranitet territorial me hektarë të tërë, që këtë sovranitet ua ka konfirmua edhe Gjygji Kushtetues i Kosovës. Tani nuk është koha të hapen këto tema edhe ashtu të ndjeshme, që do të shkaktonin edhe pengesa për bisedimet e radhës. Në këto kohëra tani po përflitet se gjithsesi që duhet të arrihet marrëveshja e njohjeve reciproke mes dy shteteve, e që është tepër e rëndësishme për Kosovën, dhe po u arriten këto marrëveshje rreth njohjeve reciproke, edhe Kosovës do i hapen rruget drejte BE, si dhe anëtarësimet tjera sikur që është BE, NATO, INTERPOL dhe OKB”, u shpreh ai.

Eksperti i sigurisë më tej thotë që institucionet kompetente duhet të ndërmarrin veprime ndaj priftërnjëve, të cilët janë spiunë të KOS-it dhe BIA-s.

Në këto kohëra sikur e shpjegova duhen të përcillen angazhimet e priftërinjve nga institucionet kompetente sikur që janë AKI dhe Policia. E nëse ata bëjnë aktivitete kundër shtetit tonë sikur që janë veprime spiunazhe, e që kishte me u nënkuptu se ata janë spiunë të KOS-it dhe të BIA-se serbe, pavarësisht se cilët priftërinjë janë në pytje, për të gjithë duhen të krijohen lëndet dhe të përcillen ata të dyshimtë nga shërbimi sekret i AKI-së, dhe në baza argumentuese të kryerjeve të veprimeve kriminale ndaj shtetit tonë”, shpjegon eksperti i sigurisë.

Mos të harrojmë që në situaten në të cilen tani gjendemi sikur e shpjegova më lartë. Është e mundshme që priftërinjët janë të involvuar në ato veprime kriminale ndaj shtetit tonë, shton tutje ai.

Gjithashtu nëse është nevojshme edhe të hetohen ata priftërinjë për të cilët dyshohet se kanë kryer krime, edhe nëse janë zbulu veprimtaritë e tyre kriminale, të ndërmirren veprimet e burgosjeve të tyre dhe dënimeve si rezultat i atyre krimeve që i kanë krye ndaj vendit tonë, apo edhe të dëbohen nga shteti ynë. Mos të harrojmë që në situaten në të cilen tani gjendemi sikur e shpjegova më lartë. Është e mundshme që priftërinjët janë të involvuar në ato veprime kriminale ndaj shtetit tonë, e kur dihet se në afërsi të qytetit të Nishit qëndrojnë Qendrat intelegjente të Rusisë, si shërbime sekrete ruse në numër jo të vogël. Që e kanë për qëllim angazhimin e priftërinjëve, që në territorin e Kosovës të jenë proaktiv, si detyrë që i marrin nga shërbimet ruse, e që Rusia e ka për qëllim që me veprime të tilla të angazhimit të priftërinjëve për qëllimet armiqësore, serbëve të iu qëndrojnë pranë dhe me këtë të iu tregojnë besnikëri ndaj tyre, dhe për të iu dhënë shpresë serbve se Rusia po angazhohet për ta rikthyar Kosovën, Serbisë”, përfundoi eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat