Ky është qëllimi i Florin Krasniqit, “dështakut të frustruar”! / Kërkon ta rikthejë botën ‘e tenderëve’ të komandantëve!

Politika

Ky është qëllimi i Florin Krasniqit, “dështakut të frustruar”! / Kërkon ta rikthejë botën ‘e tenderëve’ të komandantëve!

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 22 korrik 2022 Në ora: 18:20
Florin Krasniqi dhe Albin Kurti

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Florin Krasniqi së fundi është paraqitur nëpër media, duke ‘sulmuar’ dhe kritikuar Kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin dhe Qeverinë.

Në intervistat e dhëna së fundi nëpër media, ai ka folur ashpër për kryeministrin Kurti duke e quajtur edhe mashtrues.

Ish-deputeti Krasniqi ka thënë se kryeministri Albin Kurti gjithçka që ka folur ka gënjyer. Ai ka thënë se i ka kërkuar Kurtit ta respektojë himnin e Kosovës, por sipas tij, “i ngrijke këmbët si thiu në akull”.

“Me Amerikën është zor me u pajtu. Unë nuk pajtohna që meritojmë qekaq. Nuk meritojmë me ardh në qeveri, një qeveri me një njeri që gjithçka që ka fol na ka mashtru. Unë jam kon aty, nuk jena çu për himnin e Kosovës. Qu bre çohum, i ngulke këmbët si thiu në akull, jo nuk çohna”, tha ai.

Krasniqi thotë se Kosova nuk e meriton një mashtrues si Albin Kurti, siç e quan ai.

“Krejt çka ka thënë para se me ardh në pushtet ka rrejt. More gjithçka, nuk shkoj në Bruksel tash me vrapë e në Bruksel. Kosova nuk meriton asi mashtruesi”, tha Krasniqi.

Janë bërë më tepër se një vit që kur Albin Kurti është në krye të Qeverisë së Kosovës, ndërsa Krasniqi ka kohë që jeton dhe vepron jashtë Kosovës. Mirëpo, ai është rikthyer këto ditë në Kosovë, dhe po shfaqet nëpër media duke ‘sulmuar’ kryeministrin Kurti.

Pse po ndodhë kjo tani, dhe a ka një agjende para vetes ai? Cili është qëllimi i tij, pasi shumë akuza të tij, nga figura të njohura të diasporës u quajtën gënjeshtra? A ka motive personale, si qëllimi i përfitimit të tenderëve, mospërfitimi i tyre apo çka e shtyn Krasniqin për ato akuza?

Lidhur me këtë ҫështje kanë folur njohësit e ҫështjeve politike në Kosovë.

Kështu, Faton Mehmeti, thotë se, këto deklarata të Florin Krasniqit vijnë pas dështimit të tij për të marrë Vetëvendosjen bashkë me Dardan Molliqajn.

Mehmeti: Florin Krasniqi me Albin Kurtin s’mund të bëjë pazare ҫka e shtyn edhe më tepër të jetë zhurmues

Image
Faton Mehmeti

“Dështakët gjithnjë janë të zhurmshëm dhe të frustruar, i tillë është edhe Florin Krasniqi. Pasi dështoi në përpjekje për t'ia marr VV-në Albin Kuryit, dështoi bashkë me puçistët e tjerë në krye me Dardan Molliqajn. Duke parë se VV arriti fitore historike, me qeverisjen e të cilës janë të kënaqur shumica e qytetarëve-ҫka nënkupton qëndrim të gjatë të saj në pushtet, Florini është tërbuar”, vlerëson Mehmeti.

Ai thotë se akuzat e tij janë të pabaza dhe mund të jenë të shtyra nga njerëzit e PDK-së.

“Akuzat e tija janë pa baza, inatçore dhe krejtësisht meskine. Nuk habitem nëse Florini është i shtyrë edhe nga njerëz të PDK-së, këtij njeriu nuk i besoj andaj edhe është e pritshme çdo gjë nga soji i tij. Kështu që, Florin Krasniqi, me Albin Kurtin s’mund të bëjë pazare ҫka e shtyn edhe më tepër të jetë zhurmues. Fatkeqësisht, mediat s’duhet t'i kushtojnë rëndësi një dështaku si soji i tij dhe i Dardan Molliqaj”, thotë Mehmeti për ‘Bota sot’.

Ndërkaq analisti tjetër politik, Skender Mulliqi thotë se Krasniqi u ‘zgjua nga gjumi’ tani për të marrë ndonjë tender të ri ose diçka tjetër.

“Ish anëtari i LVV-së dhe ish-deputeti nga kjo parti, Florin Krasniqi, pas një heshtje të gjatë, u zgjua bukur rrmisht nga gjumi. Pse? shtrohet pyetja logjike. Më duket mua së i ka ra ndërmend së duhet me marr ndonjë tender të ri apo diҫka tjetër. Nuk di unë për vete ndonjë justifikim tjetër, mund edhe të gabohem”, vlerëson Mulliqi.

Image
Skender Mulliqi

Mulliqi: Krasniqit i ka ra ndërmend se duhet me marr ndonjë tender të ri apo diçka tjetër

Ai thotë se kritikat që i ka adresuar ndaj Kurtit për gjoja populistë dhe se i ka acaruar marrëdhëniet me Amerikën, mund të lidhen me atë, pse ky e ka humbur hapin për të ardhur në ndonjë pozitë pushtetare, siç ishte dikur kur ishte në LVV.

“Si duket shumica e shqiptarëve pa dallime partiake janë aq lakmitarë dhe karrieristë sa është e pamundur të besohet. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti erdhe në pushtet në mënyrë plebishitare, dhe ҫfarë ka faj ai, që kjo po lidhet jo vetëm nga Krasniqi, por edhe nga opozita të cilët Kurtin, po e quajnë pa të drejtë populist. Nuk dua të besoj nga fjalori i ashpër i Krasniqit, ndaj Kurtit dhe të tjerëve në LVV, se është duke ndodhur sipas diktatit të bllokut opozitar. Për të lëshuar akuza ndaj dikujt në poste të larta politike apo edhe të nivelit më të ulët, duhet pasur argumente, për keqpërdorim të pozitës apo për hajni, që këto argumente shihet nga deklaratat e Krasniqit, që nuk i ka për Albinin”, thotë ai.

Mulliqi thotë se Krasniqi çuditërisht po kthehet në skenën politike, duke e kritikuar Kurtin, thuajse nuk pa kënd e kritikon për gjendjen e keqe të krijuar për 20 vite nga ish pushtetet.

“Këto shembje të mëdha dhe të vogla të sistemeve, nuk ka mundësi askush t’i riparojën për një kohë të shkurtër, e as qeveria e Albin Kurtit. Krasniqi thotë se marrëdhëniet me Amerikën kanë rënë në nivelin më të ulët, gjë që vështirë të besohet. Pse, kanë rënë sipas tij në këtë nivel? Pse Kurti bëri ndryshime qëndrimi diametralisht të kundërta dhe shumë pozitive në bisedime më Serbinë, që nuk i kishim nga ish pushtetet, të cilët lejuan që agjendat e këtyre bisedimeve të caktohen nga Vuçiqi”, thotë Mulliqi.

Sipas analistit politik, ngritja në nivel të barabarësisë në bisedime besoj që përkrahet edhe nga Amerika.

“Nëse Krasniqi ka menduar te takimet e kryeministrit në Amerikë, ai ka pasur takime edhe të niveleve të larta, jo vetëm të niveleve kurtuazi e siҫ i paraqet Krasniqi ato. Nëse Kurti ka pasur shumë takime me bashkatdhetarë, mendoj se kanë qenë takime të nevojshme dhe të frytshme, që të investohet nga Amerika edhe në Kosovë, ku pa investime të jashtme, të cilat ishin stopuar nga ish-pushteti, nuk ka mundësi që më shpejt të dalim nga kriza ekonomike. Kjo nuk vlen vetëm për Kosovën, por vlen edhe për shtetet që janë shumë më të mëdha dhe më të forta ekonomikisht. LVV-ja edhe mund të ketë bërë gabime në të kaluarën siç thotë Krasniqi, por ne po flasim për të tashmen kur LVV-ja është në pushtet, dhe nuk është duke punuar keq, së bashku me Listën Guxo. Është mirë që një herë e përgjithmonë të lihen anash inatet politike apo personale, se kjo po e dëmton zhvillimin e proceseve demokratike në Kosovë. Mjaft gjatë patëm zënka në Kuvend dhe në medie, të cilat nuk ju kanë shërbyer për asgjë të mirë qytetarëve. Ato janë bërë dhe po bëhen kryesisht nga njerëzit, të cilët kanë apetite karrieriste apo apetite të luftës absolute për pushtet, dhe për përfitime personale, e që nuk mund të justifikohen”, thekson analisti Mulliqi për ‘Bota sot’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat