Lidhja e Mustafës me Thaçin e Veselin – Eksperti i sigurisë hedhë dyshime për lidhje me nëntokën kriminale në veri

Politika

Lidhja e Mustafës me Thaçin e Veselin – Eksperti i sigurisë hedhë dyshime për lidhje me nëntokën kriminale në veri

Nga: N. Sh. Më: 23 korrik 2022 Në ora: 15:48
Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Kadri Veseli

Qeveria e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë dhe Doganat kanë kryer dhjetëra aksione këtë vit në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ndër aksionet që ishin më ‘pikante’ ishin ato të kryera në veri, ku kemi pasur edhe të arrestuar kriminelë serbë për krim e kontrabandë.

Për këto aksione të Policisë eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava, thotë se janë të mirëseardhura dhe në kohën e duhur, duke shtuar se Policia dhe në përgjithësi shteti i Kosovës duhet të vazhdoj këtë luftë.

Tërnava shprehet këto aksione nuk po u pëlqejnë atyre që deri dje kanë qeverisë me Kosovën.

Sipas tij, ata që ishin gjatë në pushtet, e tani janë jashtë pushtetit si të pensionuar, nuk po mund të pajtohet me realitetin dhe ndëshkimin që e kanë marr nga vota e sovranit.

“I tillë është edhe ish kryeministri Isa Mustafës që mund të llogaritet si i dështuar në qeverisjen e tij. Ai megjithatë tani s’pajtohet dhe prapë dëshiron që të jetë në vëmendjen e adhuruesve të LDK, edhe pse ai është përgjegjësi kryesor që këtë parti e ka pru në këtë gjendje të mjerueshme, që në zgjedhjet e fundit fituan vetëm 12%. Me këtë u dëshmua se partinë të cilën e ka udhëhequr Isa Mustafa, tani vështirë se në një kohë të gjatë do arrij më që ta ngrisin në atë nivel që të jetë si parti e parë apo edhe e dytë, sepse elektorati i LDK është tepër i zhgënjyer në ata që e udhëhoqën mbi 10 vite këtë parti dhe e devalvuan në mënyrën më denigruese”, thotë Tërnava.

Image
Hajrullah Tërnava

Ai shprehet se rënia e LDK-së ndodhi pasi Isa Mustafa me bashkëpunëtoret e tij u bënë bashkëpunëtorët më të ngushtë dhe më të dëgjueshëm të PDK-së, e sidomos të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

“Kështu bënë edhe ndaj të tjerëve të asaj partie, dhe çfarë ata kërkonin nga ajo udhëheqësi e LDK-së, ata ua u kryenin punët çfarë i dëshironin udhëheqësit e PDK-së. Kjo sjellje nënshtruese ndaj PDK-së dhe SHIK-ut e bënë Isa Mustafën qesharak dhe me karakter të sjelljes diletante. Si njeri diletant dhe i dështuar që është, akuzat dhe kritikat e ish kreut të LDK-së, dhe ish kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafës, i cili i është kundërvënë Qeverisë Kurti në aksionet e saj për rend dhe ligj në veri të vendit, në luftë kundër krimit dhe korrupsionit, duke deklaruar se Kryeministri Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani e kanë zgjedhur mënyrën më të gabuar të zgjidhjes së problemeve me qytetarët serb, sepse ata po komunikojnë përmes njësive special dhe jo me qasje demokratike dhe përpjekje për bindje institucionale e politike, janë sjelljet më të ulëta dhe të pa moralshme të një politikani”, potencon ai.

Eksperti shton se, të gjitha aksionet antikrim që institucionet e drejtësisë i kanë ndërmarr në veri të Kosovës dhe komunat tjera me shumicë serbe, janë me qëllim të instalimit të shtetit të së drejtës, zbatimit të ligjeve dhe kushtetutës e luftës kundër kontrabandës e krimit të organizuar.

Qeveria ka gjetur mbështetje të fuqishme edhe tek miqtë ndërkombëtar, madje për qasjen e qeverisë ndaj krimit dhe kontrabandës, informalitetit që zhvillohet në zonat kufitare me Serbinë, të banuara nga shumica serbe dhe të kontrolluara nga strukturat ilegale kriminale, institucionet e shtetit kanë marr mbështetje të fuqishme edhe gjatë raportimit të fundit për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, nga shumica e pjesëmarrësve në diskutime”, shton ai.

Tërnava thekson se Mustafës nuk i ka bërë fare përshtypje mbështetja e ndërkombëtarëve për Qeverinë e Kosovës.

“Duket se Isa Mustafës nuk i paska bërë fare përshtypje mbështetja e fuqishme ndërkombëtare dhënë qeverisë së Kosovës në luftë kundër krimit. Kritikat absurde dhe diletante të Isa Mustafës ndaj qeverisë dhe institucioneve të rendit e të drejtësisë, për aksionet antikrim në veri, na bëjnë të dyshojmë për lidhjen që mund të kenë pasur në të kaluarën edhe vet ish pushtetarët në ato veprime të paligjshme, prandaj flasin e ankohen për përfitime personale dhe të grupeve mafioze të nëntokës kriminale, me të cilat kanë bashkëvepruar dhe kanë bashkëjetuar, kurse tani me ndjekjen dhe kapjen e tyre ngjallet frika për tu zbuluar edhe veprimtaria e tyre e tërësishme e inkriminuar ju kundërvihen dhe i kritikojnë veprimet e tilla”, shton ai.

Tërnava pohon se, kritikat e Mustafës nuk duhet të ndikojnë në zmbrapsjen e qeverisë në projektin antikrim.

“Prej kësaj qeverie në pushtet kërkohet që të luftohen të gjitha të këqijat e deritashme që iu kanë bërë vendit tonë, dhe hiq pa hezituar, aty ku zbulohen te inkriminuarit qofshin edhe ata që ishin Kryeministra apo Ministra. ndaj të gjithë atyre të ndërmerren masat ligjore sikur ndaj çdo krimineli që ka kryer vepra të turpshme kriminale”, përfundon Hajrullah Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat