Droga, UDB-a dhe ortodoksia, lidhja e trefishtë Rama-Vuçiq/ Ja si mund të zbardhen detaje të frikshme

Politika

Droga, UDB-a dhe ortodoksia, lidhja e trefishtë Rama-Vuçiq/ Ja si mund të zbardhen detaje të frikshme

Arife Morina Nga Arife Morina Më 24 korrik 2022 Në ora: 10:33
Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiq

Të shumtën e kohës analistë, politikanë dhe të tjerë, kanë menduar se lidhja e kryeministrit Edi Rama me presidentin e Serbisë, kryesisht ndodhë për shkak se vetë ai, dhe një pjesë e inteligjencës dhe politikës kontrollohet nga shërbimi inteligjent i Serbisë dhe lidhjet ortodokse.

Një ndikim apo kontroll i krijuar nga sigurimi jugosllav (OZNA para UDB-së etj.) që nga themelimi i Partisë Komuniste të Shqipërisë, nga Dushan Mugosha dhe Milladin Popoviçi, një simbiozë që ka vazhduar gjatë gjithë komunizmit, dhe në demokraci ka gjetur sërish mundësitë e veprimit, në Shqipërinë e varfër, e të katandisur nga sistemi komunist.

Por, së fundi një detaj i publikuar në mediat serbe për veprimtarinë kriminale të presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, ka krijuar edhe një ide të re, se pse është aq e fuqishme lidhja, Rama-Vuçiq!

Bazuar në rrjedhën e një ngjarje në Serbi, rezulton se presidenti i Serbisë Vuçiqi është pjesë e një kupole të trafikimit të drogës.

Kjo u bë e ditur nga Maja Bjelos e Forumit të Sigurisë në Beograd, e cila ka thënë se një inspektor policie në Serbi me emrin Slobodan Milenkoviç ka zbuluar një rrjet të distribuimit të drogës që përfshin presidentin Vuçiq dhe vëllain e tij.

Sipas kësaj eksperte të sigurisë, në Serbi po diskutohet ekzekutimi i mundshëm i këtij inspektori policor.

“Tema kryesore në Serbi është ekzekutimi i mundshëm i inspektorit të policisë i cili zbuloi se presidenti serb dhe vëllai i tij janë të përfshirë në prodhimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike përmes një rrjeti qeveritar. ministra, oficerë të ushtrisë dhe inteligjencës dhe kriminelë”, ka shkruar ajo.

Meqenëse Shqipëria konsiderohet një vend kampion në Europë për kultivimin dhe trafikimin e drogës, një nga rrugët për shpërndarjen e saj në Perëndim është Serbia.

Kështu, që ekzistimi i një rrjeti qeveritar serb për shpërndarje të drogës dhe një rrjeti në Shqipëri, ku përgjegjësi të mëdha mban Rama, krijojnë idenë se ata e kanë edhe një miqësi të përbashkët, ‘drogën’!

Analistët politikë, Gani Qarri dhe Muhamet Kelmendi komentuan këtë çështje, duke përmendur mundësinë e përfshirjes në këtë skandal mafiozo-politik.

Qarri: Skandali më i madh mafiozo-politik

Image
Njohësi i çështjeve politike, Gani Qarri.

Lidhur me këtë, në një prononcim për “Bota sot” foli njohësi i çështjeve politike, Gani Qarri.

Fillimisht, ai përmendi faktin se kanë kaluar më shumë se dy vite që nga përfshirja e Vuçiqit në skandalin më të madh mafiozo-politik në rajon.

“Ka më se dy vite, qysh kur shpërtheu skandali i mafisë në Serbi, skandali më i madh mafiozo-politik, i cili tronditi jo vetëm shtetin serb, por dhe gjithë rajonin, për shkak të zbardhjes së lidhjeve të krimit të organizuar të cilat kishin arritur jo vetëm deri në krye të qeverisë serbe, por gjetën të involvuar në koketim me mafian drejtpërsëdrejti edhe vet presidentin Aleksandër Vuçiq në Beograd.

Për aq më tepër, krimineli i burgosur në fund korrikun e vitit 2021 Veljko Belivuk, në deklaratën e dhënë para prokurorisë dëshmonte publikisht, se në një lagje të Beogradit ai personalisht ishte takuar edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe bashkëpunëtorët e tij nga Partia Përparimtare Serbe (SNS). Madje vet Vuçiqi kishte kërkuar jo vetëm shërbime të thjeshta prej grupit mafioz e kriminal të Belivukut, por ai në disa raste, kishte marrë edhe urdhra nga Presidenti serb Alekander Vuçiq, se si, ku dhe kundër kujt duhej të veprohej, nga ky grup”, deklaroi analisti.

Krahas kësaj, Qarri tha se ndonëse është ngritur një aktakuzë ndaj këtij rasti shteti serb ka frikë nga gjyqi i kriminelit Belivuk, pasi edhe frikësohen se mund të dalin detaje të frikshme mbi përfshirjen e Vuçiqit.

“Në fakt deri vonë veprimet mafioze në Serbi, janë paraqitur qëllimisht nga shteti, vetëm si pjesë e krimit të organizuar, por pas arrestimit të kriminelit Veljko Belivuk dhe grupit të tij, në korrikun e vitit 2021, i cili akuzohet për rrëmbime, tortura, përdhunime, trafik droge dhe armëmbajtje pa leje, deri te vrasjet e kundërshtarëve edhe me sëpatë, kanibalizëm dhe bluarjen e mishit të njerëzve, ka filluar të zbulohet edhe roli i shtetit serb në mbrojtjen e këtyre kriminelve dhe grupeve të tyre.

Prandaj, megjithëse kundër këtij grupi është ngritur tanimë një aktakuzë, pushteti në Serbi ka frikë nga gjyqi i kriminelit Veljko Belivuk, për faktin se ai mund të zbardh edhe detaje tjera të frikshme mbi involvimin e presidentit Aleksandër Vuçiq në veprimet e grupeve mafioze dhe krimit të organizuar”, theksoi ai.

Në vazhdim, analisti përmendi edhe disa nga udhëheqësit e lartë të shtetit serb që dyshohen se janë përfshirë në këto afera të drogës.

Madje, përmendi edhe bandat e rajonit të cilat përfshihen në këtë rrjet të trafikimi të armëve dhe drogës, siç janë bandat nga Shqipëria, Mali i Zi etj.

“Kohët e fundit në media dhe qarqe të ndryshme politike e civile në Serbi janë shtuar shumë zërat që deklarojnë publikisht se ngritja e grupeve mafioze në kohë dhe përmasa të tilla, ka mundur të ndodhte vetëm në bashkëpunim të ngushtë me vet udhëheqjen shtetërore të Serbisë, kurse gazeta "Le Monde", qysh në gusht të vitit 2021, e lidhte drejtpërsëdrejti Aleksandër Vuçiqin me mafien, e cila shkruante se pas trafikut të armëve dhe cigareve, që nisi tri dekada më parë, tani në rajon, lulëzon droga e cila në Europë dhe Ballkan arrin edhe nga vendet e Amerikës latine, ku janë të përfshira bandat nga Serbia, Shqipëria, Mali i Zi etj.,”, nënvizoi Qarri.

Tutje, ai konsideron se duke parë se Vuçiqi është një nga akterët kryesor që lidhet me mafinë, mund të dyshohet se mund të ketë bashkëpunim për drogë me Ramën.

“Duke qenë se tanimë dihet edhe publikisht, se njëri nga aktorët kryesor të rangut më të lartë shtetëror të lidhur me mafien, është vet Aleksandër Vuçiq, kjo dëshmon katërçipërisht se, përveç lidhjeve fetare me Ramen, me detyra nga ortodoksia greko-serbe dhe spiunazhi serbo-rus, si duket bashkëpunimi Vuçiq -Rama, shkon përtej kësaj historie dhe është i varur edhe nga bashkëpunimi i drogës”, u shpreh analisti.

Ndër të tjera, Qarri tha se nuk dihet ende nëse Rama është i përfshirë në rrjetin mafioz të Vuçiqit me vëllain e tij, prandaj nuk dihet se si mund të veprohet më tutje nëse një gjë e tillë vërtetohet.

“Pra, ende nuk dihet saktësisht se si do të veprohet me Ramën, nëse lidhjet e tij me Vuçiqin, kalojnë kufijtë miqësor dhe janë futur thellë edhe në kanalet e mafies së qarkullimit të drogës, në itinerare të shkurtra e të gjata, kur dihet se disa herë u kap droga e ngarkuar në kamion, por edhe e kamufluar me ngarkesë bananesh, ardhur në anijet tregtare, nga vendet latine, si Kolumbia etj, në Durrës, gjë që pa lidhje të forta deri tek krerët më të lartë të shtetit, ishte e pamundur të ndodhte e të përsëritej disa herë”, përfundoi Gani Qarri për “Bota sot”.

Kelmendi: E ardhmja e shqiptarëve është në BE

Image
Profesori Muhamet Kelmendi

Ndërsa, profesori Muhamet Kelmendi thotë se duke marrë parasysh faktin se në Ballkanin Perëndimor ka lulëzuar krimi dhe korrupsioni, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë vendosur këtë rajon në interes të saj.

“SHBA-të e kanë vendosur Ballkanin në fokus të interesave të tyre.

Mbi këtë bazë u nxorën vendime dhe shumë persona në Serbi, në Bosnje e Hercegovinë dhe në Kosovë u shpallen persona "Non-grata". Uashingtoni i futi në listën e zezë dhe po i vëzhgon. Mbeti kryekrimineli i Ballkanit, terroristi Vuçiq dhe banda e tij e krijuar që vepron në shtetet e Ballkanit Perëndimor”, tha profesori.

Kelmendi tha se rrjeti i shpërndarjes së lëndëve narkotike të Vuçiqit dhe vëllait të tij po ndihmohet edhe nga lidhjet e forta me Listën Serbe dhe këtej shpërndahet në Kosovë, në Bosnje e Hercegovinë, në Maqedoni dhe në Shqipëri.

“Ekspertja e sigurisë, Maja Bjelso e kategorizoi A. Vuçiqin dhe vëllain e tij në subjektet përgjegjëse për prodhimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike përmes një rrjeti qeveritar, përfshirë këtu ministra, oficerë të ushtrisë dhe të inteligjencës, si dhe kriminel.

Kjo vepër kriminale vazhdon nëpërmjet lidhjeve të forta me Listën Serbe dhe këtej shpërndahet në Kosovë, në Bosnjë e Hercegovinë, në Maqedoni, mendohet edhe në Shqipëri, si dhe nga atje, nëpër vende të ndryshme të Evropës”, theksoi ai.

Në fund, profesori tha se në këtë rrjet dyshohet se mund të jetë i përfshirë edhe Edi Rama si mik i ngushtë i Aleksandar Vuçiqit.

Kësisoj, ai kërkoi që Tirana të hetojë punën e Vuçiqit dhe ndikimin e tij në shtetin shqiptar.

“Në këtë mes dyshohet shumë puna e Baton Haxhiut dhe e klikës së tij në Prishtinë dhe në Tiranë. Këtej dyshimet po shkojnë edhe te z.Edi Rama, si mik i ngushtë i Haxhiut dhe i Vuçiqit, lidhjet e tilla janë shumë fatkeqe.

Është e pabesueshme se z.Rama është në klikën e tillë. Mirëpo, bashkëpunimi me Baton Haxhiun dhe me terroristin Aleksandër Vuçiq, e me klikën e Zaevit në Shkup, krijon dyshime.

Tirana kërkohet ta analizojë punën me klikën e terroristit Vuçiq dhe të marrë qëndrim kundër “Ballkanit të hapur” dhe këtij krimineli ballkanik. Nuk i duhet Tiranës lidhja me Beogradin, pasi e ardhmja e shqiptarëve është në BE”, përmbylli Muhamet Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat