“Opozitë grykëse e biznesit” / Analisti tregon planin e tyre

Politika

“Opozitë grykëse e biznesit” / Analisti tregon planin e tyre

Nga: A.SH Më: 24 korrik 2022 Në ora: 11:01
Kuvendi i Kosovës

Analisti Skënder Mulliqi ka komentuar punën dhe veprimet e opozitës.

Ai ka thënë se kjo opozitë nuk po e bën punën siç duhet.

Madje, kjo nuk është opozitë parimore, por një opozitë grykëse e biznesit.

“Ne kemi një situatë më shumë probleme zhvillimore, e nuk kemi nevojë për gjendje të krizave të vazhdueshme politike dhe institucionale. Opinioni e gjerë publik gjithnjë e më shumë po e kupton se nuk kemi të bëjmë me opozitë parimore, por kemi të bëjmë me grykësit e biznesit, dhe kemi të bëjmë me punë tjera të interesave personale.

Kjo opozitë nuk besojnë në ide përparimtare, nuk dëshirojnë t’i besojnë platformave dhe programve të mira politike. Krejt çka po anagazhohen opozitarët është që ta kthejnë kohën e fitimeve të parasë. Këta janë mësuar që gjithçka të bëjnë me parat e huaja, edhe ushqimin e kanë pasur për 20 vite gratis. Këtu gjithçka është e ditur. Të vetmin qëllim e kanë jo të bërit politikë, por kanë interesa financiare”, shprehet ai.

Ai tutje, tregon edhe synimet e opozitës, duke thënë se po planifikojnë të grabisin pushtetin, që ta privatizojnë shtetin.

“Opozitarët planifikojnë jo për avansim të proceseve të ngecura, por planifikojnë të grabisin pushtetin, që ta privatizojnë shtetin, dhe që të mbesin të pa ndëshkueshëm nga ligji, duke i futur sërish milionat në xhep. Këta po e bëjnë lojën politike që t’i kanë të gjitha, duke harruar se njerëzit kanë nevojë për zhvillim dhe mirëqenie. Kjo logjikë e opozitës është logjikë e shekullit të kaluar, në të cilën edhe po financojnë.

Këto plane nuk i sjellin asgjë të mirë Kosovës, madje as atyre vet. Çmenduritë politike nuk na duhen. Pushteti merret me votën e lirë, e jo duke shkelur me të dyja këmbët mbi të tjerët. Kjo logjikë politike, nese ka funksionuar dikur, tash zor që do të vjen në shprehje…”, përfundon Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat