Nuk ka gjasa për lojëra dhe cirk me Gjykatën Speciale /Nuk mund të ketë kurrfarë kontrolli mbi këtë gjykatë

Politika

Nuk ka gjasa për lojëra dhe cirk me Gjykatën Speciale /Nuk mund të ketë kurrfarë kontrolli mbi këtë gjykatë

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 24 korrik 2022 Në ora: 21:03
Ilustrim

Gjykata Speciale është formuar në vitin 2016, për të gjykuar ata që kanë bërë krime gjatë luftës dhe pasluftës deri në vitin 2001.

Tani kjo gjykatë me seli në Hagë, ka paraburgosur disa nga udhëheqësit e të majtës të UÇK-së, Hashim Thaçin, Rexhep Selimin, KadriVeselin, Jakup Krasniqi, SaliMustafa, ndërsa ka dënuar me burg për shkak të shkeljeve ligjore, dhe rrezikimit të dëshmitarëve, NasimHaradinajt, HysniGucatitetj, me arsyen për krime lufte.

Kjo gjykatë nuk ka ndonjë mekanizëm për kontroll, sipas atyre që po ankohen ndaj saj.

Por, nuk ka ndonjë praktike që ndaj këtyre gjykatave të ketë ndonjë instancë kontrolli. Në fakt, as në Kosovë nuk ka kontroll ndaj gjykatave të rregullta, përveç Gjykatës Kushtetuese.

Por, gjykata speciale, Dhomat e specializuara, e kanë në strukturën e tyre edhe Dhomën e Gjykatës Kushtetuese, e cila para konstituimit të kësaj gjykate, ka shqyrtuar çdo dokument konstituiv, nëse janë në harmonit me ligjet dhe me Kushtetutën e Kosovës, e rrjedhimisht me konventat ndërkombëtare, të cilat në Kosovë zbatohen drejtpërsëdrejti.

Por, pse po bëhen këto përpjekje, është e qartë se janë rrjedhojë e vullnetit të të akuzuarve dhe mbështetësve të tyre, që ata t’i shmangen dënimeve.

Ushtrimi i kontrollit ndaj drejtësisë, është kryesisht model i vjetruar i kohës së komunizmit dhe regjimeve totalitare e autoritare, si Kina, Kuba, Rusia etj.

Por, duket se kjo çështje nuk do të mbyllet, që kur nga zyrtarët shtetëror e përmendi GlaukKonjufca.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu thotë se Gjykata Speciale si pjesë e Kushtetutës së Kosovës nuk mund të ndryshohet, veçanërisht kur pjesë e Kuvendit është edhe Lista Serbe.

Derisa tha se përgjegjës duhet të mbahen ata që u kanë bërë presion deputetëve në kohën kur u themelua gjykata speciale më 2016, dhe jo qeveria aktuale.

“Siç e dini Gjykatën Speciale e kanë futur në Kushtetutën e Kosovës. Kushtetuta nuk mund të ndryshohet pa votat e 2/3 të deputetëve shqiptarë dhe pa 2/3 e votave të komuniteteve. Siç e dini, edhe Lista Serbe është në Kuvend dhe nuk jep mbështetje për një gjë të tillë. Ne e kemi gjetur Gjykatën Speciale si fakt të kryer. Përgjegjës nuk mund të mbahemi ne, përgjegjës duhet të mbahen ata që ia kanë ndrydhur duart deputetëve në kohën kur u themelua. Ata hedhin akuza drejt qeverisë, por mendoj se janë pikërisht ata që duhet të japin përgjegjësi për veprimet që kanë bërë”.

“Sa i përket mekanizmit mbikëqyrës pas vizitës që ka pasur Kryetari i Kuvendit dhe vizitës time në Hagë kjo çështje është në kuadër të diskutimeve institucionale dhe ende nuk mund të them se cila është zgjidhja për këtë. Mirëpo, ju garantoj që jemi në diskutime me institucionet në Republikën e Kosovës për ta adresuar këtë çështje sepse është e paprecedent që një institucion si Gjykata Speciale nuk ka asnjë mekanizëm tjetër që e mbikëqyr punën”, ka thënë ministrja Haxhiu.

Burjani: Nuk mund të ketë kurrfarë kontrolli mbi Gjykatën Speciale

Image
Blerim Burjani

Njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani, për gazetën “Bota sot” deklaron se mbi këtë gjykatë nuk ka dhe nuk mund të ketë ndonjë mekanizëm kontrolli.

Sipas tij, kjo gjykatë është bërë me pajtimin e dy palëve, Kosovës dhe BE-së, andaj nuk mund të shkëputet njëanshëm.

“Nuk mund të ketë kurrfarë kontrolli as kurrfarë mekanizmi mbi këtë gjykatë, është absurde të shkojë mendja. Kjo gjykatë u bë me marrëveshje të dyanshme në mes të BE-së dhe Kosovës dhe nuk mund të shkëputet njëanshëm, por vetëm plotësohen kushtet ashtu si e parashohin konventat ndërkombëtare, pra nuk ka gjasa për lojëra dhe cirk, fatkeqësisht kjo gjykatë kur është bërë mekanizma që nuk mund të ndërhyhet në asnjë mënyrë për të penguar atë, pra mbetet të kryejë punën e vet kështu si e bënë, pa ndikim dhe e pavarur”, thotë ai.

Tutje, shton se kjo gjykatë nuk mund të shuhet veç nëse BE dhe Kosova e vlerësojnë ndryshe, gjithmonë bazuar te marrëveshja që kanë të dyja palët.

“Nuk ka mekanizma që kontrollojnë asnjë gjykatë, andaj s’ka mundësi për ndërhyrje. Kur është themeluar, nuk lanë mundësi ndërhyrje kurrëçfare. Kjo gjykatë në mënyrë të njëanshme nuk mund të shuhet asnjëherë por vetëm nëse BE dhe Kosova vlerësojnë ndryshe, bazuar në marrëveshje që kanë”, përfundon ai.

Kelmendi: Gjykata Speciale në Hagë është gjykatë e Kosovës

Image
Muhamet Kelmendi

Juristi Muhamet Kelmendi bën dallimin mes gjykatave duke thënë se Tribunali Ndërkombëtar në Hagë është krijuar nga KS i OKB-së, kurse Specialja është krijuar nga Kuvendi i Kosovës, duke shtuar se atë kohë nuk diskutohej modaliteti, por votimi i saj.

“Gjykata Ndërkombëtare e Hagës dhe Gjykata Speciale nuk janë krijuar që ndonjë subjekt gjyqësor i vendit të ketë kontroll juridik mbi punën e tyre. Këtej shkon edhe fakti se nëse lejohet që Gjykata Supreme e një vendi a e Kosovës për personat e vet fizik të akuzuar të vendos, atëherë kjo gjykatë as që ishte krijuar si mekanizëm ndërkombëtar. Tërë çështja është se këto si Tribunali Ndërkombëtar në Hagë është krijuar nga KS i OKB-së, ndërsa Gjykata Speciale për Kosovën atje është krijuar nga Kuvendi i Kosovës.

Në kohën e votimit për këtë gjykatë nga organet kompetente nuk u diskutuan modalitetit, fakti nëse mund të vendosej si gjykatë nën Gjykatën Supreme të Kosovës dhe rrjedhimisht edhe nën Gjykatën Kushtetuese, por diskutohej votimi. Kjo bëri të mundur që kjo gjykatë, edhe pse e Kosovës, asgjë të Kosovës nuk ka në aktivitet. Është tërësisht e pavarur”, shprehet ai.

Ai thotë se këtë gjykatë mund ta ndalë vetëm Kuvendi sepse ai e ka krijuar edhe mund t’ia ndërpresë punën.

Kelmendi gjithashtu shpjegon edhe rrjedhën e një procesi të tillë, për zhbërjen e kësaj gjykate, përfshirë edhe raportin e DickMartit.

“Momenti i vetëm që mund ta ndali këtë gjykatë është nëse ka vullnet ta bëjë Kuvendi i Kosovës. Ky është organi që e ka krijuar dhe ky organ mund t’ia ndërpresë punën.

Këtu mund të ndihmojë shumë paraqitja si temë për diskutim e ndoshta edhe për votim në Këshillin e Evropës.

Në KE u nxor rezoluta pas raportit gënjeshtar të DickMartit dhe këtu, nëse merret qëndrim tjetër, e ka lehtë Kuvendi i Kosovës ta revokojë vendimin e vet dhe ta shpallë inekzistentegjykatën speciale.

E tërë kjo punë mund të arrihet me një punë të përbashkët të Shqipërisë me Kosovën, mundet edhe me Maqedoninë dhe me Malin e Zi, ndoshta edhe me ndonjë shtet tjetër, në mënyrë që KE-ja ta nxjerrë një rezolutë të re, duke anuluar rezolutën e parë dhe duke shpallur Rezolutën e DickMartit të manipuluar dhe gënjeshtare me fakte dhe me prova. Këtu ka fakte mjaft. Raporti gënjeshtar i DickMartit është gënjeshtar dhe i përgatitur nga Moska dhe nga Beogradi. Vet ky fakt mjafton”, thotë Kelmendi.

Sipas tij paraprakisht duhet të paraqiten fakte të pafajësisë, ndërsa Këshilli i Evropës mundë kërkojë edhe përgjegjësi nga DikMarti.

“Ndërsa, faktet konkrete të pafajësisë duhet të paraqiten nga Tirana dhe nga Prishtina. Këto kanë prova dhe fakte, që provojnë falsitetin e Raportit të DickMartit. Ndërsa, KE mund të kërkoj edhe përgjegjësi nga DickMarti për manipulimin që i bëri këtij organi të lartë të Evropës, gjoja me fakte, e të cilat tërësisht ishin dhe mbesin të falsifikuara dhe antiUÇK dhe intervenimit të NATO-së ndaj Serbisë. Këtu duhet punuar”, përfundon Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat