"Droga forcoi miqësinë e tyre", si filloi bashkëpunimi Rama-Vuҫiq

Politika

"Droga forcoi miqësinë e tyre", si filloi bashkëpunimi Rama-Vuҫiq

Nga: H.O. Më: 24 korrik 2022 Në ora: 21:30
Edi Rama/ Aleksander Vuҫiq

Publicisti dhe njohësi i ҫështjeve politike, Idriz Zeqiraj në një intervistë dhënë për ‘Bota sot’, ka folur për qëllimet e Edi Ramës ndj Kosovës dhe bashkëpunimin e tij me Vuҫiqin. Zeqiraj thotë se Rama do të hyjë dhunshëm në histori edhe duke i shkelur interesat shqiptare të Kosovës.

Sipas tij është fatkeqësi që një kryeministër organizon kultivimin e bimëve narkotike, nga Jugu në Veri të vendit. E poashtu kjo dukuri e drogës edhe e lidhi më shumë miqësinë me Vuçiqin.

“Kryeministri shqiptar vuan nga deliri i madhështisë. Ai don të hyjë dhunshëm në histori, qoftë edhe duke shkelur interesat shqiptare, në veçanti, të Kosovës. Bashkëpunimi, përafrimi i Ramës me Vuçiqin, i tejkalon edhe caqet e dy shteteve, në marrëdhënie normale bilaterale fqinjësore, që ka sot Serbia ndaj Kosovës. Është fatkeqësi që shteti amë ka një kryeministër, i cili organizoi kultivimin e bimëve narkotike, nga Jugu në Veri të vendit. Pothuajse, zyrtarisht, vazhdojnë të funksionojnë laboratorët e përpunimit të drogës, duke krijuar edhe lehtësira transportimi e tregtimi në Evropë dhe botë. Droga lidhi edhe më shumë miqësinë me Vuçiqin. Njëherësh i dha edhe mundësinë e riciklimit në postin e kryeministrit, për të tretën herë, duke organizuar blerjen industriale të votave, nëpërmjet të sistemit të shpikur të "patronazhistëve", ku vetëm në Tiranë e Durrës u përdorën 200 milionë euro në zgjedhjet e fundit parlamentare! Bëhet fjalë për 3 miliardë euro përfitim vjetor nga droga në Shqipëri”, thotë Zeqiraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat