Begaj president i Shqipërisë/ Shahu tregon nëse do të ketë bashkëpunim më të ngushtë me Kosovën!

Politika

Begaj president i Shqipërisë/ Shahu tregon nëse do të ketë bashkëpunim më të ngushtë me Kosovën!

Nga: M.H. Më: 25 korrik 2022 Në ora: 15:10
Bajram Begaj

Gjatë ditës së djeshme Bajram Begaj është betuar, president i Shqipërisë.

Begaj zëvendëson Ilir Metën, i cili mbyll sot 5 vite në Presidencë.

Në fjalën e tij në Kuvend, Begaj u shpreh:

“Do të jem shërbëtor i popullit tim, përfaqësues i unitetit kombëtar, për të gjithë shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Luginës së Preshevës dhe kudo që ata jetojnë. E ardhmja e vendit është përgjegjësi e të gjithëve. Institucionet kanë përgjegjësi për të garantuar sigurinë e vendit, për të mbrojtur interesat e shqiptarëve kudo që ndodhen. Sot më shumë se kurrë kërkohet unitet dhe bashkëpunimi i klasave politike, pasi vetëm kështu na mundëson të arrijmë objektivat tona kombëtare”, ka thënë presidenti Begaj.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Rexhep Shahu.

Image
Rexhep Shahu

Ai u shpreh se presidenti Begaj në veçanti nuk ka përmendur Kosovën dhe se nuk arriti të shfaqë vizionin e tij.

Asgjë e re nuk ka ndodhë, asnjë fjalë për Kosovën dhe shqiptarët jashtë Shqipërie nuk përmendi presidenti i ri. I cili është një zyrtar i zakonshëm por në daljen e parë nuk u shfaq si kreu i shtetit, me ide e vizionë të tijin, u shfaq thjeshtë si një ministër i kabinetit qeveritar”, u shpreh ai.

Më tej, analisti theskon që presidenti tashmë është një nënpunës, një zyrtar i zakonshëm që sheh Edi Ramen si udhëheqës, fatkeqësisht.

Shqipëria po shkretohet nga rinia, nga ekspertët, nga fuqia punëtorë por edhe po shpërfillen intelektualet që mendojnë e flasin vetë pa urdhër partie. Presidenti tashmë është një nënpunës, një zyrtar i zakonshëm që sheh Edi Ramen si udhëheqës. Fatkeqësisht. Por Kosova është gjysma e shqiptarëve, pavarësisht a i pëlqen Vuçiqit, Edi Ramës apo zyrtarëve të tij analfabetë politike”, përfundoi Shahu për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat