Trafikimi i drogës / Kush mund t’i ketë pasuar trafikantët e SHIK-ut?

Politika

Trafikimi i drogës / Kush mund t’i ketë pasuar trafikantët e SHIK-ut?

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 25 korrik 2022 Në ora: 17:01
Foto ilustrim

Një nga temat më të rëndësishme kohëve të fundit mbetet trafikimi i drogës.

Padyshim që kjo dukuri vazhdon të jetë në dëm të vendit tonë pasi në këtë mënyrë po shtohet edhe më shumë krimi, ani pse institucionet e sigurisë po mundohen të ndërmarrin masat e duhura.

Duke qenë që Kosova dhe Shqipëria gjenden afër njëra-tjetrës padyshim që krimi i organizuar është dukshëm më shumë prezentë.

Policia e Kosovës pothuajse çdo ditë arrin të ketë organizime për të parandaluar trafikimin e drogës, në disa raste duke zënë shumë persona, të cilët merren me kultivimin e drogës dhe shpërndarjen e saj.

Por, kush e bën trafikimin e drogës aktualisht?

Këtë punë deri vonë e kryenin njerëz të SHIK-ut. Sipas raporteve të shërbimeve inteligjente mike të Kosovës pjesë e NATO-s, të publikuara kohë më parë, e akuzonin ShIK-un dhe PDK-në, partinë që e themeloi dhe e drejtoi gjatë Hashim Thaçi, se qëndronin prapa tregut të drogës në Kosovë.

Kush mund ta bëjë këtë trafikim në Kosovë, dhe a mund të ketë bashkëpunim mes Ramës dhe Vuçiqt për përhapje më të madhe të drogës?

Shala: Grupet kriminale në Ballkan kanë lidhjet e tyre të veçanta për të shpërndarë drogën

Image
Drizan Shala

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

Ai u shpreh se lidhja mes vendeve të Ballkanit bëhet edhe përmes familjarëve të ndryshme në pozitat udhëheqëse qofshin institucionale apo edhe mekanizma të tjerë të këtyre shteteve.

Në lidhje me krimin kryesor në Ballkan që ka elementin primar kultivim, trafikim të drogës, kjo tregon faktin që grupet kriminale në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Serbi, Bosnjë dhe Maqedoni V. kanë lidhjet e tyre të veçanta duke krijuar kontakte dhe përdorur familjar të ndryshëm në pozitat udhëheqëse, qofshin institucionale, qeveritare apo edhe mekanizma të tjerë të këtyre shteteve.

Droga është shndërruar njollë e zezë për Shqipërinë e cila tani më do të mendon që të ndryshojë ligjin që të mundësohet në këtë fazë kultivimi i drogës për nevoja shëndetësore ku pas asaj është menduar që të përdoret edhe për nevoja personale”, u shpreh ai.

Më tej, ai thekson që institucionet ndërkombëtar që operojnë në Kosovë prodhojnë dosje të ndryshme të cilat ndërlidhen me aktivitet kriminale, por jo gjithmonë kanë informacionet e sakta për aktivitetet kriminale.

“Institucionet ndërkombëtar që operojnë në Kosovë prodhojnë dosje të ndryshme, të cilat ndërlidhen me aktivitetet kriminale. Por, jo gjithmonë i kanë informacionet e sakta për aktivitete kriminale dhe këto dosje pastaj në të kaluarën kanë shërbyer jo për ndjekje penale. Por, janë përdorur si mjete shantazhi nga shtetet e atyre punonjësve që kanë punuar në këto mekanizma ndërkombëtar në rajonin e Ballkanit perëndimor”, shton eksperti i sigurisë.

“Lufta kundër drogës është një luftë në të cilën të gjitha shtetet bashkëpunojnë në nivele të ndryshme institucionale. Ku në rend të parë është shkëmbimi i informacioneve relevante në kapjen e prodhuesve, dërguesve si dhe porositësit që nënkuptohet kalimi kufitar dhe hyjnë në grupin e veprave penale, krim i organizuar”, nënvizoi eksperti i sigurisë, Drizan Shala për “Bota sot”.

Burjani: Droga është një biznes primar në Shqipëri, asgjë më e mirë nuk është as Serbia e as Maqedonia

Image
Blerim Burjani

 

Ndërsa, juristi Blerim Burjani, në një bashkëbisedim me “Bota sot”, thotë se Shqipëria e ka më shumë të zhvilluar përhapjen e drogës dhe se Maqedonia do ta ketë po ashtu të vështirë në hapjen e negociatave pasi e kanë të përhapur edhe ata drogën.

“Këto gjëra mbeten enigmë. Ajo çfarë dihet është se në Shqipëri ka kriminalitet droge në përmasa të mëdha, edhe pse autoritetet e rendit e të ligjit po bëjnë punë të mëdha, gjendja po mbetet e njëjtë. Droga është një biznes primar në Shqipëri, asgjë më e mirë nuk është as Serbia e as Maqedonia, do ta kenë të vështirë në këtë proces të hapjes së negociatave ta bindin BE-në, Maqedonia. Po ashtu ka probleme të mëdha të korrupsionit. Mendoj që shumë pozitive është gjendja që u hapën negociatat. Por, me shiku më drejt, më shumë i plotëson Kosova se sa vendet në rajon të drejtën për të hapë negociatat, nëse shikohen parametrat gjerësisht”, thekson ai.

Juristi nga ana tjetër shton që Kosova po vazhdon të mbetet e përjashtuar nga liberalizimi i vizave pasi nuk e ka zgjidhur as çështjen me Serbinë, mirëpo BE-së i duhen rezultate e jo fjalë boshe.

“Por Kosova padrejtësisht po mbetet jashtë loje, madje as liberalizimi i vizave nuk i lejohet, kjo është pa lidhje dhe nuk ka kuptim por po dihet akti se pa zgjidhje të problemeve me Serbinë, të dy vendet do të mbeten të izoluara nga BE-ja. Serbia po i kontribuon kësaj teme më shumë, mirëpo BE-së nuk i intereson pse nuk ka normalizim as pse s’ka zgjidhje.

Ata problemin e shikojnë thjesht, nuk dëshiron zgjidhje. BE-së i duhen rezultate e jo fjalë boshe. Gjithmonë në Ballkan ka pas kësi lloji të bërit të politikës, e kënaqin veten dhe popullin me lojëra nacionaliste dhe lojëra të shumta për pushtet”, përfundoi Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat