“Dështim i rëndë të KGJK”/ Muhamet Kelmendi kërkon vetting në Kosovë

Politika

“Dështim i rëndë të KGJK”/ Muhamet Kelmendi kërkon vetting në Kosovë

Nga: A.SH Më: 26 korrik 2022 Në ora: 15:37
Foto ilustrim

 Për çështjen e vettingut Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ditë më parë ka takuar PDK-në dhe AAK-në për konsultime.

“Vetingu në drejtësi dhe Byroja Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme janë dy gjëra të ndryshme, mos i fusni në një thes sepse nuk janë bashkë dhe nuk janë të njëjta. Njëra ka të bëjë me gjithë zyrtarët shtetërorë e tjetra vetëm me sistemin e drejtësisë”, theksoi Kurti.

Juristi Muhamet Kelmendi në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se vettingu duhet të jetë pjesë e sistemit të drejtësisë në Kosovë. Sipas tij, tashmë ka majft dështime në këtë sistem.

Madje, ai thotë se ndarja jo e barabartë ka bërë gjyqtarë kapedana, të gjithfuqishëm dhe, në anën tjetër, në shumë komuna, ka krijuar gjendje, ku puna është e përgjysmuar me kolegët tjerë.

“Tashmë ka prova të mjaftueshme për shumë dështime në sistemin e drejtësisë. Gjykatat nuk kanë arritur të jenë kompetabel me ligjet e Republikës. Çështja është jo vetëm të ndarja e kompetencave territoriale dhe lëndore, por edhe vet masat e shqiptuara, të cilat janë të ndryshme për veprat e njejta. Te kompetencat lëndore dhe territoriale të sistemit gjyqësor kemi një dështim të rëndë të KGJK. Ky këshill nuk e bëni ndarjen e territorit në bazë të popullesisë dhe as të lëndëve.

“Kështu p.sh. në Prishtinë, në vend që të kemi 4 a 5 gjykata të shkallës së parë, apo gjykata themelore, sikundër emërohen, u bë koncentrimi në një gjykate. Edhe këto jo komplete, të pa organizuar në mënyrë profesionale dhe me gjyqtar/re të korruptuar. Mbeten kështu me mijëra raste të pazgjidhura, jo vetëm në fushën civilo-juridike, ku kemi lëndë që mbesin nëpër gjykata me 10 e më shumë vjet, por edhe penale, që kanë bërë dhe kushtëzuar parashkrimin e veprave penale. Natyrisht se kjo ndarje jo e barabartë ka bërë gjyqtarë kapedana, të gjithfuqishëm dhe, në anën tjetër, në shumë komuna, ka krijuar gjendje, ku puna është e përgjysmuar me kolegët tjerë”, thotë ai.

Tutje, shton se as sistemi prokurorial nuk është më mirë, duke shtuar se ka nevojë për riorganizim të punës.

“Edhe sistemi prokurorial është i ndarë jo mirë. Edhe këtu ka nevojë për riorganizim të ri dhe per ndarje të punës në disa prokurori, sipas lëndës dhe territorit. Ndarjet e reja ndikojnë dukshëm në profesionalizëm dhe bëjnë të mundur një punë më kualitative në nxerrjen e provave dhe të dëshmive. I tërë sistemi gjyqësor varet nga prokuroria, varet nga puna dhe dëshmitë që paraqiten. Puna kualitative dhe dëshmuar ndihmon në azhuritet të gjyqësorit dhe në ndarjen e drejtësisë me ligj. Në të kundërtën, kemi suksese të dobëta dhe vendime gjyqësore të gabuara, të cilat bëjnë përcjelljen e lëndëve nëpër gjykata, nga ajo themelore, në atë të apelit dhe të supremja, si dhe në mënyrë rikthyese, deri te gjykata themelore”, deklaron ai.

Andaj ai si mjet të vetëm për shpëtimin e sistemit të drejtësisë e sheh vettingun.

“Përkundër mendimit për rindarje dhe riorganizim të ri të gjykatave dhe të prokurorive, varet i tërë sistemi nga VETTING-u, si mjeti kryesor për spastrimin e tërë sistemit. Çfarëdo riorganizimi që bënë, nëse nuk kemi gjyqtarë dhe prokurorë profesional, të moralshëm dhe të pathyer nga interesat individuale, sistemi nuk shërohet. Lypset të bëhet spastrimi i sistemit. Me këtë krijohen kushtet edhe për rorganizim të ri”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat