“Lëvizja e rrezikshme!”/ Vjen ‘goditja’ për Listën Serbe, kërkohet veprim i menjëhershëm i Qeverisë – të shpallet Lëvizje terroriste!

Politika

“Lëvizja e rrezikshme!”/ Vjen ‘goditja’ për Listën Serbe, kërkohet veprim i menjëhershëm i Qeverisë – të shpallet Lëvizje terroriste!

Arife Morina Nga Arife Morina Më 26 korrik 2022 Në ora: 16:05
Lista Serbe

Millan Radoiçiqit, nënkryetarit të Listës Serbe - partisë kryesore të serbëve në Kosovë, po gëzon mbështetje të madhe nga Beogradi zyrtar, nëpërmjet së cilës ai po ia arrin ta shmang drejtësinë në Kosovë.

SHBA-ja ka disa muaj që e ka vënë në listë të zezë, në dhjetorin e vitit të kaluar, duke e identifikuar si njeriun e dytë të një bande kriminale ndërkombëtare serbe me seli në veri të Kosovës.

Në Kosovë kërkohet nga drejtësia për rastin “Brezovica”, por dyshohet për pjesëmarrje në krime të shumta dhe sistematike ndaj shqiptarëve dhe krime ekonomike.

Ai është nënkryetar i Listës serbe, dhe në fakt si njeriu i mbipushtetshëm i saj këtu, pasi ai i merr direktivat drejtpërdrejt nga presidenti i Serbisë, Vuçiqi.

Ndonëse, Shtetet e Bashkuara i kanë vendosur sanksione dhe është në listën e zezë, kurse në Kosovë vazhdon të jetë i kërkuar.

Kjo përkrahje cinike e Listës Serbe ndaj ‘kryetarit’ të tyre, ka nxitur edhe reagimin e Amerikës.

Një zyrtar i lartë amerikan ka thënë se janë në dijeni për deklaratat e fundit të Listës Serbe për Milan Radojçiq dhe i kanë kujtuar Listës Serbe se ai është i sanksionuar nga Departamenti i Thesarit të shtetit amerikan për përfshirje në korrupsion dhe krim të organizuar transnacional.

“Ne jemi në dijeni për deklaratat e fundit për Milan Radojçiq. Milan Radojçiq është sanksionuar nga qeveria amerikane për përfshirje në korrupsion dhe krim të organizuar transnacional”, thuhet në këtë përgjigje.

Lista Serbe, e ka mbrojtur në vazhdimësi Radojçiqin, madje edhe nëpërmjet komunikatave dhe deklaratev të zyrtarëve të partisë. Kështu ajo po e implikon edhe më shumë veten si, pjesë të krimit të organizuar dhe ndjekëse e agjendave antiKosovë!

Këto qëndrime pro serbe, marrë parasysh që veprimtarin e tyre e ushtrojnë në Kosovë, kanë ngritur çështjen se a duhet të merren masa nga Qeveria e Kosovës për Listën Serbe.

Shala: Institucionet e Kosovës të ndërmarrin veprime konkrete ndaj Listës Serbe

Image
Eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

Lidhur me këtë çështje, në një prononcim për “Bota sot” foli eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

Sipas tij, institucionet e vendit duhet të marrin masa dhe t’ia heqin të drejtën e veprimit të Listës Serbë në Kosovë, kjo pasi ky subjekt punon me direktiva të shtetit serb.

“Ndaj subjektit politik që përfaqëson qytetarët e komunitetit serb me direktiva të Beogradit zyrtar, duhet që institucionet e Kosovës të ndërmarrin veprime konkrete, si heqjen e të drejtës së veprimit në Kosovë”, deklaroi ai.

Kjo gjë mund të bëhet, sipas Shalës duke u bazuar në faktin se brenda LS-së veprojnë struktura që cenojnë sigurinë dhe kanë lidhje me krimin e organizuar.

“Bazuar në faktin që ky subjekt politik është shndërruar dhe në kuadër të saj veprojnë strukturat, të cilat e cenojnë sigurinë e përgjithshme të vendit duke kontrolluar krimin e organizuar "kryetari", zv. kryetari i këtij subjekti”, deklaroi eksperti i sigurisë.

Ndër të tjera, këtë subjekt serb, ai e konsideron si ‘Kalin e Trojës’ në Kosovë.

“Lista Serbe asnjëherë nuk do të shkëputet nga strategjia e Beogradit, që kjo e fundit e përdorë këtë të fundit si ‘Kalin e Trojës’ brenda institucioneve të vendit”, vlerësoi Drizan Shala për “Bota sot”.

Mehazi: Lista Serbe e kriminelit Radojçiq për qeverinë e Kurtit është punë e vogël

Image
Njohësi i çështjeve politike, Sulejman Mehazi

Ndërsa, njohësi i çështjeve politike, Sulejman Mehazi në një bashkëbisedim me “Bota sot” tha se Qeveria e Kosovës duhet t’i ndjekë lëvizjet terroriste e kriminele të serbëve në çdo skaj të Kosovës.

“Nëse Lista Serbe deklarohet se Milan Radojçiqi ka ardhur në veri të Kosovës për t'i mbrojtur serbët atëherë Qeveria e Kosovës duhet t'ua bëjë me dije serbëve të radojçiqave e veselinoviqave se këta kriminelë e kontrabandistë janë kundër Republikës e Qeverisë së Kosovës dhe se këtë lëvizje terroriste e kriminele duhet ndjekur në çdo skaj të Kosovës”, u shpreh Mehazi.

Krahas kësaj, profesori potencoi se në rast se LS-ja kërcënon se nuk e njeh qeverinë Kurti, atëherë duhet që përmes deputetëve të Kosovës ta shpallë si Lëvizje terroriste ortodokse serbe që rrezikon mëvetësinë territoriale të vendit tonë.

“Nëse Lëvizja serbe e Radojçiqit kërcënon e nuk e njeh Qeverinë e Kosovës atëherë si ka mbetur gjë tjetër kryeparlamentarit Konjufca, përveç që me anë të deputetëve të Kosovës këtë lëvizje të rrezikshme serbe ta shpallin si Lëvizje terroriste ortodokse serbe që rrezikon mëvetësinë territoriale të Kosovës, ashtu sikurse që është në Listën e Zezë, Radojçiqi, po ashtu në këtë listë të zezë nga SHBA-ja të shpallet edhe Lista serbe e tij”, nënvizoi ai.

Më tej, Mehazi tha se institucionet e Kosovës jo vetëm që duhet ta ndjekin e burgosin Radojçiqin, por duhet ndjekur edhe manastiret dhe kishat serbe në Kosovë, të cilat janë vatra shumë të rrezikshme.

“Lista serbe e kriminelit Radojçiq për qeverinë e Kurtit është punë e vogël, mirëpo problemi më i madh është se kjo lëvizje serbe përkrahet e inspirohet politikisht nga presidenti i Serbisë Vuçiq dhe shpirtërisht nga kisha ortodokse serbe e Janjiqit, dhe se vendbanimet e grupit famëkeq të Radojçiqave janë kishat serbe në Kosovë.

Qeveria e Kurtit jo vetëm që duhet të ndjek e burgos Radojçiqin, por duhet ndjekur edhe manastiret dhe kishat serbe në Kosovë, të cilat janë vatra shumë të rrezikshme, terroriste, hegjemoniste, fundamentaliste ortodokse serbe”, vlerësoi profesori.

Në fund, ai kërkoi që edhe përfaqësuesi i kishave serbe në Kosovë, Janjiq të shpallet terrorist.

“Qeveria dhe parlamenti i Kosovës përveç Listës serbe duhet t’i shpallë si organizatë terroriste fundamentaliste edhe kishat ortodokse serbe në krye me kryekriminelin e kishave serbe në Kosovë, Janjiqin”, përmbylli Sulejman Mehazi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat