Pushteti i serb po realizon pastrim etnik e diskriminim në Luginën e Preshevës/ Kërkohet regjistrimi i popullsisë shqiptare

Politika

Pushteti i serb po realizon pastrim etnik e diskriminim në Luginën e Preshevës/ Kërkohet regjistrimi i popullsisë shqiptare

Nga: A.SH Më: 27 korrik 2022 Në ora: 21:27
Foto ilustrim

Profesori Refik Hasani ka reaguar për mos regjistrimin e popullsisë shqiptare nga Medvegja, Bujanoci e Presheva.

Ata siç thotë ai, Seriba po i lë të pasivizuar duke i diskriminuar.

Hasani ka thënë se regjistrimi i popullsisë duhet të bëhet edhe me shqiptarët nga Medvegja, Bujanoci e Presheva.

“Regjistrimi i popullsisë në Serbi është regjistrimi i rregullt i popullsisë të ekonomisë familjare dhe banesave që ishte planifikuar të zhvillohet në vitin 2021, dhe do të mbahet nga 1 deri më 31 Tetor 2022, që kanë pranuar të marrin pjesë edhe shqiptarët nga Medvegja, Bujanoci e Presheva. Ky është projekti kapital ku duhen përgatitje të nevojshme për regjistrimin konform standardeve të BE-së. Edhe të pasivizuarit që pushteti i Serbisë është duke realizuar pastrim etnik e diskriminim, kështu që të gjithë të pasivizuarve t’ju lejohet të kenë të drejtën të regjistrohen pasi janë të lindur në Medvegjë, Bujanocë e Preshevë në këtë rast në Serbi, dhe janë të evidentuar në librin Amzë të lindurve përkatësisht posedojmë Shtetësinë, që dëshmohet përmes Certifikatës së lindjes”, thotë ai.

Sipas tij, OSBE-ja dhe mekanizma tjerë duhet të monitorojnë tërësisht këtë proces dhe të evidentohen projeksionet e popullsisë, planifikimet demografike.

“Do të duhej OSBE-ja dhe mekanizma tjerë të monitorojnë tërësisht këtë proces që ka rëndësi shumë të madhe, sepse do të evidentohen, projeksionet e popullsisë, planifikimet demografike. Ju kujtoj që në vitin 2011, shqiptarët e kësaj krahine shqiptare kanë bojkotuar regjistrimin e popullsisë, e instanca ndërkombëtare, kanë adresuar se regjistrimi nuk duhet të bojkotohet, e tani meqë po marrin pjesë të regjistrohen të gjithë pa dallim dhe të publikohen në kohë dhe të pasqyrohet, real e në mënyrë objektive”, shprehet ai.

Tutje, ai thekson se nëse Serbia nuk i regjistron popullatën e pasivizuar, atëherë ku do të mbetet kjo popullate, duke ditur se as në Kosovë nuk janë regjistruar, edhe tani mbesin, të cilit shtet do të mbesin.

“Nëse Serbia nuk i regjistron popullatën e pasivizuar, parashtrohet pyetja e pashmangshme e kujt do të mbetëm kjo popullatë. Pasi në Republika e Kosovës nuk janë regjistruar, edhe tani mbesin jo të regjistruar, të cilit shtet do të mbesin!? Regjistrimi, do të duhej realizuar duke krijuar kushte, përmes formularëve edhe në gjuhën shqipe, por edhe stafi të trajnohen në kohë në përpjesëtim me popullatën e kësaj krahine.

Regjistrimi, i saktë e gjithëpërfshirës ku do të duhej dhe pranohej edhe zyrtarisht nga të gjitha mekanizmat ndërkombëtar cila është gjendja e tyre. Në çdo formularë të parashihet edhe rubrika nëse është i pasivizuar dhe vetëm kështu do të dihet numri i saktë i të pasivizuarve. Dhe, nëse nuk regjistrohen edhe kësaj here të pasivizuarit, mbesin jashtë sistemit”, deklaron ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat