Goditje e rëndë për pullazgjinjtë / Lufta e egër për pushtet dhe në favor të Serbisë

Politika

Goditje e rëndë për pullazgjinjtë / Lufta e egër për pushtet dhe në favor të Serbisë

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 28 korrik 2022 Në ora: 11:41
Pamje nga ceremonia e Marrëveshjes me MCC

Gjatë muajit maj kryeministri Albin Kurti kishte qëndruar për një vizitë në Amerikë me ditë tëra. Ai pavarësisht pse pati takime me zyrtarë amerikanë të ndryshëm, dhe të paktën një takim me shumërëndësi me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Presidentit JoeBiden, Jake Sullivan, politikanë opozitarë dhe shumica e analistëve televiziv dhe të disa portaleve, e injoronin deri në tallje e përbuzje.

Ata madje vizitën e tij e cilësuan si shëtitje.

Kulmi i këtyre kritikave arriti me njëdezinformacion, të cilin e demantoi përveç se shumëshqiptaroamerikanëve të respektuar edhe ish-ambasadori dhe ish-shef i inteligjencës amerikane, Riçard Grenell, i cili njihet si një nga shkaktarët e rrëzimit të qeverisë Kurti 1.

Florin Krasniqi ish-deputet i VV-së, ishte ai i cili besohet se dezinformoi se Albin Kurti kinse është në“noflylist”, - një listë e njerëzve të rrezikshëm, për të cilët SHBA angazhon njerëz që ta ruajnë nga afër. Dhe veç kësaj se ai është figura e cila acaroi raportet me SHBA-të.

Por, takimi parmbrëmë në Stejt Departament, ku presidentja Vjosa Osmani u prit me Albin Kurtin nga sekretari Antoni Blinken, në një takim me shumë respekt.

Në takim janë diskutuar disa tema, ndër të tjera procesi i dialogut, investimet amerikane në Kosovë, siguria etj. Amerika është zotuar se do të qëndrojë prapa, duke kërkuar njohje të ndërsjellë mes dy vendeve.

Si duken këto akuza, nga retrospektiva e ngjarjeve, dhe çfarë dëshironte opozita dhe ajo pjesë e mediave.

Mulliqi: Edhe për këtë vizitën me Osmanin në Amerikë, ata do të “gjejnë qime në vezë”

Image
Skënder Mulliqi

Lidhur me këtë temë analisti politik Skënder Mulliqi, thotë se opozita është e ajo, e cila në vazhdimësi ka kritikuar pushtetin, Albin Kurtin e po ashtu edhe Vjosa Osmanin.

Madje, ai ka thotë se ky është një kor të cilit po i bashkëngjiten edhe disa media e analistë për përfitime personale, por në dëm të shtetit.

“Nga një opozitë, e cila është mësuar me keqpërdorime të pronës shoqërore. Nga një opozitë e cila për 20 vite ka punuar jo sa duhet për qytetarët e vet, nuk ke çka pret dika më ndryshe. Kanë bërë privatizimin më të keq të mundshëm, duke shitur uzina dhe toka të tëra të gatshme të vihen në prodhim dhe të punësohen edhe shumë të rinjë tanë, të cilët janë bërë brenga e Kosovës. Shumica po ikin jashtë vendit për të siguruar një jetë më të mirë. U keqpërdor buxheti i varfër, po ashtu për përftime të grupeve te caktuara politike, të cilët e përbënin edhe pushtetin. Këtij kori ju bashkëngjiten edhe shumë media dhe analistë të televizioneve dhe portaleve, të cilët u inkuadruan në vallen e përfitimeve të mëdha dhe të vogla në dëm të shtetit të ri të Kosovës. Shumë është duke funksionuar gazetaria mercenare, e cila po i dëmton shumë proceset zhvillimore dhe proceset demokratike”, thotë ai.

Tutje, shprehet se lufta për pushtet e opozitës dhe e analistëve që po bëhen nëpër media të ndryshme po bëhet e egër.

“Zhurmat mediale dhe piskamat e tyre të cilat po i dëgjojmë përditë nëse dikur janë bërë për ruajtje të pushtetit, tash po bëhen për të ardhur në pushtet pa zgjedhur shumë metoda dhe mjete. Lufta për pushtet e opozitës dhe analistëve të tyre të shpërndarë në media të shkruara dhe ato elektronike, secilën ditë e më shumë po bëhen më të egra. Tabelë qitje e tyre nuk po është zgjidhja e problemeve të grumbulluara qe shumë vite për fajin e tyre, por janë bërë dy protagonistët kryesor të politikës dhe pushtetit, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti. 

Edhe për ata që nuk marrin shumë vesh nga rrjedhat shoqërore dhe politike, po shihet së është duke u bërë luftë për të ardhur në pushtet. Ngufatja e proceseve e dërgon Kosovën në kahun negativ të historisë tonë të re. Prandaj, duhet kërkuar metoda dhe forma demokratike për të kontrolluar punën e pushtetit, e jo të përdoren metodat destruktive, punoj mirë pushteti ose jo”, shprehet ai.

Kritikat e mëparshme se Kurti nuk u takuan me asnjë zyrtarë amerikan u demantuan, derisa shton se edhe për këtë vizitën me Osmanin në Amerikë, ata do të “gjejnë qime në vezë”.

Derisa edhe për komentet e Florin Krasniqit thotë se janë të thata.

“Edhe kur Kurti ishte më parë për disa kohë në Amerikë, u kritikua pa asnjë argument se nuk është takuar me zyrtarë të lartë të shtetit amerikan. Kjo u demantua edhe tash kur Kurti dhe Osmani janë takuar me sekretarin e shtetit Blinken. Edhe pas kësaj vizite zyrtare opozita do të gjejë “qime në vezë”. Deklarimin e Krasniqit shumë shpejt e demantoi edhe Grenelli, jo shumë mik i Kosovës. Tashmë opinioni i gjerë publik e dinë mirë punën e secilit nga politikanët e profilit të lartë në Kosovë, dhe nuk nevojiten shumë komente në këtë drejtim. Ish deputeti i LVV Florin Krasniqi, sigurisht është zhgënjyer pse i doli informacioni shterp(thatë), për ndalesë të Kurtit të fluturojë i lirë për Amerikë, siç bëri këtyre ditëve edhe disa deklarata tendencioze ndaj Kurtit dhe LVV. Është mirë që opozita të kërkojë falje për lëshimet dhe gafet e tyre jo të vogla, të cilat nuk i kontribuojnë stabilitetit politik dhe rrjedhave ekonomike, shumë të nevojshme, kur dihet se ende e kemi frontin hapur me regjimin kriminal të Vuçiqit, që nuk dallon nga regjimi i kryekriminelit të luftës, SllobodanMilloshoviqit. Vazhdimi i dialogut me Serbinë e pareformuar sigurisht, së është sfida më e madhe për pozitën dhe për opozitën, të cilët ishte dashur të marrin qëndrim unik, për këtë temë dhe tema tjera jetike për Kosovën”, përfundoi analisti Mulliqi.

Ahmeti: Ata që po tentojnë të prishin imazhin e kësaj qeverie e veçanërisht personalitetin e Kurtit po ju kthehet bumerang

Image
Hidajet Ahmeti

Edhe analisti Hidajet Ahmeti thotë për “Bota sot”, se ata të cilët përmes propagandave po e dëmtojnë imazhin e kësaj qeverie e veçanërisht personalitetin e Kurtit po ju kthehet bumerang.

Ai thotë se koha është dëshmitari më i mirë për të faktuar proceset dhe punët e qeverisë.

“Pretendimi i disa mediave dhe analistëve të tjetërsuar, që përmes propagandave të tilla të dëmtojnë imazhin e kësaj qeverie e veçanërisht personalitetin e Kurtit po ju kthehet bumerang. Mendoj se koha është dëshmitari më i mirë për të faktuar apo demantuar opinionet subjektive, por pa bazë faktike. Mendoj se gjuha e përdorur duhet të jetë sa më objektive e jo tendencioze, pasi nuk i bën nder as qeverisë, por as vet atyre”, shprehet ai. Sipas tij, kritikat e faktuara jo në kontekst të kohës do ta fuqizojnë Kurtin edhe më shumë.

“Qeveria Kurti mund të kritikohet për shumëçka, por jo në kontekstin siç po pretendojnë disa media e analistë të tjetërsuar. Këto kritika të pafaktuara e jo në kontekst të kohës do ta fuqizojnë Kurtin akoma më shumë, kurse problemet ekonomike e sociale mund të thellohen akoma më shumë. Duhet të ketë kritika konstruktive në kontekst të politikave publike e jo në kontekstin se Kurti është i padëshirueshëm, e fraza të tjera boshe”, nënvizon analistiAhmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat