Lufta kundër ndikimeve serbo-ruse në Ballkan dhe goditja fatale për opozitën / Mesazhi i vizitës Osmani-Kurti në Uashington DC

Politika

Lufta kundër ndikimeve serbo-ruse në Ballkan dhe goditja fatale për opozitën / Mesazhi i vizitës Osmani-Kurti në Uashington DC

Arife Morina Nga Arife Morina Më 29 korrik 2022 Në ora: 11:24
Pamje nga takimi

Në kuadër të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani Sadriu u pritën në takim nga Sekretari amerikan i shtetit, AntonyBlinken.

Padyshim që ky takim kishte jehonë të madhe se u vlerësua shumë lartë.

Sekretari Blinken ka theksuar se rëndësinë e sigurisë rajonale, dhe rëndësisë që ka shteti i Kosovës në këtë aspekt.

Gjatë takimit, Sekretari Blinken theksoi partneritetin e qëndrueshëm midis Shteteve të Bashkuara dhe Republikës së Kosovës dhe i falënderoi liderët për mbështetjen e tyre të fuqishme në çështje me rëndësi për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai shprehu mirënjohje për mbështetjen për Ukrainën që nga ditët e para të fillimit të agresionin rus atje, si dhe punën e përbashkët në aspekte tjera.

Ndërsa, presidentja Vjosa Osmani, ka theksuar “hapjen e kapitujve tërinjë të bashkëpunimit me SHBA-të në sektorë të rëndësishëm e strategjik”.

Ajo ka premtuar se me ndihmën e SHBA-sëdo ta intensifikojnë forcimin e sundimit të ligjit etj.

Ndërsa, kryeministri Kurti në takim ka deklaruar se Republika e Kosovës është rrëfim suksesi i dyfishtë, i punës dhe qëndrueshmërisë së popullit dhe ndërhyrjes së NATO-s për ta ndalur gjenocidin e Serbisë në Kosovë, dhe së dyti, është rrëfim suksesi i një demokracie cilësore, e cila shkon bashkë me zhvillimin ekonomik.

Po ashtu, në këtë takim u bisedua edhe për qeverisjen e mirë, luftimin e krimit dhe korrupsionit, zhvillimin ekonomik dhe mbështetjen sociale si përgjigje ndaj nevojave të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Krahas këtyre çështjeve, nuk mungoi edhe diskutimi për rëndësinë e dialogut të lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër, në rrugën drejt integrimeve euroatlantike.

Në këtë pritje u ritheksua që Republika e Kosovës deri më tani është angazhuar në mënyrë konstruktive dhe kreative në procesin e dialogut, dhe se është e përkushtuar për arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme që në qendër ka njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ky takim dhe mbarëvajtja e tij ishte si një ‘goditje’ për opozitën e Kosovës, e cila në vazhdimësi ka akuzuar kryeministrin Kurtin si një anti-amerikan dhe si një udhëheqës jo të dashur për Amerikën.

Lidhur me këtë vizitë për “Bota sot” folën analistët politik, Gani Qarri dhe Sulejman Mehazi.

Qarri: Ky akt i madh, ia mbyllë përfundimisht gojën e shfrenuar opozitës cinike

Image
Gani Qarri

E lidhur me këtë takim, në një prononcim për “Bota sot” foli njohësi i çështjeve politike, Gani Qarri.

Fillimisht, ai tha se aleanca e Kosovës me SHBA-në është jetike dhe takimi i Osmanit e Kurtit me Blinkenin me të drejtë është vlerësuar lart.

“Siç dihet tanimë botërisht, në të gjitha zhvillimet rajonale dhe globale politike, vetëm vula e SHBA-ve i ka dhënë gjithmonë kuptim dhe qëndrueshmëri vendimtare çdo marrëveshje, ndaj pa përfshirjen e drejtpërdrejtë të kësaj superfuqie botërore edhe në çështjen e Kosovës, sidomos sa i takon dialogut me Serbinë, asnjë marrëveshje bilaterale nuk mund të përmbyllet dhe realizohet me sukses.

Aleanca e Kosovës me SHBA-të, është jetike dhe e pazëvendësueshme për shtetin e lirë dhe të pavarur të Kosovës, prandaj edhe takimi i krerëve të shtetit të vogël të Kosovës me Sekretarin e Shtetit të madh mik amerikan AntonyBlinken, në Uashington me të drejtë është vlerësuar lartë nga të gjithë njohësit e politikës dhe zhvillimeve vendore e ndërkombëtare”, deklaroi analisti.

Qarri komentoi edhe temat që u diskutuan gjatë këtij takimi, ku vlerësoi se ishin tema me shumë rëndësi, të cilat i hapin perspektivë të re të ardhmes së Kosovës.

“Vizita në SHBA e presidentes Dr.Vjosa Osmani dhe kryeministrit Kurti, si dhe takimi në Uashington me Sekretarin e Shtetit AntonyBlinken, me ç`rast u diskutuan edhe anëtarësimi i Kosovës në Programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s, si dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë, ku njohja reciproke mori edhe njëherë mbështetjen e Sekretarit të Shtetit, Antoni Blinken si dhe të vet presidentit të SHBA-ve, JoeBiden, ishin tema me shumë rëndësi, të cilat i hapin perspektiv të re, të ardhmes dhe prosperitetit politik të Kosovës me mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve”, theksoi ai.

Krahas kësaj, analisti përmendi mbështetjen dhe përkrahjen që tregoi Blinken për Kosovën dhe falënderimit që bëri pasi vendi ynë doli kundër agresionit rus në Ukrainë.

“Në takimin e zhvilluar në kuadër të vizitës zyrtare të përfaqësuesve më të lartë të vendit tonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Sekretari Blinken theksoi fort qëndrueshmërinë e miqësisë dhe vazhdimësinë e partneritetit ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës duke falënderuar vendin tonë të vogël për mbështetjen e madhe në çështje me rëndësi rajonale dhe globale për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sidomos pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë.

Rëndësi të veçantë sidomos në aspektin ekonomik për Kosovën ka edhe avancimi i proceseve në rrafshin ekonomik, me shtim të investimeve amerikane në Kosovë, e veçanërisht nënshkrimi i kontratës me MCC për energji, si dhe bashkëpunimi ndërmjet të dy vendeve edhe në çështjet e sigurisë rajonale, luftimi i korrupsionit e krimit të organizuar dhe fuqizimi i aleancave politike për t’u ballafaquar sa më lehtë me rreziqet që i kanosen rajonit, aktualisht nga ndikimi rus në Ballkanin Perëndimor”, nënvizoi Qarri.

Më tej, ai tha se rëndësi primare dhe të pazëvendësueshme ka veçanërisht ofrimi i mbështetjes së SHBA-ve, për dialogun dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Kështu që anëtarësimi sa më parë i Kosovës në Programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s, si dhe ngritja e kapaciteteve të sigurisë dhe aftësive mbrojtëse të Republikës së Kosovës, me mbështetjen e vazhdueshme dhe në partneritet të përhershëm me ShBA-të, i kontribuon shumë mbrojtjes së shtetit tonë të vogël dhe qëndrueshmërisë së paqes dhe stabilitetit afatgjatë në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, para rrezikut serbo-rus.

Por para së gjithash, duhet theksuar edhe njëherë se rëndësi primare dhe të pazëvendësueshme për të ardhmen e shtetit tonë të ri, ka veçanërisht ofrimi i mbështetjes së SHBA-ve, për dialogun dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku përsëri me theks të veçantë, ceket njohja reciproke ndërmjet të dy vendeve, proces në të cilin Republika e Kosovës, tash e mbi një dekadë, është angazhuar maksimalisht, pa arritur ndonjë sukses”, u shpreh analisti.

Ndër të tjera, ai tha se ky takim ua mbylli gojën partive opozitare dhe disa analistëve të cilët insistonin se qeveria aktuale nuk e ka mbështetjen e SHBA-ve dhe veçmas se kryeministri Kurti nuk mund as të shkelë në SHBA.

“Kështu që mesazhi më i mirë dhe jashtëzakonisht i rëndësishëm për Kosovën dhe qytetarët e saj, është fakti se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin fuqishëm integritetin territorial të Kosovës, integrimin euroatlantik e ndërkombëtar të saj, si dhe dialogun Kosovë-Serbi me njohje reciproke, veprim konsekuent ky, që krijon perspektiv të re dhe ndihmon fuqishëm pozicionin e Kosovës në bisedimet e ndërmjetësuara nga BE me Serbinë.

Ky akt i madh, ia mbyllë përfundimisht gojën e shfrenuar edhe opozitës cinike dhe pseudo analistëve të gërditshëm, të cilët në mënyrë të përditësuar villnin zjarr, se kinse udhëheqja aktuale e Kosovës, nuk e ka mbështetjen e SHBA-ve dhe veçmas z.Kurti nuk mund as të shkelë në SHBA, se lëre më të pritet edhe nga Sekretari i Shtetit Blinken dhe marrë mbështetje kaq të fuqishme edhe nga vet presidenti JoeBiden, sidomos për përmbylljen e dialogut me njohje të ndërsjellë me Serbinë”, përfundoi Gani Qarri për “Bota sot”.

Mehazi: Simbolika politike e vizitës së presidentes Osmani dhe kryeministrit Kurti, është shpresëdhënëse për Kosovën

Image
Sulejman Mehazi

Kurse, profesori Sulejman Mehazi tha se vizita e Kurtit dhe Osmanit në Uashington ka një rëndësi tejet të madhe për shtetin tonë.

Ai tha se pritja e Kurtit dhe Osmanit nga Sekretari amerikan Blinken e ka kuptimin e përkujdesjes së madhe të presidentitBiden ndaj Kosovës.

“Vizita e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit në SHBA është shumë domethënëse jo vetëm për Kosovën, por edhe për rrjedhat e mëtutjeshme politike të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Sesa e rëndësishme dhe e autoritetshme është vizita e përfaqësuesve më të lartë shtetëror të Kosovës në Shtëpinë e Bardhë, tregon pritja e përzemërt e autoritetit të dytë të SHBA-së, Sekretarit të Përgjithshëm Amerikan, AntonyBlinken, i cili e luan rolin e kryeministrit të shteteve me kushtetutë parlamentare. Gostia apo mysafirllëku i presidentes Osmani dhe kryeministrit Kurti në shtëpinë e nikoqirit të Sekretaritamerikan Blinken e ka kuptimin e përkujdesjes së madhe të presidentit Biden ndaj Kosovës dhe se të gjithë kundërshtarët politikë të opozitës në Kosovë dhe të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor, të dialogut me Serbinë, por edhe shteteve perëndimore, të cilët janë kundër veprimeve politike të presidentes Osmani dhe kryeministrit të KosovësKurtit, do konsiderohen kundërshtarë amerikan”, deklaroi profesori.

Mehazi potencoi se fakti që dy personalitetet më të larta të vendit tonë u ftuan në Uashington, tregonedhe seriozitetin e kësaj vizite.

Kjo vizitë tha se është shpresëdhënëse për Kosovën, por edhe kurajo kundër ndikimeve serbo-ruse.

“Sesa serioze është kjo vizitë e presidentes Osmani dhe kryeministrit Kurti për vetë SHBA-në e Kosovën shihet e vërehet, se, për së pari herë nga shtetet e Ballkanit janë të ftuar në Shtëpinë e Bardhë dy personalitete më të larta të një shteti sikurse që është presidentja edhe kryeministri i Kosovës së bashku.

Simbolika politike e shkuarjes së presidentes, Vjosa Osmanit dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, tog jo vetëm që është shpresëdhënëse për Kosovën, por edhe kurajo kundër ndikimeve serbe-ruse në Ballkan, por edhe revoltë amerikane ndaj politikës sekondare të shteteve perëndimore evropiane ndaj Kosovës”, theksoi ai.

Gjithashtu, profesori thotë se marrë parasysh zhvillimet që kanë ndodhur pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, ka bërë që i vetmi ndikim i SHBA-së në Ballkan të jetë Kosova.

“Lufta ruso-ukrainase ka ndikuar shumë në shtetet e Ballkanit Perëndimor, e cila luftë ka përhapur ndikime të rrezikshme në dëm të Kosovës, një, Ballkani i hapur i Vuçiqit bie ndikimet ruse në Ballkan, dy, anëtarësimi i Shqipërisë dhe RMV-së në BE, kanë anashkaluar Kosovën nga mos përfillja e shteteve të zhvilluara evropiane, të cilët me dekada nuk ju japin liberalizim të vizave qytetarëve të Kosovës, dhe i vetmi ndikim i SHBA-së në Ballkan do të jetë Kosova”, shpjegoi Mehazi.

Krejt në fund, ai tregoi se cila ishte porosia politike e vizitës së dy udhëheqësve tanë në SHBA.

“Porosia politike e vizitës së Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit në Shtëpinë e Bardhë e ka kuptimin e ardhjes së dy fëmijëve amerikanë, mbesës dhe nipit te shtëpia amë e gjyshit dhe gjyshes për të mbrojtur Kosovë nga armiqtë serbë me rastin e dialogut me Kosovën, për të mbrojtur nga Ballkani i hapur dhe nga Evropa që dhe një liberalizim të vizave nuk ua japin qytetarëve të Kosovës.

Kosova në Ballkan do të luajë rolin e amerikanëve kundër ndikimeve serbo-ruse e evropiane”, përmbylli SulejmanMehazi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat