Takimi i Kurtit e Osmanit me Sekretarin Blinken, hap konkret drejt përmbylljes së dialogut/ Kelmendi: Pa SHBA-në nuk ka ku shkon Kosova

Politika

Takimi i Kurtit e Osmanit me Sekretarin Blinken, hap konkret drejt përmbylljes së dialogut/ Kelmendi: Pa SHBA-në nuk ka ku shkon Kosova

Nga: M.L. Më: 29 korrik 2022 Në ora: 16:42
Presidentja Osmani, Kryeministri Kurti dhe Sekretari Blinken

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti në fillim të javës që po e lëmë pas u takuan me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Pas takimit, në një shkrim në rrjetin social Twitter, Sekretari Blinken ka bërë të ditur edhe njëherë se Amerika e përkrah integrimin euroatlantik të Kosovës dhe mbështet dialogun mes Kosovë dhe Serbisë.

Image
Muhamet Kelmendi

“U takova sot me presidenten Osmani dhe kryeministrin e Kosovës, Kurti. Shtetet e Bashkuara mbështesin integrimin euroatlantik dhe ndërkombëtar të Kosovës dhe dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE-ja. Ne vlerësojmë mikpritjen e Kosovës për afganët dhe mbështetjen e saj të fortë për Ukrainën”, shkroi Blinken.

Këtë deklaratë për gazetën “Bota sot” e ka komentuar prof. Muhamet Kelmendi.

Me këtë rast, ai tha se ky takim është një hap konkret në drejtim të përmbylljes së dialogut me Serbinë, duke njohur shtetin, në mënyre reciproke

Pa SHBA nuk ka dialog me Serbinë

Takimi midis Sekretarit amerikan të shtetit, z. Blinken, me përfaqësuesit e Kosovës, me Presidenten, znj. Osmani dhe me Kryeministrin, z. Kurti, ishte në vazhdën e koordinimit të qëndrimeve të shtetit të Kosovës kundruall subjekteve të jashtme, Serbisë dhe në ndërtimin demokratik të shtetit.

Ky është një hap konkret në drejtim të përmbylljes së dialogut me Serbinë, duke njohur shtetin, në mënyre reciproke.

Takimet e tilla janë thjeshtë ndikim në politikën e Kosovës për dialog me Serbinë”, ka thënë profesori.

Këtej, sipas tij, shkojnë edhe qëndrimet e BE-së në Bruksel, ku z. Lajçak dhe z. Borell në mënyrë të vazhdueshme kërkojnë dialogim.

Por, në këtë qëndrim të UE, i mungon qëndrimi konkret, si i SHBA-ve, përkatësisht subjektiviteti i shtetit të Kosovës.

Megjithatë, kemi shtete, si Gjermania dhe Austria që e pranojnë shtetin e Kosovës. Mbesin anash 5-ja e UE që është edhe frenuesja më e madhe e integrimit të Kosovës.

Ndikim ka edhe Anglia më të dërguarin e vet për dialog me Serbinë.

Këto janë forcat e jashtme”, është shprehur ai.

Megjithatë, Kelmendi ka thënë se mbetet SHBA si faktor vendimmarrës në çështjen e Kosovës.

Dhe, kjo kështu është shumë e kuptueshme. Pa SHBA-në nuk ka ku shkon Kosova dhe as Shqipëria”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat