E papritura që ndodhi gjatë vizitës së Bislimit në Preshevë/ Vjen reagimi i ashpër: Ky është përçarësi shqiptar!

Politika

E papritura që ndodhi gjatë vizitës së Bislimit në Preshevë/ Vjen reagimi i ashpër: Ky është përçarësi shqiptar!

Nga: A.M Më: 5 shtator 2022 Në ora: 22:47
Besnik Bislimi dhe Arbërie Nagavci

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq sot ka vizituar Kosovën.

Ajo ka realizuar një vizitë në Mitrovicë të Veriut, ku u prit nga përfaqësues të Listës Serbe dhe nga përfaqësues të institucioneve që punojnë në sistemin e Serbisë.

Paraprakisht u mblodhën edhe punonjës të institucioneve që financohen nga buxheti i shtetit serb. Ata mbanin në duar pankarta me fjalë përkrahëse, të tilla si: "Derisa e kemi ‘presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Anën tonë, ne nuk i druhemi asgjëje’.

Kjo ishte vizita e parë e kryeministres serbe në Kosovë prej se u zgjodh kryetare e Qeverisë serbe, në vitin 2017.

Kundër kësaj vizite doli profesori nga Amerika, Binak Maxharraj.

Ai në një prononcim për “Bota sot” tha se qëllimi kryesor i vizitës së Bërnabiqit në Kosovë, ishte që pas marrëveshjes së nënshkruar së fundi në Bruksel, t’iu thotë serbëve të mos shqetësohen pasi “Serbia është me ju”.

Image
Profesori nga Amerika, Binak Maxharraj.

“Ajo erdhi për të bërë politikë, erdhi për të bërë politikë antishqiptare, erdhi pas marrëveshjes së nënshkuar ditë më parë, për t'u treguar serbëve por dhe për t’i ngazëllyer strukturat kriminale në veri se mos të shqetësohen se Serbia është me ju. Ajo erdhi në "Veriun e vetë" në Kosovë. Këtë e vërtetoi edhe i ngarkuari për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Petar Petkoviq i cili gjoja si nikoqir e priti me këto fjalë:

"Mirë se erdhe në Kosovën tonë", populli serb po të pret duar hapur”. Dhe kryeministrja Ana Bërnabiq ia nisi politikës, asaj politike që ka lidhje me veriun e Kosovës që edhe kësaj radhe haptas thanë se është pjesë e Serbisë. Dhe, sikur ka të drejtë sepse krerët, liderët e Kosovës në krye me Hashim Thaçin për këto dy dekada lejuan qe veriu i Kosovës të rrëshqas në duar të Serbisë, me fjalë tjera e kthyen Serbinë në Kosovë, nga e cila po mundohet kryeministri Albin Kurti të kthejë përsëri sovranitetin në këtë pjesë të vendit, i cili për këto tentime me shumë po shahet nga opozita duke u rreshtuar përkrah Vuçiqit dhe Bërnabiqit”, theksoi profesori.

Krahas kësaj, Maxharraj u shpreh se vetë fakti se udhëheqësit serbë e konsiderojnë veriun si pjesë të Serbisë, nuk do duhej t’iu jepte leja për vizitë Bërnabiqit.

Madje, ai dhënien e kësaj leje për vizitë e cilësoi si një gabim të rëndë të kryeministrit Kurti.

“Këtë më së miri e ilustron fakti kur "veriun e konsiderojnë si pjesë te Serbisë", kur kërkoi haptas se duhet të zbatohet pikë për pikë marrëveshja e vitit 2013 dhe 2015 për themelimin e Asociacionit serb një etnik me kompetenca ekzekutive ashtu siç e kishte nënshkruar kryeministri i atëhershëm Isa Mustafa duke theksuar së “nëse nuk ka asociacion nuk mund të bisedohet për marrëveshjen e dytë për normalizim".

Dhe mu për këtë arsye mendoj se dhënia e lejes për kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq ishte një gabim që nuk i falet kryeministrit Albin Kurti

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq e cila po qëndron në veri të Republikës të Kosovës, ka kushtëzuar marrëveshjen Kosovë – Serbi me themelimin e asociacionit të komunave serbe, duke thënë se “nëse nuk ka asociacion nuk mund të bisedohet për marrëveshjen e dytë për normalizim". E qartë kërkon që në Kosovë të krijohet një "shtet brenda shteti" të cilin edhe i dërguari i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar e hodhi poshtë kur tha se Asociacioni duhet të formohet në bazë të ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës”, theksoi ai.

Në vazhdim, profesori nga Amerika komentoi edhe vizitën e Bislimit dhe Nagavci në Luginën e Preshevës.

Ai vlerësoi se këtë vizitë, Serbia e lejoi vetëm si shkëmbim që kryeministrja Ana Bërnabiq ta vizitojë Veriun e Kosovës .

“Si për koiçidencë sot ndodhi edhe një vizitë tjetër, por në drejtim të kundërt, ku z/ministri Besnik Bislimi dhe ministrja Arbërie Nagavci qëndruan në Luginën e Preshevës për vizitë një ditore. Dihet se Serbia ka qenë gjithmonë e ngurtë kur është fjala për vizitat e zyrtarëve tanë në Luginën e Preshevës, por kësaj radhe ajo e lejoi këtë vizitë si shkëmbim që kryeministrja Ana Bërnabiq ta vizitojë Veriun e Kosovës.

Unë nuk e di se a kishte dikush guxim me rastin e kalimit të kufirit të Bislimit dhe Nagavcit t’i pret me:" mirë se vini në Luginën e Preshevës tuaj" apo "mirë se ju gjetëm në Luginën e Preshevës sonë". Jo, qele guri gojën sepse sikur kjo të ndodhte Bislimi dhe Nagavci do të tërhiqeshin zvarrë përtej kufirit”, nënvizoi Maxharraj.

Më tej, ai përmendi një të papritur që ndodhi gjatë vizitës së Bislimit dhe Nagavcit, ku kryetari i Preshevës refuzoi t’i takojë ata.

“Por, do si do Bislimi dhe Nagavci qëndruan për vizitë ne Luginë. Ata i priti Kryetari i Këshillit kombëtarë shqiptar Ragmi Mustafi me plotë entuziazëm duke u përshëndetur.

Mirëpo, gjatë kësaj vizite ndodhi e papritura kur Bislimi dhe Nagavci nuk u pritën edhe nga kryetari i komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi. Dihet se shqiptarët në histori gjithmonë ishin të përçarë e për këtë arsye sllavët na i grabiten trojet tona. Edhe sot shqiptarët janë të përçarë në Shqipëri që kësaj përçarje i prinë kryeministri Edi Rama, i cili më i lidhur është me Serbinë dhe Vuçiqin, se sa me Kosovën dhe liderët e saj. Kështu, sot ka përçarje edhe në Kosovë në mes të pozitës dhe opozitës e cila është degjeneruar deri në absurd duke u rreshtuar përkrah Serbisë dhe Vuçiqit dhe duke e luftuar me te gjitha mjetet kryeministrin Albin Kurtin. I cili si njeri i pakorruptuar që një vit po mundohet të dlirë llomin e dy dekadave që kjo opozitë ia kishte bërë Kosovës duke vjedhur, plaçkitur dhe duke e kap shtetin në çdo cep të saj”, potencoi profesori.

Ndër të tjera, Maxharraj i reagoi ashpër Arifit, duke e quajtur atë përçarës të politikës shqiptare në Luginë.

“Këtë situatë sot e gjetën Bislimi dhe Nagavci edhe në Luginën e Preshevës, ku ashiqare u vërejt i përçarë faktori politik në Luginë, kur ata nuk u pritën nga kryetari i komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi - i cili haptas tha se nuk dëshiron të takohet me "vartësit e kryeministrit Albin Kurti”.

Ani, Shqipërim Arifi ky përçarës i faktorit shqiptar në Luginë, pasi që nuk po dëshiron të takohet me "vartësit" e kryeministrit Albin Kurti le të pres dhe të takohet me Hashim Thaçin kur ai të dal nga burgu”, përmbylli Binak Maxharraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat