Këto janë sfidat që e presin Kosovën muajt në vazhdim - Analisti ka një mesazh për Qeverinë Kurti

Politika

Këto janë sfidat që e presin Kosovën muajt në vazhdim - Analisti ka një mesazh për Qeverinë Kurti

Nga: A.SH Më: 6 shtator 2022 Në ora: 18:14
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kosova tashmë ka hyrë në një fazë mjaft të rëndësishme e vendimtare për të ardhmen e saj.

Fillimi i zbatimit të reciprocitetit me Serbinë në letërnjoftime e targa të veturave po konsiderohet si hap me rëndësi për përmbylljen e dialogut me Serbinë.

Shtetet e Bashkimit Evropian dhe SHBA po shihet të angazhuara si kurrë më parë për ta avancuar këtë cështje me ndërmjetësimet e tyre në dialog.

Nga ana tjetër, politika e brendshme e shtetit tonë nuk duket të jetë edhe aq stabile.

Analisti Skënder Mulliqi, ka komentuar për gazetën “Bota sot” situatën aktuale politike në vend.

Ai ka thënë se qeveria e Albin Kurtit duhet t’i ketë parasysh disa çështje për Kosovën si fuqizimi i shtetit të së drejtës, zhvillimi ekonomik dhe zhvillimi i të drejtave qytetare, liria e mediave, NATO agjenda, lufta kundër kriminalitetit etj.

Ngutia për integrim në BE, fuqizimi i shtetit të së drejtës, zhvillimi ekonomik dhe zhvillimi itë drejtave qytetare, liria e mediave, NATO agjenda, lufta kundër kriminalitetit, janë detyrat parësore që i ka përpara për t’i realizuar Kosova. Këto dhe shumë çka tjetër duhet t’i ketë parasysh Qeveria e Albin Kurtit. Pushtetet e kaluara bën pak që Kosova për shumë vite në tranzicionit të ecë përpara. Kosovës i duhen njerëz autonom, me qëndrime dhe vizione të qarta politike për të ardhmen e Kosovës. Inkuadrimi i Kosovës në strukturën e BE-së, do të bënte që ajo të dilte nga krizat në të cilën është katandisur”, ka thënë ai.

Tutje, shton se pushtetet e kaluara mjaftueshëm bënë shërbëtor, të Vuçiqit në bisedimet me Serbinë, duke theksuar se tash me pushtetin e ri Vuçiqi nuk do të ketë ndikim më në jetën politike të Kosovës.

“Mjaft i patëm në pushtet njerëzit të cilët u bënë shërbëtor, të Vuçiqit në bisedimet me Serbinë. I patëm shërbëtorët mbi të cilët zotëria Vuçiqi i “kënaqi” egot e sëmura të tij. Tash me pushtetin e ri, nuk e ka më atë kënaqësi shpirtërore. Nuk do të këtë më ndikim Vuçiqi në jetën politike të Kosovës. Nëse dëshirojmë më shpejt BE-në, duhet të distancohemi më punë, nga politikat jo të mira që i patëm. Ato na kushtuan me varfëri, largime masive, me izolim të Kosovës nga bota demokratike. Të shkëputet ky mendim politik provincial, duke krijuar më në fund diçka të mirë për Kosovën dhe për qytetarët. Të ndërpritet më në fund cirkusiada serbomadhe dhe rusomadhe në rajon, e cila më të madhe po na proklamohet. Kjo ka filluar të ndodhë, dhe do të përfundojnë iluzionet ruso-serbe për pushtime të reja në Ballkanin Perëndimor. Prandaj, Kosova të inkuadrohet sa më parë në BE...”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat