“Fjalimi i Ramës me tre paraqitje”/ Analisti zbërthen fjalimin e tij

Politika

“Fjalimi i Ramës me tre paraqitje”/ Analisti zbërthen fjalimin e tij

Nga: A.SH Më: 13 tetor 2022 Në ora: 20:18
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. 12 tetor 2022.

Dje kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, mbajti fjalim në Këshillin e Evropës, duke kërkuar që rrëzojnë akuzat kundër Kosovës.

“Rrëzoni akuzat kundër Kosovës, pranoni kërkesën e Shqipërisë për një raport vijues ndaj atij të Dick Martyt”, tha ai.

E për këtë fjalim pati reagime të shumta edhe nga ana e krerëve shtetëror.

Analsiti Skënder Mulliqi, thotë se fjalimi i Ramës kishte tre paraqitje, por ai pyet që ku ishte Edi Rama në vitin 2015 kur u formua kjo gjykatë që nuk e tha asnjë fjalë.

“Me duket se fjalimi kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama ka tre paraqitje në Këshillin e Evropës. Rama bëri fjalë për inkuadrimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, për liberalizimin e vizave dhe raportin e Dick Martit. Kurse kur bëhet fjalë për gjoja trafikimin e organeve të ish pjestarëve te UÇK-së, në “Shtëpinë e Verdhë” në Burrel të Shqipërisë, të dalë nga raporti tendencioz i zviceranit Dick Martit, ishte retorikë e vonuar e tij. Shtrohet pyetja logjike, ku ishte Edi Rama në vitin 2015 kur u formua kjo gjykatë që nuk e tha asnjë fjalë? Ajo u formua me shumicë votash, dhe me insistimin e Thaçit në Kuvendin e Kosovës.

Procesi gjyqësor ndaj ish krerëve të UÇK po zhvillohet që disa kohë në Hagë, dhe është shumë veshtirë që çdo fjalim edhe ky i Ramës të jetë kontributdhënës për lirimin e tyre. Se akuza për trafikim nga Thaçi dhe të tjerët, nuk qëndron ka folur edhe ish prokurorja e TPI-së në Hagë, Karla Del Ponte. Trafikimi i organeve është në gjenin e serbëve me kod gjenetik të prishur e jo të shqiptarëve. Të kthehemi te fjalimi i Ramës. Tonet e tija të mbushura me kritika ndaj BE-së ku shumica e shteteve janë mike të shqiptarëve, nuk e di se sa mund të prodhojnë efekte pozitive më 13 tetor, kur qytetarët e Kosovës, presin pas shumë kohësh që të udhëtojnë pa viza në Evropë”, thotë ai.

Sipas tij, Rama po lobon për të çliruar ish-presidentin Hashin Thaçin, por ajo që po mendon Rama për zhbërjen e Gjykatës Speciale, është vonuar.

“Pse zgjodhi Rama pikërisht këtë kohë për të lëshuar kritika ndaj BE-së kur i kemi organet tona të shtetit, vetëm ai e dinë? Ai po lobon për ta liruar ish presidentin, Hashim Thaçin, kur dihet se organet e drejtësisë janë të pavaruara nga politika. Apo krejt e vonuar është nëse Rama po mendon në zhbërjen e Gjykatës Speciale. Nga fjalimi i tij mund të dalë edhe e dhëna tjetër, se a mos Rama, po dëshiron me kthye Thaçin në pushtetin e Kosovës? Ky mund të jetë vetëm një spekulim, por që nuk përjashtohet. Rama në Këshillin e Evropës, sikur iu iku temave të nxehta më të cilat po përballet Shqipëria. Dhe, sa mbrohet Kosova, kur nuk potencohen radhazi krimet e luftës, të Serbisë në Kosovë, siç e tha kryeminsitri Kurti, dhe ku ende mbrohet ideja e dëmshme për shqiptarët e Ballkanit të Hapur?!”, përfundon Mulliqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat