Kosova t’i dëbojë rusët e ikur nga lufta, mund të jenë pjesë e shërbimeve sekrete

Politika

Kosova t’i dëbojë rusët e ikur nga lufta, mund të jenë pjesë e shërbimeve sekrete

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 14 tetor 2022 Në ora: 18:11
Foto ilustrim

Sa ka rrezik në Kosovë nga rusët e ikur nga vendi i tyre? Po flitet se një numër i i rusëve pasi kanë ikur kanë nga mobilizimi rus, ardhur në drejtim të Kosovës. A i kontrollon dikush ata dhe lëvizjet e tyre?

Gjithashtu si pasojë e luftës pushtuese ruse në Ukrainë, ku për gati tetë muaj, një numër i madh i civilëve ukrainasve po vazhdojnë të ikin nga vendi i tyre, por edhe shumë të tjerë janë kthyer, për shkak të çlirimit të pjesës më të madhe të territoreve të pushtuara ukrainase.

Rusia ka pasur aktivitete të fuqishme të luftës hibride në veri të Kosovës, dhe ka kryer provokime edhe në pjesë të tjera të Kosovës.

Disa anëtarë të stafit të zyrës ruse në Kosovë, përfshirë dhe një gazetare ruse janë dëbuar muaj më parë.

Ata po shfrytëzon situatën e luftës, mirëpo qëndrimet ruse ndaj Kosovës, tashmë dihen botërisht.

Por, se sa ka rrezik në Kosovë nga rusët e ikur, a i kontrollon dikush lëvizjet e tyre? Gazeta ka kontaktuar njohës të ҫështjeve të sigurisë.

Misione ruse

Image
Juristi Blerim Burjani

Ndërkaq, juristi Blerim Burjani, thotë se ata rusë që ikin nga vendi i tyre për t’mos iu bashkuar luftës në Ukrainë, kontrollohen dhe se në Kosovë ka edhe misione tjera të Rusisë.

“Normal se i kontrollon, rusët po ikin nga Rusia se nuk do të shkojnë në luftë kundër Ukrainës tash nuk përjashtohen plotësisht edhe misionet tjera të Rusisë në Ballkan por në Kosovë është KFOR-i dhe NATO-ja, pra ka edhe mekanizma të sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare. Për sigurinë në Ballkan ka rëndësi të mos ndodhë konflikt dhe të mos përkeqësohet siguria në Evropë”, vlerëson Burjani.

Ndërkaq, eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava thotë se situata në të cilën gjendet tani bota e sidomos Evropa me këtë luftë të Rusisë ndaj Ukrainës, e që ka mundësi gjithnjë për me u zgjeru edhe në shtete tjera, kjo luftë, e sidomos në shtete në të cilat ka pretendime ata që i parashohin-planifikojnë luftërat, se cilat shtete duhen të përfshihen në ato luftëra, prandaj derisa kjo situatë do të vazhdoj me këto lufta, gjithnjë ka mundësi që edhe Kosova mundet të përfshihet në këto lufta.

“Duhet ta kemi parasysh se sovranitetin e Kosovës e garanton KFOR-i si pjesë e NATO-s që është, prandaj po e sulmoj dikush shtetin tonë dihet se ai shtet mund të ballafaqohet me këto fuqi më të forta të botës. Situata tani e krijuar në Rusi, ku ka edhe shumë pakënaqësi nga vet populli i atij vendi, prandaj jo rastësisht ka bojkotime të hapura nga ajo popullatë dhe ditë e për ditë popullata e atij vendi migron në shtete tjera dhe dezertojnë për tu mobilizuar në formacionet ushtarake, prandaj ai panik që është krijuar në mesin e asaj popullate, e dëshmon situatën në të cilën Rusia gjendet tani, sepse vlerësimet e popullit janë të tilla se Rusisë nuk iu ka nevojitur kjo luftë e tanishme e sidomos ndaj Ukrainës, kur ky shtet gjithnjë ka qenë ndër shtetet më të besueshme të Rusisë, prandaj tani të rinjtë besa dhe të tjerët tani po ikin nga ai shtet dhe po shkojnë në shtete të ndryshme ku po munden me mbërri dhe me u strehu”, thotë ai.

Rreziku nga Serbia

Image
Eksperti Tërnava

 

Eksperti Tërnava thotë se, edhe në Serbi është shpërngulur një numër i madh i popullatës ruse, e që është për tu dyshuar se a mos ata kanë pretendime ndaj Kosovës, apo ardhja e tyre në Serbi është sa për tu vendosur si emigrant të detyruar nga lufta në Ukrainë.

“Për t’i shpëtuar asaj lufte, sikur dikur kur plotë të rinj tanë largoheshin nga ushtria jugosllave, që zhvillonte luftëra ndaj republikave të ish Jugosllavisë si në Kroaci, në Bosnjë e Hercegovinë etj, dhe ata ushtarë, që ishin në ato kohëra, migronin në shtete të ndryshme të BE-së. Nëse rusët e ikur të ardhur në Kosovë, nëse kanë ardhur për me shpëtu nga ajo luftë sikur e cekëm, atëherë është e kuptueshme dhe dihen qëllimet e tyre, edhe nëse vijnë në Kosovë për t’i shpëtuar luftës ruso- ukrainase, megjithatë shërbimet tona si policia e sidomos AKI-ja duhet t’i kenë parasysh sjelljet dhe vendndodhjet e tyre për të gjithë ata rusë, nëse iu kanë përmbajtur procedurave ligjore për migrim në Kosovë, sepse ata gjithnjë duhet të jenë nën vështrim zyrtar nga institucionet e shtetit tonë, dhe nëse ata do të jenë nën kontrollin e institucioneve të shtetit tonë, gjasat për keqpërdorime nga ana e atyre rusëve që janë si emigrant do të jenë më të vogla apo te pamundshme”, thotë ai.

Megjithatë Tërnava thotë se, por edhe që kanë ardhur për t’i shpëtuar luftës si ushtarë të mundshëm të asaj lufte, e nëse janë në dispozicion të atyre shërbimeve sekrete ruse apo edhe të shërbimeve serbe, atëherë ata as që duhen të pranohen si emigrant në shtetin tonë, apo nëse ata vërehen nga shërbimet tona se po angazhohen për interesat serbe apo ruse, gjithsesi se duhen të shpallen persona te padëshiruar (persona nongrata) dhe shteti detyrimisht t’i largoj ata nga Kosova.

“Prandaj shërbimet sekrete të Kosovës duhet të jenë tepër të angazhuar në këtë drejtim për të gjithë qytetarët e vendit tonë, e sidomos ndaj atyre rusëve që vijnë në Kosovë, prandaj të gjitha shërbimet e sigurisë që i luftojnë të këqijat në këtë vend, sikur që janë policia, FSK-ja, AKI-ja, dhe shërbime tjera duhen në mënyrë permanente t’i kenë parasysh dhe nën vështrim ata njerëz që vijnë nga Rusia”, thotë Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat