A do të arrihet marrëveshja finale Kosovë - Serbi brenda vitit 2023?

Politika

A do të arrihet marrëveshja finale Kosovë - Serbi brenda vitit 2023?

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 15 tetor 2022 Në ora: 15:26
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala thotë se, nësë i referohemi dhe i bëjmë analizë të veprimeve që kanë ndodhur që nga fillimi i bisedimeve në vitin 2011 e tutje, vërhet një forme e një modeli që në gjuhën diplomatike njihet edhe si “Bisedime rreth çështjeve, por assesi për problemin”.

Shala thotë se, gjatë kësaj periudhe prej një dekade, fokusi primar dhe ai sekondar i bashkësisë ndërkombëtare ka qenë që fokusi të mbetet në orbiten e bisedimeve mbi “çështjet” duke shpresuar që formimi dhe qëndrushmëria shtetërore e Kosovës të dështoj, dhe kështu bashkësia ndërkombëtare (disa shtete të BE-së) të mund të fillojnë një proces të ri duke trajtuar “problemin” që në rastin tonë do të ishte modeli i dy Gjermanive (pra rikthim në një konfederat specifike Serbi/Kosovë).

“Por bazuar në fakte që nga shpallja e pavarësisë së vendit dhe ndihma kryesore e sponzorit tonë SHBA-së, Kosova arriti që të marrë mbi 100 njohje nga vendet edhe brenda BE-së, në kohën ku interesat e ndryshme kanë gërshetuar me politikat e atyre shteteve që kanë sponzorizuar pavarësinë”, shprehet Shala.

Image
Drizan Shala

Sipas tij, situata aktuale është tejet e pa qartë në formen dhe mënyren e të vepruarit qoftë nga bashkësia ndërkombëtare si dhe qeverisë aktuale të Kosovës, sepse nuk do të këtë ndryshime para që Kosova të marrë veprime në lidhje më dy çështje jetike të cilat Serbia ka ditur mirë t’i parashtrojë përgjatë gjithë procesit të dialogut.

“E këto janë: Asociacioni i Komunave Serbe-ASK (ku sipas informacioneve të mia brenda zyrës së Kryeministrit, ekipa e cila është duke trajtur këtë pikë që në afatin sa më të shpejt të dalin më një draft propozim mbi këtë çështje si kërkesë eksplicite e sekretarit amerikan, mund të themi që ekipa e “ekspertëve” (emrat e njohur për mua) që janë duke tajtuar këtë segment janë vetëm me njohuri modeste dhe që rezultati mbi këtë draft le të mbetet për të analizuar). Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit (bazuar në informacionet e fundit, kreu i manastirit të Deçanit, e ka refuzuar dhe nuk e ka pranuar që të takohet me Kryeministrin e vendit edhe pas insistimit të tij të fundit që të arrijnë një zgjedhje e cila e tejkalon zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për Manastirin)”, thekson Shala.

Sipas tij, situata është në stazin e asaj që qeveria duhet të kërkojë një unitet brenda subjekteve politike shqiptare që janë të përfaqësuara në kuvend, por edhe jashtë tyre duke marrë mbështetjen adekuate ndaj presionit që do të ballafaqohet në fillim vitin 2023.

“Bashkësia ndërkombëtare do të bëjë të pamunduren për të gjetur një zgjidhje optimale për ta, duke bazuar në frymen dhe veprimet që i ka marrë deri më tani që palet e konfliktit (Kosovë/Serbi) të joshen qoftë me investime kapitale (Serbia) mbi 10 milliardë euro, qoftë liberalizimi i vizave (Kosovë) si adut të zbatimit të dy pikave të sipërshenuara. Mos të harrojmë një faktë interesant në këtë mes është nëse vjen momenti që të zbatohet ASK-ja do të duhej që në sistemin e brendshem juridik të ndryshohen disa ligje të cilat janë: Ligji për administrimin e pushteti lokal, Ligjin për financa publike, Ligji për Arsim, Ligji për Shëndetësi, Ligji për Urbanizëm dhe Planifikim hapsinorë”, potencon Shala.

Ai tutje shprehet se, nëse analizohen të gjitha këto ndryshime që do të ndodhin athërë mund të nënkuptohet që ASK-ja ka elemente të brendshme të cilat e atakojnë sistemin politik/juridik të vendit me tendencë të cenimit të kushtetushmërisë.

“Por në gjithë këtë mes dhe presion diplomatik për gjetjen e një zgjidhje pëfundimtare në mes Kosovës dhe Serbisë, Kosova (Qeveria) duhet që të ketë një temë në tavolinë para se të fillojë jetësimi i ASK-së apo Vendimin i Kushtetuese.

“Statuesi i personave të pagjetur në luften e fundit (sepse ka tendencë nga bashkësia ndërkombëtare që kur të vihet kjo në tavolinë të bisedimeve mos të trajtohet në kontekstin e statuesi i personave të pagjetur pra duke tentuar ta largojnë në një formë apo tjetrën pjesën e luftës si element kryesor). Nëse një veprim i tillë do të ndodh atëherë mund të themi që do të dëmtohet statuesi shtetror i Kosovës, sepse kjo kategori nuk është çështje teknike siç po potencon Beogradi dhe Brukseli, por ketu kemi të bëjmë më çështje (Politike, Ligjore dhe Penale)”, përfundon Drizan Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat