Po përballet me akuza dhe sulme nga Mustafa dhe Hyseni, vjen mbështetja për Abdixhikun – ja ‘kurthi’ që po i bëhet!

Politika

Po përballet me akuza dhe sulme nga Mustafa dhe Hyseni, vjen mbështetja për Abdixhikun – ja ‘kurthi’ që po i bëhet!

Arife Morina Nga Arife Morina Më 15 tetor 2022 Në ora: 18:46
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku së fundi ka qenë cak i kritikave të shumta.

Këto kritikat, nuk i erdhën nga kundërshtarët politik të partive të tjera politike, por nga ‘garda e vjetër’ e partisë së tij.

Isa Mustafës, Skënder Hysenit dhe Agim Veliut siç duket nuk poi u pëlqen shumë mënyra se si Abdixhiku po e udhëheq LDK-në.

Ditë më parë, Hyseni akuzoi Lumirin se e ka sjellë LDK-në në nivel të AAK-së.

Profesori ndërkombëtar, Enver Bytyçi në një prononcim për “Bota sot” komentoi këto sulme që po i bëhen Lumir Abdixhikut nga ‘garda e vjetër’ e LDK-së.

Fillimisht, ai veçoi akuzën e Skënder Hysenit, ku ditë më parë tha se Abdixhiku e ka sjellë LDK-në në nivel të AAK-së.

Image
Profesori ndërkombëtar, Enver Bytyçi

“Po! Kam vënë re se garda e vjetër e drejtimit në Lidhjen Demokratrike të Kosovës e sulmon herë pas here liderin aktual të kësaj partie. Akuza kryesore dhe krejt e palogjike ishte ajo e para disa ditëve që bëri ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni. Nuk e di, por duhet të kesh trurin në ndonjë vend tjetër e jo në vendin e vet, nëse thua se nën drejtimin e Lumir Abdixhikut Lidhja Demokratike paska rënë në nivelin e AAK-së. Kjo për dy arsye:

Së pari, sepse në zgjedhjet lokale LDK doli partia e parë politike jo vetëm për numrin e komunave, por edhe për numrin e voruesve. Fitoi madje edhe Prishtinën, përveç Pejës dhe shumë qyteteve të tjera. Por matja bëhet me numrin e përgjithshëm të votuesve dhe ky numër ishte më i madh edhe se votuesit e partisë në pushtet, Vetëvendosjes. Ishtë ky rezultat i një kohe rekord, në harkun kohor thuajse të një viti pas humbjes së rëndë në zgjedhjet e përgjithshme”, u shpreh profesori.

Krahas kësaj, Bytyçi deklaroi se humbja e LDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit nuk ishte humbje e Abdixhikut, derisa përmendi rritjen që kjo parti e ka bërë sipas disa sondazheve të publikuara së fundi.

“Ndërkaq humbja në zgjedhjet e përgjithshme e LDK-së nuk ishte humbje e Abdixhikut. Ishte e këtyre figurave, të cilët po e kritikojnë atë. Ishte e Isa Mustafës, e Skënderit, Agimit, pse jo edhe humbje e dyfishtë e Lutës! Tani, përveç Lutës, këta tjerët i hidhen në grykë kryetarit të LDK-së dhe e kritikojnë ashpër. Madje i thonë edhe gjëra të pamenduara dhe të sajuara. Aq sa duket se përgjegjësitë e veta po tentojnë t’ia transferojnë pasardhësit të tyre. Mbit ë gjitha po shtrembërojnë realitetin.

Së dyti, prandaj them se të pavërtetat demantohen edhe nga sindazhet që janë bërë kohët e fundit. Lidhja Demokratike e Kosovës ka tejkaluar në sondazhe partinë e dytë (PDK-në) në Kosovë dhe është në radhe e dyta pas vetëvendosjes. Këto sondazhe e çojnë atë te 23 përqind të elektoratit, nga 15 përqind në shkurtin e vitit 2021, kur u bënë zgjedhjet e fundit parlamentare. Të kapërcesh tetë pikë më shumë në një hark kohor në më pak se dy vite, është sukses spektakolar. Por ja që ata që e ulën në nivelin e AAK-së, tani e akuzojnë zotin Abdixhiku për këtë gjë të pavërtetë”, theksoi ai.

Në vazhdim, profesoi potencoi se Isa Mustafa, Skënder Hyseni dhe Agim Veliu janë tre musketierët e mëdhenj të regjisë dhe skenarit kundër liderishipit të ri të kësaj partie.

“Siç thoni edhe ju, duket qartë se ka një lloj mllefi, të cilin garda e vjetër, përgjegjëse për shumë gjëra, e shfaq kundër gardës së re të drejtimit të paerisë. Madje më duket se ka raste që i fryjnë edhe përkatësisë krahinore e prejardhjes së kryetarit. Isa Mustafa, Skënder Hyseni dhe Agim Veliu janë tre musketierët e mëdhenj të regjisë dhe skenarit kundër liderishipit të ri të kësaj partie. Këta duan radikalitet në radhët e LDK-së. Ne e dimë qëndrimin e Agimit dhe ndonjë deputeti tjetër të ndikuar nga Isa në zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente. Radikalët këmbngulën asokohe për bojkot, njësoj siç bënë edhe PDK, AAK e Lista Srpska”, vlerësoi Bytyçi.

Më tej, ai dalloi qasjen e Abdixhikut në opozitë karshi PDK-së dhe AAK-së. Sipas tij, kreu i LDK-së ka njq qëndrim të tij, prandaj e kritikojnë atë, pasi duan që LDK-në ta bëjnë shtojcë të partisë së Thaçit.

“Pra, me këtë dua të them se kundërshtarët e Lumir Abdixhikut në Lidhjen Demokratike duan që ai të imitojë Tahirin e PDK-së, i cili në mos gaboj është kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, themeluar nga Thaçi. Kjo nënkupton se burim i këtij qëndrimi anti-lidership në LDK është dashuria e Isa Mustafës, Kenës dhe Agimit me Hashim Thaçin. Abdixhiku sillet si opozitar. Nganjëherë jo në mënyrë të pjekur e adekuate, por dallon nga PDK dhe AAK. Ka një qëndrim të vetin. Pikërisht kjo gjë nuk u pëlqen kritikëve të tij. E duan LDK-në shtojcë të partisë së Thaçit, gjë që nuk e parapëlqen as kryetari i tanishëm, Memli Krasniqi.

Vetëm ithtarët e Hashim Thaçit dhe inatçorët kundër Kurtit nuk e pranojnë opozitarizmin e Lumir Abdixhikut. Megjithë shumë merita të tijat, megjithëse për mua në ekonomi ishte kryeministër i sukseshëshëm, edhe Hoti bie nganjëherë në këtë nivel inatçorësh. Po e theksoj këtë, sepse unë zotin Abdullah Hoti e konsideroj vërtet një aset të Lidhjes Demokratike. Shkëputja e plotë e tij nga trashëgimia negative e Isa Mustafës dhe bashibozukëve të tij do të lartësojë zotin Hoti si figurë politike”, nënvizoi profesori.

Ndër të tjera, Bytyçi shtoi se LDK duhet të ndjekë në projekt, në program, si alternativë, në metodë dhe në sjellje një rrugë të saj origjinale.

“Pas kaq kohësh, kur Isa Mustafa dhe pasuesit e tij fanatikë e interesaxhinj janë larguar nga drejtimi i Lidhjes Demokratike, ka ardhur koha që të lihen anash këto figura regrssive dhe radikale e të shikohet përpara. Që do të thotë se LDK duhet të ndjekë në projekt, në program, si alternativë, në metodë dhe në sjellje një rrugë të sajën origjinale, duke iu rikthyer trashëgimisë së Ibrahim Rugovës. Rugovën me fjalë e ka lartësuar edhe Isa Mustafa, por me vepra e ka urryer atë. Lumir Abdixhiku dhe bashkëpunëtorët e tij duhet t’i largohen retorikës për Rugovën dhe t’i qasen gjithnjë e më afër sjelljes së tij politike, vizionit të tij për Kosovën”, përfundoi profesori Enver Bytyçi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat