Kosova përballë Serbisë dhe Rusisë, ja çfarë pritet të ndodhë me vendimin për targa – kjo është ‘loja’ që po bëhet!

Politika

Kosova përballë Serbisë dhe Rusisë, ja çfarë pritet të ndodhë me vendimin për targa – kjo është ‘loja’ që po bëhet!

Arife Morina Nga Arife Morina Më 16 tetor 2022 Në ora: 14:05
Policia e Kosovës në veri

Afati për ndrrimin e targave pritet të skadojë me 31 tetor.

Ai ishte përcaktuar kur është arritur marrëveshja për dokumente më 27 gusht mes Kosovës dhe Serbisë.

Armend Halimi nga Instituti për Studime të Sigurisë ISS, në një prononcim për “Bota sot” komentoi skenarët që mund të ndodhin pas 1 nëntorit.

Fillimisht, ai tha se shteti ynë është treguar serioz në raport me zbatimin e vëndimeve të saj.

Ai vlerësoi se dhe kërcënimet çfarëdo qofshin ato nuk duhet të sfidojnë Kosovën.

Image
Armend Halimi nga Instituti për Studime të Sigurisë ISS

Konsideroj se Kosova ka dëshmuar seriozitetin dhe vendosmërinë e saj edhe pse të vonuar për të zbatuar vendimet e saj që kanë për qëllim shtrirjen dhe ruajtjen e sovranitetit shtetëror në tërë vendin. Andaj edhe kjo çështje, herët a vonë do të marrë epilogun e saj, dhe kërcënimet çfarëdo qofshin ato nuk duhet të sfidojnë vendin tonë”, theksoi Halimi.

Krahas kësaj, shtoi se Serbia po organizon dhe sponzorizon grupe seperatiste e kriminale deri tek rekrutimi i disa qytetarëve serbë, me qëllim të destabilizimit të Kosovës.

“Çdo situatë e parë si revoltë që i është mveshur qytetarëve serbë të veriut të vendit, ka qenë dhe do të jenë përpjekje të shtetit të Serbisë për të penguar funksionalitetin e shtetit tonë. E gjithë kjo ka pasur një hierarki burimi apo motivimi, Rusia në majen e saj, për të pasuar me Serbinë, ku kjo e fundit organizon dhe sponzorizon grupe seperatiste e kriminale deri tek rekrutimi i disa qytetarëve serbë, me apo pa vetëdije në këtë lojë për destabilizim të Republikës së Kosovës”, vlerësoi ai.

Ndër të tjera, Halimi potencoi se tani më shteti serb nuk mund të llogarit në një Rusi me shumë probleme të brendshme dhe të jashtme.

“Andaj, duke parë se kjo piramidë është duke u ndodhur në një farë krize, edhe skenarët e tyre i kanë më të sfiduar për t’i realizuar, ngase nëse e shohim nga poshtë, qytetarët serbë më nuk kanë luksin të manipulohen nga Serbia, e njëherit as vetë Serbia nuk mund të llogarit në një Rusi me shumë probleme të brendshme dhe të jashtme”, përfundoi Armend Halimi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat