Kontingjent ushtarësh nga Shqipëria në mbrojtje të Kosovës? Analisti i shpjegon të gjitha: Kështu duhet të veprohet nëse e kërkon nevoja!

Politika

Kontingjent ushtarësh nga Shqipëria në mbrojtje të Kosovës? Analisti i shpjegon të gjitha: Kështu duhet të veprohet nëse e kërkon nevoja!

M.Haziri Nga M.Haziri Më 16 tetor 2022 Në ora: 20:02
Ushtarët e Shqipërisë

Një nga temat më të përfolura kohëve të fundit është konvertimi i ttargave nga “KM” në “RKS”.

31 tetori është afati i fundit kur serbët e Kosovës duhet ta bëjnë konvertimin e targave.

Afati ishte përcaktuar kur është arritur marrëveshja për dokumente më 27 gusht mes Kosovës dhe Serbisë.

Mirëpo tensionet mund të jenë të mëdha gjatë këtyre ditëve, ku përgatitja nga ushtria po vazhdon edhe ditëve të sotme.

Ku gjatë ditës së nesërme Presidenti i Shqipërisë, do ta vizitoje Kosovën nesër.

Mirëpo a mund të bisdohet për vendosjen e një kontigjenti ushtarësh nga Shqipëria, në kuadër të KFOR-it?

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Rexhep Shahu.

Image
Rexhep Shahu

Ai u shpreh se presidenti nuk mund ta merr këtë vendim mirëpo varet nga NATO.

Mendoj se nuk është fuqi as vullnet i presidentit të Shqipërisë vendosja e trupave ushtarake të Shqipërisë në Kosovë në kuadër të KFORIT. Nuk është presidenti që e merr atë vendim. Edhe një ushtar i vetëm në KFOR vendoset prej NATO-së dhe nuk vendoset nga dëshira a vullneti i presidentit të Shqipërisë apo vullneti autoritetëve të Kosovës”, u shpreh ai.

Më tej, ai thekson që Shqipëria nuk ka fuqi ta ndihmoj Kosovën pasi edhe gjatë luftës nuk ka mundur.

Sipas tij, e gjith kjo është luftë me fjalë nga Shqipëria dhe Serbia.

Shqipëria pak mundësi e fuqi ka që të ndihmojë ushtarakisht Kosovën, vetëm nëse e lyp nevoja mund të japë një kontribut simbolik. Në kohën e Luftës për Kosovën nga Shqipëria nuk u përfshi as një togë me luftëtarë në luftë brenda në Kosovë. E gjitha sa thuhet është veç propagandë e luftë me fjalë nga Shqipëria e Serbia”, përfundoi Shahu për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat