Juristi flet për Vetting/ Tregon problemet që po përballet sistemi i drejtësisë!

Politika

Juristi flet për Vetting/ Tregon problemet që po përballet sistemi i drejtësisë!

Nga: M.H. Më: 18 tetor 2022 Në ora: 13:29
Foto ilustrim

Situata në vend po vazhdon të jetë e përmbushur me ngjarje të mëdha.

Luftimi i krimi dhe korrupsionit po vazhdon të jetë temë kryesore për qeverinë e vendit.

E në lidhje me këtë ka folur për “Bota sot”, juristi Muhamet Kelmendi.

Ai u shpreh se Vetting duhet të jetë sa më shpejt pjesë e sistemit të drejtësisë.

Gjithashtu ai cek që dështimet e mëdha në prokurori dhe gjykata ka sjellë nevojën e domosodoshme për Vetting.

Situata aktuale në prokuroritë e Kosovës nuk është e mirë. Si tërë sistemi i drejtësisë, përkatësisht gjyqësori, ashtu edhe prokuroria, po kalon ditët e rënda. Në njerën anë, është gjendja e rëndë e krijuar nga vet mosprofesionalizmi i prokurorive dhe, në anën tjetër, është presioni i politikës, i ekonomisë dhe i shumë strukturave tjera, të cilat e kanë vënë në pozitë të rëndë prokurorët dhe, kjo duket se i ka rritur dështimet në kryerjen e deryrës zyrtare. Këtu nuk është çështja vetëm e analizës së punës disa mujore të prokurorive në nivel të Kosovës, por çështja është tek mos profesionalizmi dhe dështimet e mëdha nëpër prokurori dhe në gjykata”, u shpreh ai.

Juristi më tej thekson që lënia e lëndës nëpër gjykata, pa prova adekuate, bënë që edhe gjykatat të dështojnë.

Mbetët vetëm Vetting-u si mjet i domosdoshëm, nënvizoi juristi.

“Sukseset e sistemit të drejtësisë kryesisht varen nga puna profesionale dhe e suksesshme e prokurorëve. Nxerrja e provave dhe sigurimi i dëshmive është bazamenti i verdiktit gjyqësor të drejtë dhe konform me ligjin. Shkuarja e lëndës nëpër gjykata, pa prova adekuate, bënë që edhe gjykatat të dështojnë. Kjo, për faktin se gjykatësëve nuk u intereson ndoshta gjykimi faktik, prandaj edhe nuk urdhërojnë nxjerrien e provave tjera. Këto dështime të këtyre dy anëve janë të prekshme. Duket se si prokuroritë, ashtu edhe gjykatat, janë të interesuara për zhagitje të procesëve, ndoshta deri te parashkrimi i lëndëve. Kështu në fakt mund të vazhdohet në pakufi, kuptohet me shkelje ligjore, por kjo nuk po ka ndikim adekuat dhe gjendja nuk po përmirësohet. Mbetët vetëm Vetting-u si mjet i domosdoshëm”, përfundoi Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat