“Po ulet në dy karrige”, deputeti ukrainas “godet” Vuçiqin: Të jetë i kujdesshëm!

Politika

“Po ulet në dy karrige”, deputeti ukrainas “godet” Vuçiqin: Të jetë i kujdesshëm!

A.Zhushi Nga A.Zhushi Më 18 tetor 2022 Në ora: 14:04
Oleksiy Goncharenko

Deputeti i Parlamentit të Ukrainës Oleksiy Goncharenko, ka akuzuar Serbinë se po përpiqet të ulet në dy karrige, duke mos i vendosur sanksione Rusisë për luftën në Ukrainë.

Goncharenko ka thënë ekskluzivisht për gazetën “Bota sot” se Aleksandar Vuçiq po mbështet Vladimir Putinin, por në të njëjtën kohë bën edhe deklarata për afrim me Evropën.

Sipas tij, Vuçiq duhet të jetë shumë i kujdesshëm për raportet me Rusinë.

“Mendoj se Serbia po përpiqet të ulet në dy karrige. Ata vazhdojnë të mbështesin Rusinë, vazhdojnë të thonë disa gjëra që i pëlqejnë Putinit. Por në të njëjtën kohë, ka deklarata për afrim me Evropën. Por presidentit Vuçiq i pëlqen dialogu me Putinin. Vërtetë, po të isha Vuçiq, do të isha shumë i kujdesshëm, Rusia vjen gjithmonë me një luftë me një shtet të huaj, në të cilin futet bota ruse”, ka deklaruar deputeti ukrainas.

Për shkak të luftës në Ukrainë, kemi parë një vëmendje të shtuar të BE-së dhe SHBA-së për një marrëveshjeje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. I pyetur nëse sheh ndonjë mundësi reale për një marrëveshje të shpejtë Kosovë-Serbi, Goncharenko ka thënë se vendimi nuk duhet të jetë në kurriz të pavarësisë së Kosovës.

“Natyrisht, shumë janë të interesuar për zgjidhjen e konfliktit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Por, vendimi nuk duhet të jetë në kurriz të pavarësisë së Kosovës”, është shprehur ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat