“Shaip Kamberi po mbron interesat e shqiptarëve në Luginë, kjo ka bërë që SHBA të kthejë sytë tek shqiptarët”

Politika

“Shaip Kamberi po mbron interesat e shqiptarëve në Luginë, kjo ka bërë që SHBA të kthejë sytë tek shqiptarët”

Nga: A.SH Më: 18 tetor 2022 Në ora: 16:41
Gabriel Escobar dhe përfaqësuesit e Luginës

Ditë më parë përfaqësuesit e Luginës së Preshevës, janë takuar me të dërguarin special të SHBA për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar.

Takimi ka pasur të bëjë me trajtimit të barabartë dhe reciprok të pakicave në Luginë.

“Në takim me të dërguarin special të SHBA për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar, në Departamentin e shtetit, diskutuam për nevojën e trajtimit të drejtë edhe të kërkesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, për nevojën e trajtimit të barabartë dhe reciprok të pakicave përmes standardeve të njëjta si parakusht i një marrëveshje të ardhshme për paqen afatgjate në Ballkanin Perëndimor”, ka njoftuar deputeti Kamberi.

Analisti Faton Mehmeti për “Bota sot” ka komentuar vizitën e liderëve të Preshevës në Uashington.

Sipas tij, takimi mes Gabriel Escobar dhe përfaqësuesve të Luginës është sinjal pozitiv.

Sipas tji, deputeti Shaip Kamberi po mbron me dinjitet intetesat e shqiptarëve atje, dhe kjo ka bërë që SHBA të vlerësoj qëndrimet e tij duke kthyer sytë tek shqiptarët.

“Takimi me z.Eskobar mund të shihet sinjal pozitiv për shqiptarët në Kosovën Lindore. Besoj se nga ky takim shqiptarët do të kenë përfitime më të mëdha për adresim të kërkesave të tyre. Deputeti Kamberi me dinjitet mbron intetesat e shqiptarëve të asaj treve, kjo edhe ka bërë që SHBA të vlerësoj qëndrimet e tij duke kthyer sytë tek shqiptarët”, thotë ai.

Sipas tij, shqiptarët duhet të kërkojnë investime amerikane në Luginë të Preshevës dhe që rinia të ketë me çfarë të merret, mos ta lëshojë vendin.

“Shqiptarët të kërkojnë investime amerikane në Luginë të Preshevës, në mënyrë që të rinjtë mos të ikin nga trevat e tyre. Kështu që, takimi me z.Eskobar dhe përfaqësuesit shqiptarë të Luginës është për t'u vlerësuar”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat