Befason eksperti austriak: Në këto vite do të anëtarësohet Kosova në NATO dhe BE – jep parashikimin e ‘keq’ për Serbinë

Politika

Befason eksperti austriak: Në këto vite do të anëtarësohet Kosova në NATO dhe BE – jep parashikimin e ‘keq’ për Serbinë

A.Morina Nga A.Morina Më 18 tetor 2022 Në ora: 21:43
Foto ilustrim

Marrë parasysh gjithë zhvillimet e fundit në botë, lufta në Ukrainë ka sjellur një rend të ri politikë.

Krahas kërcënimeve të Rusisë së Putinit, ka filluar edhe kërkesa që të përshpejtohet proces i anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, veçanërish shteteve shqiptare.

Eksperti austriak, Gunther Fehlinger për “Bota sot” tha se lufta ruse në Ukrainë tregon shumë qartë se shtetet shqiptare duhet të mbështeten dhe mund të mbështeten në SHBA dhe NATO, nëse dëshirojnë të jenë të lira.

Image
Eksperti austriak, Gunther Fehlinger

“Ne kemi të njëjtin rend politik që nga viti 1949. Është stabiliteti i Botës së Lirë i organizuar në NATO të udhëhequr nga SHBA-ja. Ky do të jetë rendi botëror për të ardhmen e parashikueshme. Lufta në Ukrainë tregon shumë qartë se ju duhet të mbështeteni dhe mund të mbështeteni në SHBA dhe NATO, nëse doni të jeni të lirë. Ukraina është trajnuar, pajisur dhe financuar dhe furnizuar nga NATO-ja dhe fiton”, deklaroi ai.

Krahas kësaj, eksperti austriak përmendi edhe data kur Kosova mund të anëtarësoht në BE dhe NATO, po ashtu edhe Shqipëria.

Sipas tij, Kosova dhe Bosnja në NATO në 2023 dhe në 2029 në BE.

“Nëse diçka tregon se rendi ynë botëror perëndimor i NATO-s, BE-së, Euro OECD po funksionon dhe do të jetë shtylla kurrizore e sistemit global për një afat të gjatë. Po, hapi i ardhshëm logjik për Ballkanin është që të gjithë aleatët e NATO-s do t'i bashkohen BE-së tani, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi duhet të jenë në BE në 2024 dhe Kosova dhe Bosnja në NATO në 2023 dhe në 2029 në BE. Dhe Serbia duhet të izolohet derisa të kthehet me Perëndimin dhe aleat në NATO”, theksoi Gunther Fehlinger për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat