Akuzoi Kurtin se po ua vjedhë mjekëve nga 500 euro, vjen reagim i ashpër ndaj Haradinajt

Politika

Akuzoi Kurtin se po ua vjedhë mjekëve nga 500 euro, vjen reagim i ashpër ndaj Haradinajt

Nga: A.Zh Më: 19 tetor 2022 Në ora: 08:26
Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës, se po ua vjedhë mjekëve, çdo muaj nga 400 deri në 500 euro.

Ai ka thënë se nëse do të miratohej Ligji i Pagave, që një vit e gjysmë do shkonin 150 milionë euro te qytetarët dhe kategoritë që paguhen në kuadër të sektorit publik.

“Ligji i Pagave ka paraparë rritjen minimale 100 euro, e ka pasë rritje të pagave deri në 400 euro. Pra, Kurti dhe qeveria Kurti, ua kanë vjedhur mjekëve çdo muaj, prej kur kanë ardhur në pushtet, nga 400 deri në 500 euro, i kanë vjedhur edhe pensionistët, për shkak se nuk ju kanë dhënë pare. Ligji i pagave do ua jepte këtë shumë”, ka thënë Haradinaj në Rubikon.

Atij për këtë deklaratë i ka reaguar analisti i çështjeve politike Binak Maxharraj, përcjell Bota sot.

Në një shkrim të dërguar në “Bota sot”, Maxharraj ka thënë se “hajnia” e Kurtit nuk është më e madhe se ajo e komandantëve të luftës, përmes tenderëve dhe blerjes së pronave shtetëtore.

“Kurti i vjedhë mjekët, komandantët shtetin.

Ramush Harajdinaj nuk ka të ndalur me akuzat ndaj qeverisë dhe Kurtit. Mbrëmë ai e paska akuzuar Kurtin se po ua vjedhka mjekëve për çdo muaj nga 400 deri 500 euro.

Por kjo “hajni” e Kurtit ndaj mjekëve nuk është më e madhe se sa hajnia e komandantëve që e vidhni shtetin përmes tenderëve milionësh, përmes blerjeve të qindrave hektarëve tokë shtetërrore me nga 3-5 euro arin, kurse më pas e mashtrojnë shtetin kur ia shesin arin deri në 5-6 mijë euro.

A thua mjekët po ikin nga shteti nga “hajnia” e Kurtit apo nga hajnia milionëshe e komandantëve?!”, ka thënë analisti Maxharraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat