Trondit Gjykata Speciale/ Dosje milionëshe kundër Hashim Thaçit dhe të tjerëve - Avokati Gazmend Halilaj: Po i pret një proces i vështirë!

Politika

Trondit Gjykata Speciale/ Dosje milionëshe kundër Hashim Thaçit dhe të tjerëve - Avokati Gazmend Halilaj: Po i pret një proces i vështirë!

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 19 tetor 2022 Në ora: 21:24
Krerët e UÇK-së në Hagë dhe avokati Gazmend Halilaj

Avokati mbrojtës i ish-presidentit Hashim Thaçi, Dastid Pallaska, ka thënë se, dosja e Gjykatës Speciale ndaj ish liderit politik të UÇK-së, Hashim Thaçi ka arritur numrin prej një milion faqe.

“E gjithë aktakuza në seancën statusore u konstatua se është arritur kufiri prej 1 milion faqesh në dosje. Ku keni parë një dosje një milion faqe, gjeni një rast ku keni parë”, ka deklaruar avokati Dastid Pallaska.

Në lidhje me këto dosje, e që janë në numër të madh kundër ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po mbahen në burgun e Hagës, avokati Gazmend Halilaj, dy vite më parë, ka thënë për gazetën “Bota sot”, se Gjykata Speciale ka 6 mijë orë video incizime dhe 2 milionë fletë dëshmi kundër tyre.

Avokati Halilaj, sot tha se, para shumë viteve në mënyrë strike ka dhënë qëndrimet e tij, të cilat tani nga vet palët në procedurë po konfirmohen.

“Po ashtu ne kemi folur edhe shumë me herët gjegjësisht në kohen e luftës dhe pas luftës, iu kemi tërhequr vërejtjen pikërisht disa nga tani të akuzuarve dhe të akuzuarve potencialë, që MOS të keqpërdoret kauza për interesa personale apo klanore. Hetuesit, prokurorët dhe gjyqtarët që veprojnë në kuadër të Gjyaktës Speciale vijnë nga Akademi të Mëdha, dhe mundësia e fshehjes së gjurmëve apo devijimit të prosecit është tejet e vogël”, thotë Halilaj për gazetën “Bota sot”.

Ai përmend edhe rastin e dosjeve të publikuara nga krerët e OVL  UÇK, ku edhe për këtë paraprakisht me kohë i ka tërhequr vërejtjet.

“Andaj, të akuzuarit dhe të akuzuarit potencialë do ti pret proces i vështirë, dhe me sa kemi njohuri ne, jo vetëm që tani dosjet janë me shkresa milionëshe, por edhe veprimet e hetuesve janë marr në mënyrë strikte ligjore, dhe mundësia e rrëzimit të këtyre provave, si të pa  lejueshme/pranueshme, besueshme apo jo relevante është pothuajse 0”, thotë avokati.

Halilaj pohon se, kjo gjykatë vetëm do ta pastrojë UÇK-në, nga një strukturë e cila e ka dëmtuar rëndë brenda dhe jashtë.

“Së këndejmi, Kosova nuk mund të ec para mbi krimet e pazbuluara. Qëndrimi ynë në mbështetje të punës së gjyaktës speciale mbetet përherë i njëjtë. Gjyakta speciale është e vetmja që kthen shpresen te viktimat dhe të mbijetuarit”, përfundon avokati Gazmend Halilaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat