Ndizet alarmi! “Kosova është në një rrethim të hekurt, ushtria serbe është çartur, po presin për sulm – Serbia po kërkon të derdhet gjak”

Politika

Ndizet alarmi! “Kosova është në një rrethim të hekurt, ushtria serbe është çartur, po presin për sulm – Serbia po kërkon të derdhet gjak”

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 20 tetor 2022 Në ora: 18:51
Policia e Kosovës

Dialogu Kosovë-Serbi tashmë ka mbushur 10 vjet që nga fillimi i takimit të parë.

Në këtë dekadë janë zhvilluar dhjetëra takime, e janë arritur shumë marrëveshje, përveç marrëveshjes finale me njohje reciproke.

Marrëveshjet tjera, edhe pse janë nënshkruar, shumë prej tyre nuk janë zbatuar nga Serbia.

Edhe pse vazhdon dialogu, kërcënimet me luftë të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë të pakta.

Në lidhje me këtë çështje, prof. dr. Binak Maxharraj, thotë se, edhe pse kanë kaluar 10 vjet, Serbia po zhvillon dialog me Kosovën, jo për qëllim të përmirësimit të gjendjes së serbëve në Kosovë, sidomos asaj në veri, por manipulon me ta për ëellime tjera gjeostrategjike të ndarjës së Kosovës, copëtimin e saj apo korrigjimin e kufijve.

“Fatkeqësisht gjeti përkrahes edhe te shqiptarët siç është Hashim Thaçi i shantazhuar dhe i zënë “rob” nga Serbia, pastaj fatkeqësisht edhe nga kryeministri Edi Rama i cili me tërë qenien e tij është vënë në sherbim të Serbisë duke i rrezikuar jo vetëm Kosovën, por edhe Shqipërinë si shtet, sepse Rama me më qejf takohet me Vuçiqin se sa me liderët në Kosovë, me Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin e të tjërët të cilët i injoron për interesat e Serbisë”, thotë Maxharraj.

Ai shprehet se, Albin Kurti nuk po kërkon luftë, por po e paralajmëron mundësinë e një lufte nga ana e Serbisë, pas kërcënimeve të shumta që po ia bën Kosovës.

“Fiilimisht Serbia i ka drejtuar shigjetat në destabilizimin e tërë Ballkanit Perëndimor. Ajo fillimisht po e luan lojën e djallit, po e luan lojën e zjarrit. Serbia po kërkon prapë të derdhet gjak në tërë hapësirën e Ballkanit Perëndimor, kur kjo tokë ende nuk është terë nga gjaku i më hershëm i shkaktuar nga luftërat e Serbisë”, shprehet Maxharraj për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, sot gjendja në veriun e Kosovës dhe përrreth saj nuk është aspak e mirë.

“Situata është e tensionuar dhe e tmerrshme kur Kosova është pothuajse në një rrethim të hekurt ushtarak, sepse ushtria serbe, militantë dhe kriminelët e llojit të Veselinoviqëve, Radojçiqëve dhe Rakiqëve sillën ende si bishat e çartura dhe presin rastin për sulm. Mu për këtë arsye kryeministri i Kosovës Albin Kurti e ngrit shqetësimin e tij. Ai në një bisedë të hapur nuk e ka përjashtuar mundësinë e një lufte në Kosovë, pasi sipas tij, rreth kufirit të Kosovës me Serbinë, në anën serbe janë 48 baza operative sulmuese progresive, prej të cilave 28 janë ushtarake dhe 20 i përkasin xhandarmërisë”, shprehet Maxharraj.

Ai beson se do të ishte e papërgjegjshme të thuash se nuk do të ketë kurrë konflikt dhe se nuk do të ketë më luftë.

Kjo sipas tij është gjendja dhe situate reale, jo se ai po kërkon luftë por po e paralajmeron mundësinë e një lufte.

Sipas Kurtit, Serbia po armatos fuqishëm ushtrinë e saj me pajisje që i merr nga Rusia dhe Kina, dhe kjo përbën rrezik për Ballkanin Perëndimor.

“Përderisa serbët i kanë këto ëndrra për Kosovën si pjesë e Serbisë, këto ëndrra do të kthehen në makth për të gjithë Ballkanin, duke theksuar se në Ballkan nuk mund të ketë luftë pa Serbinë, as paqe pa shqiptarë”, ka theksuar Kurti në një intervistë për Vecernji list.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat