Rrezik nga aksione të rënda terroriste në Kosovë!?/ Zbardhen dy opsionet ogurzeza të Serbisë për veriun- apelohet për masa nga NATO, BE e SHBA

Politika

Rrezik nga aksione të rënda terroriste në Kosovë!?/ Zbardhen dy opsionet ogurzeza të Serbisë për veriun- apelohet për masa nga NATO, BE e SHBA

M.Lakna Nga M.Lakna Më 14 nëntor 2022 Në ora: 22:16
Policia e Kosovës në veri

Një numër i madh i punonjësve nga pakica serbe në Kosovë javën e kaluar kanë dhënë dorëheqje nga detyrat institucionale.

Policsë, gjyqtarë,prokurorë, doganierë, deputetë e kryetar komunash kanë dorëzuar detyrat e tyre me pretekstin se janë kundër fillimit të zbatimit për ri regjistrimin e targave RKS.

Madje, disa prej tyre me t`u dorëhequr nga institucionet e Kosovës kanë gjetur punë në Serbi e madje edhe janë dekoruar me mirënjohje nga Serbia për shkelje të ligjit dhe Kushtetutës së Kosovës.

Fakti që këta ish-zyrtarë e kanë përkrahjen nga Serbia për veprimet e tyre kundërkushtetuese paraqet edhe një shqetësim më tepër për sigurinë dhe inteligjencën e Kosovës.

Kjo pasi të njëjtit mund të bartin informacione të rëndësishme të shtetit të Kosovës në Serbi.

Lidhur me këtë, gazeta “Bota sot”, bisedoi me juristin prof. Muhamet Kelmendi.

Ai tha se gjendja e krijuar pas dorëheqjeve të zyrtarëve serbë bartë në vete shumë rreziqe për aksione terroriste.

Image
Juristin prof. Muhamet Kelmendi.

“Serbia po synon aneksimin e veriut të Kosovës me mënyrat si ka bërë Rusia me territoret e Ukrainës

Gjendja e krijuar pas dorëheqjes së të punësuarve serbë në sektorin e pushtetit, si policet, gjyqtarët, prokurorët, administratorët, doganierët, deputetët, kryetaret e komunave, është keqësuar shume dhe bart rreziqe për aksione terroriste”, tha profesori.

Kështu, sipas tij, nuk është çështja këtu vetëm te bartja e informacioneve nga ish-punëtorët e sistemit në Serbi, në Rusi etj , por edhe te terrorizmi.

“Çdokush, e sidomos pushteti në Prishtinë, ka qenë i qartë dhe ka pasur fakte për veprat penale të "Listës serbe", të gjyqtarëve e të prokurorëve, të policeve, por nuk kane pasur guxim të marrin masa juridiko-penale.

Se është kështu tregojnë aksionet e kryera tash e mbi 20 vite në veri të Kosovës, kundër Republikës.

Kriminelet serbë kanë sulmuar organet e shtetit, kanë vrarë policë, kanë djegur makina e shtëpi dhe kane bllokuar rrugët dhe megjithatë s’ka përgjegjësi.

Edhe policët e EULEX-t u vranë në veri të Kosovës dhe prapë nuk u kape askush.

Thjesht, sepse Serbia i strehon, i mbron dhe i organizon.

Është përgjegjës shteti serb”, potencoi ai.

Kelmendi shtoi se në Serbi dhe në pushtetin e Beogradit duhet kërkuar kriminelët, pasi nga ata edhe vjen rreziku i terrorizmit ne veri.

“Pa masa nga NATO, nga UE dhe nga SHBA nuk ndalet Serbia.

Shtetin serb po e mbron Rusia dhe Kina dhe priten edhe aksione më të rënda terroriste në Kosovë.

Serbinë po e përkëdhel edhe perëndimi.

Skenari është rus.

Tamam si ne Luhansk dhe Donext. Edhe këtu në veri të Kosovës po veprohet me masa të tilla”, nënvizoi ai.

Sipas profesorit, qëllimi është ngritja e një mekanizmi luftarako-terrorist në veri për të shkuar pastaj te intervenimi.

“Dy zgjidhje janë nga Serbia në veprim:

1. Rikthimi i UNMK-te dhe i KFOR-it në veri, pa pushtet të Prishtinës dhe

2. Hapjen e konfliktit luftarak për të ndarë këtë pjesë dhe për të aneksuar në Serbi.

Të dy këto mundësi janë në veprim”, përfundoi ai.

Ndryshe, gazeta italiane La Repubblica shkroi një artikull të titulluar “Moska e ndez konfliktin në Kosovë”.

Po sipas kësaj gazete, pjesëtarë të grupit “Ëagner”, organizatës mercenare ruse, po shkelin në Kosovë.

“Në kufirin e Kosovës hija e Ëagner: milicitë e Kremlinit në zemër të Europës”

Shërbimet aleate na kanë vënë në gatishmëri. E dimë se rusët e kanë kaluar disa herë kufirin gjatë protestave në veri”. Serbo-Kosovar nuk është shumë i frekuentuar. Përgjatë 351 kilometrave të kodrave dhe pyjeve që Beogradi i konsideron thjesht një vijë administrative të brendshme dhe Prishtina, përkundrazi, kufirin verior të Republikës së pavarur të Kosovës, kanë kaluar gjithmonë ata që nuk duhet të kalojnë. Kriminelë, shumë.

Trafikantë, me siguri. Por prej një viti, një periudhë që përkon – jo çuditërisht – me rindezjen e tensionit mes komunitetit serb dhe shqiptar, shtigjet e gjurmuara nga kontrabandistët janë shkelur rëndë nga spiunët rusë. shkruan kjo gazetë.

La Repubblica ka paralajmëruar se mund të ndodhë shpërthimi i një “zjarri mbi të cilin fryjnë me kokëfortësi emisarët e Kremlinit, me të njëjtin qëllim si për pushtimin e Ukrainës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat